MeRIA E AKILIT SI GABIM TRAGJIK

BURIMI I MeRISe

Meria e ka zanafillen te nje grindje mes Agamemnonit e Akilit. Te dyja keto personalitete jane problematike. Agamemnoni eshte mbret mbi mbreter, mbizoterues nepermjet trashegimise se skeptrit te Zeusit e madheshtise se sundimit te tij. (II. 100-108). Nje bashkesi ka nevoje per nje personalitet te tille hijerende; ekzistenca e nje autoriteti te tille madhor kufizon konfliktet, garanton solidaritet dhe bene te mundur funksionimin e bashkesise. Odisea e shpall parimin: "Nuk vene mbare punet me shume sundimtare:/ sundues t?jete nje, mbret vec nje, vec ai te cilit/ skeptrin e ligjet ia dha Zeusi i mencur."
(II. 204-6, perkthim i Gjon Shllakut) Mbreti eshte "zbatuesi i parimit te bashkesise, gjykatesi i mosmarreveshjeve, kryekomandant ne lufte, shtruesi i gostive e organizuesi i kuvendeve me keshillin, kuvende ku vendoset per politiken kolektive. Sidoqofte, kjo s?do te thote se mbreti ka autoritet arbitrar. Ne nje shoqeri, e cila me shume se aristokratike eshte feudale, ai eshte primus inter pares - i pari mes heronjsh te barabarte, megjithese vecan tyre dhe udheheqesi i tyre. Nestori e shpall rolin e tij: ""E ti, o Artrid, qe je kryeprijes, jep urdher,/ Per darke fto kreret; vertete te ka hije.../ Asgje s?te mungon t?i presesh me se miri/ Kur te jene mbledhur, mund t?u marsh mendimin,/ Atij qe pleqeron drejt pranoji keshillen."
Gjate poemes Nestori dhe Odisea rropaten qe te ruajne autoritetin e Agamemnonit, jo per te shfaqur besnikerine e tyre ndaj tij, por sepse ata e shohin ate si instrumentin me ane te cilit politika mund te behet koherente dhe efektive. Pozita e mbretit kerkon qe ai te jete hem i pergjegjshem, hem autoritativ; duhet te jete i vemendshem kundrejt keshillave te vlerta; dhe t?i shnderroje ato ne politika te mira publike, duke i vulosur me ane te aprovimit te shprehur prej tij. Ky eshte nje rol i veshtire, dhe Agamemnoni nuk qe zgjedhur per ta kryer ate; ai e pa veten me kete pergjegjesi per shkak te nje lindjeje rastesore.

KARAKTERE PROBLEMATIKE

Agamemnoni eshte nje karakter i dobet-ngurrues, qe brengoset shpejt, shpesh ne ankth dhe i padrejte. Ai nuk eshte nje njeri i keq; eshte i perkushtuar ndaj te vellait, eshte jo pak kurajoz e ka caste kur shkelqen si luftetar. Por ai ka ndermarre nje rol shoqeror, qe eshte (dhe ishte) shume i madh per te. Ai pa asnje dyshim do te ishte luftar i pershtatshem per rangun e dyte te luftetareve, por ajo qe i kerkohet per te qene mbret shkon pertej mundesive te tij.
Akili eshte problematik ne nje kendveshtrim tjeter. Ekzistenca e tij eshte fryt i nje anomalie: martesa mes Peleut e Tetides, nje burri te vdekshem e nje perendeshe te pavdekshme. Homeri nuk e rrefen historine sipas se ciles Tetides iu vardisen te dy, Zeusi e Poseidoni, por u martua me Peleun kur perendite mesuan se i biri i Tetides do te ishte me i lavdishem se i ati. Ai, sidoqofte, mund ta kete ditur fort mire kete histori e priste qe edhe audienca ta dinte po ashtu. Homeri e paraqet dhuraten prej perendie te Tetides per Peleun ne te njejtin nivel me dhuraten e Aferdites qe Helena i dha Paridit; ne te dyja rastet nje perfitim i dukshem del te jete rrenues. Akili eshte nje femije i lindur nga nje martese jo e barbarte mes nje nimfe dhe nje vdektari, i cili nuk do te jetoje qe te lere trashegimtar. Ne nje aspekt, sigurisht qe vdekja e tij e hershme perben fatin e tij, ne nje tjeter kjo eshte rrjedhoje e karakterit dhe rolit te tij.
Akili eshte nje personazh i skajshem, gjysem njeri, gjysem perendi, pezull mes dy boteve. Per te dy prinderit e tij eshte problematik. Per te emen e tij te pavdekshme ai eshte ura lidhese me boten e vdektareve plot me vdekje e pikellim, ekzistenca e tij ben qe e ema te provoje ndjenja te cilat zakonisht nuk i perjetojne perendite. Tetida vete eshte ne nje pozicion te skajshem mes perendive; ajo ka lidhje me Titanet dhe metime te sajat per Zeusin (I. 393-406). Nepermjet saj Akili zoteron nje lidhje te vecante me fuqine hyjnore; ne te njejten kohe, pavdekesia e saj pikellimtare i ndermend Akilit vdekshmerine e tij.

