100 POEZI, 11 JUDe DHE Te TJERA

MAKS VELO

Linja e jetes

cfare bukurie
te vizatosh
eshte lumturi
te ndjekesh
nje linje lapsi mbi leter
Letra e bardhe
dhe lapsi i zi
si nje komete
qe leviz
ne pafundesi
Jeten nuk e ndoqa dot
si linje
Linjen e ndjek dhe me shpjegon
jeten


cdo gje perseritet

Ne do t?i njohesh njerezit
ne do te denosh
pa dhene vendim
duro si gjahtari i mire
qe del pa gdhire
cdo gje perseritet
Dhe vjedhjet dhe vrasjet
dhe sidomos
hipokrizite dhe tradhtite
spiunimi vesh me vesh
cmira dhe xhelozite
Si ne film do te shohesh
grabitjet pushtimet
diktaturat dhe
demokracite me njerez pa merite
Shih me dhimbje e hesht
heshtja jote eshte vendimi


Perseritja ndryshe

Gjethet e nje peme
nuk bien njera mbi tjetren
Fashoja e drites zhvendoset
derisa shuhet
Zogu nuk fluturon
ne te njejten vije ajrore
Dhe femra asnjehere
nuk perserit njelloj dashurine


Per dashurine

Nuk i shpeton dot
eshte si uji dashuria
si shiu te lag nga lart
si dallga te vjen perballe
te mbyt ne thellesine e saj


Surealja femer

cpoi hunde e vesh me tela
unaza perdrodhi rreth qafes
futi shtiza ne floke
korace ngriu zhuponet
thonj estetike kthetra te verteta
me rripa e korse belin e beri unaze
vijezoi harkun vetullor
kruajti kembet dhe vendet bosh
tatuazh stampoi ne lekuren pergamen
makiazh ne faqe buze e qepalla
Asnje qenie nuk shpiku
metoda torturonjese e zbukuronjese
sa gruaja per vetveten


Koha pa ty

Fryma me merret
sa here te kujtoj
eshte ajri i rralle
i lartesive te dashurise
Si nje buke e thate
qe duhet lagur
me duket koha pa ty
Jemi te kundert thua
prandaj perputhemi kaq mire
po na duhet te ecim
ne te njejtin krah paralel


Sekretet

Te fshehtat e mia nuk jane ato
qe te tjeret quajne sekrete
cdo njeri ka te drejte
sekretet t?i caktoje vete
Nje re fantazme qe fluturon ne qiell
per te s?duhet dhene asnje kordinate
Nje gjethe peme qe i qendron shiut
kur te bjere do e fus ne xhep
Ja prape nje sekret
Nje dite vetmie mes nje turme idiote
(kete kurrsesi s?duhet ta thuash)
eshte akoma me sekret...
Fundi i nje tubeti blu
qe mund te te beje te lumtur
eshte sekreti i kutise se bojerave
Nje rreze drite e bute qe bie terthor
eshte shkeputur sekret nga tufa
Nje xixellonje qe vjen me takon ne maj
trajektoren e saj kurre nuk e shpall
Muzika prapa shpine e takes se nje femre
patjeter per mua eshte kryesekret
E sa te tjera ka si keto ne dosjen time
sa te tjera
Top Sekret


Konvencion

As ne noteri nuk ka shenim
nuk ka dokument per hipoteke
Por jam i sigurt ajo eshte e imja
hapesira e pamate ku mendoj
Sa here dua
pragun e kaloj


Njembedhjete Jude

Krishti pat dymbedhjete dishepuj
njembedhjete apostuj
dhe nje Jude Iskarioti
qe me vone vari veten ne nje thane
Mjere ai Mesi i ri
qe do te kete dymbedhjete nxenes
nga te cilet do te dalin
njembedhjete Jude
dhe nje dishepull


Posta e zogjve

Dua te nis nje porosi me zogj
nje leter dashurie
por nuk mundem
Zogjte shqiptare ngordhin rruges
Jane me te varferit e Europes


Perjashtimi

Nje njeri
qe nuk ka lindur
mund ta perjashtosh nga jeta
Nje njeri qe
ka lindur
nuk e perjashton dot nga vdekja


Maska e bardhe

Ne dore mban nje maske
Fytyra e ngurte
e bardhe e paster buzeqesh
Fshehjen e fytyres
e ke marre per loder
maska te josh
Kujdes!
Po e vure nje here
lehtesisht e perdor dhe kur nuk ka ballo


Turpi

Turpi
eshte nje fjale me shpjegim sqarues
ne fjalor
Por ne jete shume turpe
shpallen virtyte
si shume turpe te tjera
shpallen vlera
Ketej e tutje
turpit i duhet nje shpjegim tjeter
nje shtese ne fjalor gjithmone:
Turpi publik nuk ekziston


Aktori

Ne kafenen e teatrit
aktori i vjeter si statujat butaforike
te skenes
ne vend te kafese se porositur
nje rol te ri pret
Oborri mbushet me fantazma rolesh
Vetem ai sheh


Persosmeri

Ne qe kerkuam ikjen
dhe kufirin e papritur
e arritem qe ne fillim
ku te zhvendosemi?
Ne qe kerkuam fundin
dhe pame qe fillimi ishte fund
si te rifillojme me?
Ne qe kerkuam persosjen
dhe pame qe sosja ishte persosje
ku ta gjejme kurajon?
Ne qe shpallem rezistencen
dhe u lodhem duke qene te clodhur
ku ta gjejme forcen?


Kurbani

Meqenese kisha lindur rastesisht
ne mes djalit te pare
dhe vajzes se pare
dhe zakoni ish te behej kurban
njeri nga femijet
Nje dite me lane gjoja rastesisht...
(kete ende nuk e di mire)
ne shtatoren e tempullit Perendi-Art
poshte bazamentit
te kembet e tij (te palevizshme)
Bashke me bohcen kishin lene
dhe nje pusulle llafshenim:
O zot o perendi na shpeto
merre kete djalin e dyte ta blatojme ty
Rregulloje sic di vete... se eshte ters
(Dhe ashtu u be)


Vellezer njerez

Parisi ka shume pllaka tregimtare
njelloj te derdhura ne bronz
I lexoj perhere
kronike dhe histori
Po njeren vec te tjerash e kujtoj
Nje figure aspak e njohur
humbur diku ne shekullin pesembedhjete
ne mesjete
E perfytyroj cdo mbremje
ne taverne
ne njeren dore ka broken plot me vere
tjetren futur poshte fustanit te bukuroshes
rrobalarese bardhoshe
shtatlarte gjarperoshe
Skena gezimi
ne Paris perseritur me mijera here
Po ai Francois de Montcorbier
pat thene:
Vellezer njerez
qe mbas nesh do te vini
kundrejt nesh mos kini zemer te egersuar