Ubaldo NICOLA

Ubaldo NICOLA

Kontraktualizmi eshte ajo doktrine filozofike qe e veren zanafillen e shoqerise civile dhe te shtetit te nje konvencion, te nje kontrate e hartuar mes pjesetareve te saj.
Qysh ne lashtesi kjo perspektive u mbeshtet nga Sofistet dhe Epikuri., perkunder natyralizmit politik te Aristotelit, sipas te cilit nuk duhet hamendesuar asnje marreveshje shoqerore fillestare, sepse shoqeria dhe shteti jane relaitete te natyrshme dhe te domosdoshme, te pavaruara nga vullneti i individeve te vecante dhe gjithnje te pranishem ne cdo bashkesi, njerezore apo shtazore.

* * *
Kontraktualizmi u be teper aktual ne epoken moderne, ne vijim te renies se teorive mesjetare lidhur me themelin hyjnor te pushtetit politik. ceshtja u debatua sidomos ne Angli, ne shekullin XVII, si rrjedhim i ngjarjeve te 'revolucionit te lavdishem? (1668). Qofte Tomas Hobsi, teoricien i absolutizmit monarkik, qofte Xhon Loku, mbeshtetes i konstitucionalizmit liberal (parlamentar dhe demokratik), pajtoheshin me idene e panatyrshmerise se shtetit, me hamendjen se njerezit jetonin fillimisht ne nje gjendje parashoqerore, ne nje gjendje te natyres primitive, te corganizuar dhe individualiste.
Krejt e ndryshme ishte menyra, me te cilen dy filozofet pershkruan kete kontrate fillestare.
Hobsi e imagjinonte ate si nje marreveshje nenshtrimi, per te cilen cdo individ heq dore nga liria ne emer te sigurise. Ne menyre teper pesimiste, ai e vleresonte gjendjen e te egrit parashoqeror sipas maksimes "homo hominis lupus" (njeriu per njeriun eshte ujk): ne mungese te cfaredolloj ligji, tek ai mbizoteron vetem padrejtesia e ndersjellte. E vetmja menyre per te asgjesuar cdo nenshtrim, eshte qe te gjithe te heqin dore nga liria, duke ia deleguar fuqine nje te vetmi (nje sovrani apo nje kuvendi) qe te vendose per te miren e secilit (pra, edhe te askujt ne vecanti).
Te Leviatani (1651), Hobsi propozoi tekstin e meposhtem me formulen kontraktuale: "Une ia percjell ketij njeriu te drejten time per te me qeverisur, me kusht qe edhe ti ta japesh te drejten tende ne kete menyre."

* * *
E ndryshme eshte zgjidhja e Lokut, sipas se ciles, edhe ne nje gjendje parashoqerore, agresiviteti njerezor do te kufizohej gjithsesi nga parimi i ndersjelltesise: edhe ne gjendjen e natyres vlen rregulli racional se nga te tjeret duhet pritur ajo cka u behet atyre.
Sipas Lokut, kalimi te shoqeria dhe te shteti eshte nje proces i shkalle-shkallshem dhe jo traumatik, nje perkryerje dora-dores e rregullave te bashkejeteses. Qytetari nuk i dhuron lirite e tij ne bllok, por i kufizuar nga nevoja per te mos cenuar lirine e tjetrit dhe per te garantuar sigurine kolektive, ndersa mbetet titullar i te gjitha zgjedhjeve te jetes, i mendimit dhe i besimit fetar qe nuk kercenojne bashkejetesen qytetare.
Vec te tjerash, si garanci qe pushteti i dhuruar njerezve qe merren me gjerat publike te mbetet ne kufijte e paracaktuar, eshte e domosdoshme ndarja e pushteteve (legjeslativi, ekzekutivi, gjyqesori) dhe parashikohet mundesia e kryengritjes (madje te dhunshme), kur kercenohen themelet e lirive qytetare.

Perktheu Erion Kristo