GABIMET
Nese Agamemnoni ka trasheguar nje rol social, qe eshte shume i madh per te, Akili ka trasheguar nje rol qe eshte shume i vogel per te. Kjo s?do te thote se Akili meton sadopak rolin e Agamemnonit, atij madje i shkon shume me pak te jete mbret mbi mbreter, sesa te qenit me i pari luftetar mes luftetaresh. Per Akilin, ne te vertete, nuk ka kurrkund nje vend te pershtatshem ne boten njerezore, virtytet e tij ekstravagante e jo te plota bejne qe ai te mos ndjehet mire as atje dhe askund tjeter.
Kesisoj, ne percaktojme potencialin e merise [zemerimit] te tij. Akili dhe Agamemnoni konfrontohen me shoqi-shoqin; si dy burra qe jane ne pozicione ku nuk ndjehen te plote, te pakenaqur me veten e gjerat qe i rrethojne. Poeti e sjell situaten nga potencialiteti ne aktualitet, duke i shtuar kesaj nje ngjarje rastesore: faktin qe Agamemnoni zoteron si trofe lufte bijen e nje priftit te Apolonit.
Prifti ne vetvete eshte deri diku problematik; ai eshte nje specialist kulture qe, ne njefare menyre, qendron jashte statusit te rendit. Prifti rreket ta liroje me shperblime te bijen dhe Agamemnoni refuzon, duke theksuar se prifti duhet te jete i kenaqur qe emblemat e tij prifterore e mbrojne nga fatkeqsite qe mund ta gjejne vete ate. Agamemnoni nuk gjen kurrfare arsye se pse ai, nje njeri fuqiplote, duhet t?i hape udhen dikujt qe eshte i parendesishem dhe i dobet.
Ky eshte gabimi i pare i nje serie gabimesh; poeti e konsideron ate nje gabim, ndersa na defton qe njerezit i luten atij ne emer te priftit. Jane njerezit qe do te vuajne nga gabimi i Agamemnonit, dhe ata bejne te pamunduren qe ta ndalojne ta beje kete gabim. Tek nenvlereson thirrjen e tyre, Agamemnoni eshte duke minuar poziten e tij; te qenit mbret (sipas trashegimise) eshte nje pozicion qe kerkon pergjegjesi, ai po vihet kunder burimit te fuqise se vet, duke e refuzuar thirrjen e tij per autoritet moral.
Ky gabim, si hap i pare ne veprim, eshte i pashkak, megjtihate nuk eshte se nuk ka gjasa te ndodhe. Me se pari, Agamemnoni vuan nga paradoksi i autoritetit: autoriteti duket se te jep pushtet te besh cdo gje, pervec asaj qe zoteruesi do te beje per veten e vet. Sikurse e thote me vone Agamemnoni, pak a shume me nje ciltersi prekese, ai e mbajti vajzen sepse ajo i pelqente. (I. 112-15). Porse bash sepse ai eshte mbret, Agamemnonit nuk i lejohet qe te merret me gjera personale; ai ka me shume pushtet se njerezit e tjere, por me pak liri. Kjo enigme ka bere te vramenden njerez me te zgjuar se Agamemnoni.
Se dyti, kerkesa e priftit e ve Agamemnonin perballe nje situate te dykuptimshme. Duke e mbajtur vashen, ai kufizon pushtetin e tij; por nese e dorezon, ai po keshtu, ne nje aspekt tjeter, do te kufizonte pushtetin e vet. Vasha ishte trofeu i tij nga ajo qe u nda; ajo eshte shenje e statusit te tij, prova qe tregon se Agamemnoni eshte luftetar mbi luftetare. Duke humbur trofeun ai, i cili supozohet te jete figura me e larte, Agamemnoni humbet kete status. Sikurse thote me vone: "Por ju shperblimin shpejt ma beni gati,/ Pse hije s?ka..."
(I. 118-19)

AUTORITETI DHE STATUSI

Ne shoqerine homerike, autoriteti sigurohet nga ushtrimi i autoritetit dhe statusi nga demonstrimi i statusit. Statusi e autoriteti i Agamemnonit, sikurse e pame, jane te nevojshme per funksionimin e bashkesise. Agamemnoni kesisoj mund te deklaroje me te drejte se, duke refuzuar kerkesen e gjindjes, ne te vertete po vepron ne emer te tyre. Ai kesodore tregon se e kontrollon situaten dhe ne kete menyre postin e mbretit.
Sigurisht qe Agamemnoni nuk e kontrollon situaten; refuzimi i kerkeses per lirim nga prifti e fut ate ne konflikt me Apolonin. Gabimi i Agamenonit qendron ne ate se ai nuk mundet qe ta kuptoje fuqine e forcave kunder tij. Ai nuk arrin te perballet si duhet me nje nga situatat me te veshtira, me te cilat mund te perballet nje autoritet: nje situate ku duhet qe te leshosh udhe menjehere, para se gjerat te keqesohen, cka do te kushtoje shume me shtrenjte.
Gabimi i Agamemnonit eshte shaku i murtajes; murtaja ben qe te mblidhet kuvendi, i cili shnderrohet ne skenen e shfaqjes se menise, zemerimit. Ky kuvend eshte kurdisur nga Hera, "iu dhimsen shume dan?jt tek pa qe te vdisnin" (I. 56). Hera, sidoqofte, nuk shtie ne kryet e Agamemnonit mendimin per te thirrur kuvendin per te kerkuar ndjese; por nguc Akilin kunder tij. Ky eshte nje gabim procedurial; kuvendet pritet qe te thirren nga mbreterit. Pse e ben Hera kete gabim? Poeti nuk na e tregon. Dy arsye na vijne ne mendje; se pari, kuvendi behet qe te debatohet per gabimin e Agamemnonit. Kesisoj Hera mund te kete menduar se nuk do te qe e pershtatshme qe ai ta kerkonte kete. Se dyti, Akili eshte me afer perendive se heronjte e tjere, dhe Hera mund ta kete pasur thjesht me te natyrshme qe te shkoje tek ai. Te dyja jane arsye te keqija; ato burojne e sherbejne per te zmadhuar anomali, qe Hera duhet te shqetesohet per t?i zvogeluar. Agamemnoni eshte i kercenuar nga gabimi i tij, si dhe nga statusi rivalizues i Akilit; qe bashkesia te jete e sigurt, Agamemnoni duhet te mbeshtetet, e jo te sulmohet edhe me shume. Kesisoj Hera (sikurse ndodh shpesh) me perpjekjet e saj per te qetesuar nje situate, ne te vertete e acaron me shume duke e perkeqesuar.

KUVENDI

Ky kuvend eshte thirrur per te ndrequr gabimin e meparshem te Agamemnonit. Me qellim qe kjo te kete kosto minimale sociale, Agamemnoni duhet te gjeje forcen per t?u terhequr qetesisht e me dinjitet; ndersa Akili duhet ta mbeshtese. Te dy keta burra jane jashtezakonisht te keqpajisur per rolet qe duhet te luajne. Pos kesaj, situata nuk mund te zgjidhet pa ndihmen e Kalkantit. Kalkanti, parashikuesi i se ardhmes, eshte nje figure tjeter problematike; sikurse prifti, ai ka nje status te ulet, por zoteron fuqi te madhe, jo per shkak te ndikimit e tij te perendite, por per shkak te njohurive qe ka per ta. Kalkanti, ne fakt, eshte nje ekspert, dhe ekspertet gjithmone kane qene problematike per autoritet; sikurse mjeku i tiranit, Kalkanti, ne fushen e tij, ka pasur te drejten per te keshilluar eproret e tij. Kalkanti eshte i vetedijshem per pozicionin e vet problematik; ai e di qe autoritetet nuk kenaqen t?u tregosh te verteta te papershtatshme per ta. Kalkanti kesisoj i kerkon mbrojtje Akilit, dhe Akili ia premton kete. Akili keshtu, ne emer te Kalkantit te pakten, e shpall veten te pavarur nga Agamemnoni. Akili, duke thirrur kuvendin e duke e hapur ate sikurse ndodh, perben nje kercenim per poziten e Agamemnonit.
Keshtu qe, kur Agamemnoni merr radhen per te folur, ai eshte tanime i vendosur te luftoje. Ai e sheh veten duke u perpjekur te beje shume gjera ne te njejten kohe: te perligje veten, te terhiqet nga ajo qe ka vendosur me pare, dhe te riafirmoje autoritetin. Po te kemi parasysh ngaterresen ne te cilen eshte tanime, e ben kete jo keq. Ai jep porosi per kthimin e bijes se priftit dhe blatimin e flive per Apolonin; ai kesodore merr ne kontroll situaten pas shlyerjes se gabimit dhe ushtron autoritet, duke pranuar keqperdorimin e forces se tij. Ai, sidoqofte, kerkon qe te kompensohet per kete. Kje perben nje gabim fatal, jo per faktin se kerkesa eshte e paarsyeshme, por se Agamemnoni nuk eshte personi i duhur per ta kerkuar kete. Nestori e Odiesa duhet te ngrihen dhe ta kerkojne kete, mbeshtetur ne shpirtmadhesine e mbretit, princerit dhe gjindja nuk do te donin qe ta shihnin mbretin pa trofe. Duke e bere kete kerkese ne emrin e tij, duket sikur Agamemnoni ben me shume nje kerkese personale sesa zyrtare, pra me teper per shkak te lakmise vetjake, sesa ruajtjen e pasurise dhe statusit te tij. Ai e nxjerr veten zbuluar ndaj akuzave te lakmise per kamje, dhe Akili menjehere e shfrytezon duke e akuzuar per kete (I. 122).
Kje perben fillimin e nje debati te ashper, qe prej ketu vijon si jehone e kesaj zatetjeje, ndersa te dyja palet rrisin zemerimin e njeri-tjetrit. Agamemnoni nuk thote ne fillim se do te marre trofeun e Akilit; ai thote se mund te marre te dikujt tjeter - Akilit ose te ndonje tjetri. Duke e marre kete kercenim si te drejtuar bash kunder tij, Akili kercenon qe te kthehet ne shtepi. Agamemnoni, ne nje menyre a nje tjeter, beri qe Akili ta ndieje kercenimin e tij, i thote se mund te kthehet nese do, dhe premton qe do t?ia marre atij Briseiden; ndersa e sheh veten te kercenuar nga rebelimi e dezertimi, ai nuk gjen menyre tjeter per te rifituar kontrollin e situates. Akili, nderkohe, e ndan mendjen per ta vrare Agamemnonin.

PeRBALLJA E SITUATeS

Te dy burrat jane sjelle keq, por ne menyra te ndryshme. Akili ka folur e vepruar pa u menduar; si gjithmone, ai ve re dicka e me te merret menjehere, ndien nje emocion dhe e shfaq ate ne cast. Agamemnoni sillet keq ne nje menyre me te fajshme, ne faktin se keqsjellja e tij perben me shume se nje reagim ndaj situates; ai ben gabim gjate perpjekjes per t?u perballur me situaten. Meria e Akilit eshte me spontane, e Agamemnonit me sistematike; Agamemnoni e trupezon merine e tij nepermjet nje padrejtesie te qarte: marrjen e Briseides Akilit.
Me vone Agamemnoni ia mvesh gabimin e tij Atjes (IX. 115-20). Atja eshte nje lloj verberie morale ose aftesi e demtuar dukshem; eshte emri qe tregon nje gjendje qe e zoteron nje njeri ne nje situate te caktuar. Ne ligjeraten e tij te ndjeses ne kuvendin e pajtimit, Agamemnoni thote:

nuk jame une shkaktari
por Zeusi i madh e ora e lige Erinia,
qe neper hijet e gjaksive endet,
egersisht mendjen ata ma verbuan n?kuvend
ate dite qe i hoqa Akilit vashen
c?te beja i ziu, hyjnite kete pune kurdisen,
e mbi te gjithe e ndritshmja bije e Zeusit
Atja kobzeza qe ne qafe merr njerezit.
Me kembet e lehta bredh ne toke pa cikur,
endet fluturimthi permbi kryet e njerezve,
njerin e tjetrin i lidh me veriga (XIX. 86-94)

Agamemnoni pastaj rrefen nje histori te gjate se si Zeusi vete nje here ishte pr? e Atjas dhe ai ne kulmin e zemerimit e flaku nga selia e perendive, keshtu qe ajo tani sillet mes njerezve. Duhet vene re qe Agamemnoni nuk po shmang pergjegjesine; perkundrazi, te dyja heret qe i referohet Atjas, merr pergjegjesine e plote dhe ofron shlyerjen e fajit. Ai nuk po perpiqet qe te mohoje gabimin e tij, por ta pershkruaje ate. Duhet vene re po aq se Zeusi ne historine qe rrefehet behet pr? e rrengut te Heres, me ane te cilit ajo e ben te thote dicka qe ai nuk ka pasur ndermend ta thote. Zeusi, sipas gjykimit tone, nuk ben ndonjefare te pabere; ai ben nje gabim sepse nuk ka zgjuarsine te kuptoje se cfare po ndodh me te.
Dhe, thote Agamemnoni, kjo eshte pikerisht ajo qe ndodhi ne rastin e tij. Veprimi i tij ishte menjemend gabim, por ne nje kendveshtrim ai u imponua nga vete situata. Ne kuvend, ngjarjet ndodhen me nje shpejtesi te tille sa ai, sikurse thuhet ne te tilla raste, "sic e nisi e bitisi"; u mashtrua nga situata. Veprimi i tij, sipas gjuhes Aristoteliane, ishte nje veprim qe zanafillon jo te nje e mete e karakterit, por me shume gabimi i nje njeriu relativisht te mire, gabim qe nje njeri mund ta bej ne situata te tilla, sipas gjasave ose nevojes. Dhe gjate zhvillimit te kujdesshem te skenes, poeti na paraqet nje analize te kushteve te atilla; na shfaq gjasat e nevojat qe te shpien te gabimi. Agamemnoni, ndersa perpiqej te vepronte me fisnikeri e si duhet, veproi pandershmerisht dhe ne menyre te padrejte - sidoqofte ne e shohim qartesisht se si ai mberriti ne kete pike. Gabimi i Agamemnonit eshte kesodore misherim i dykuptimshmerise dhe kundershtive te asaj kulture-kundershti qe dalin ne pah ne situata te tendosura. Gjendje te veshtira shkaktojne zbatimin e ligjeve te keqija, dhe mbreter te keqinj.
Kur Akili vendos per te vrare Agamemnonin, nderhyn Athinaja. Pjesa tjeter e historise lind nga ky parandalim hyjnor i veprimit te Akilit. Meria e Akilit nuk shfaqet ne menyre te drejtperdrejte, por ne nje menyre shume te terthorte; Thirrja e Akilit drejtuar Tetides ve ne zbatim planin e Zeusit. Kesisoj gabimi fillestar zgjerohet, derisa perfshin me pasojat e tij rrenuese Trojen dhe udheheqesin trojan, Hektorin. Tragjedia vazhdon.

Perktheu Granit Zela