Georges BATAILLE - Te LODHUR NDAJ DREJTeSISe

1.
Marcel Proust-i shkroi te Jean Santeuil: "Me ndjenje hareje e burrerore degjojme fjale te cuditshme dhe te guximshme nga goja e njerezve te ditur, te cilet, thjesht nga nderi profesional, vijne e thone te verteten, nje te vertete, per te cilen merakosen vetem se eshte e ketille. Kete te vertete e ruajne ne artin e tyre pa pike ngurrimi, per te zemeruar ata, te cileve ajo u shfaqet ne nje menyre krejt tjeter, si pjese e nje teresie arsyetimesh, per te cilat atyre as qe u behet vone". Stili dhe permbajtja e frazes i largohen "Kerkimi-t?", megjithate, ne te njejtin liber, stili ndryshon, kurse mendimi jo: "Ajo cka? na mallengjen aq shume te Phedon-i, eshte se duke ndjekur Sokratin, ne kemi papritmas ndjesine e pazakonte se po degjojme nje arsyetim, pastertine e te cilit asnje deshire e brendshme s?kish ardhur ta njolloste, sikur e verteta te qe e eperme; sepse, ne fakt, ne veme re se Sokrati arrin ne perfundimin se ky arsyetim s?duhet te ekzistoje." Aty rreth vitit 1900, Marcel Proust-i shkruante ne lidhje me ceshtjen Dreyfus. Jane te njohura ndjenjat e tij pro Dreyfus-it, por qe prej "Kerkimi-t", shkruar dhjete vjet me vone, ato e kishin humbur ate padjallezi sulmuese. Ne vete sot e kemi humbur ate thjeshtesi. Nganjehere, i njejti pasion na jep zemer, mirepo ndihemi te lodhur. Ne kohen tone, ceshtja Dreyfus ndoshta s?do te bente shume zhurme?
Po te lexosh "Jean Santeuil", cuditesh se sa rendesi i kushtonte Proust-i politikes: qe tridhjete vjecar. Shume lexues do te shtangen kur te vene re te riun Marcel te vloje prej zemerimit, sepse duke marre pjese ne seancen e Dhomes, ai s?mund te duartrokiste fjalet e Jaures-it. Te "Jean Santeuil" mbiemri i Jaures-it eshte Couzon. Ka floke te zinj, kacurrele, por s?ka pike dyshimi, eshte? i vetmi orator i madh sot, i barabarte me te medhenjte e dikurshem. Ndaj tij Proust-i sjell ndermend "ate ndjenje drejtesie, qe nganjehere e mberthente te terin si nje lloj frymezimi"; ai pershkruan " hajvanet e urryer", deputetet "ironike" qe perdorin epersine numerike dhe forcen e marrezise se tyre ne rrekje per te mbytur zerin fergellues, gati kumbues, te Drejtesise". Habitesh prej ketyre ndjenjave, persa ato dalin prej nje njeriu te vaket ne planin politik. Mosperfillja ku ai u zhyt, buronte prej nje sere arsyesh: pa folur per mendimet e tij seksuale, qe i qene bere havale, borgjezia, se ciles ai i perkiste, ndihej e kercenuar prej levizjes punetore, kurse vetedija luajti rolin e saj ne dihatjen e shpirtmadhesise revolucionare.
Ta themi fillimisht se kjo zemergjeresi u mbeshtet ne zemerimet qe s?kane te bejne me politiken; "urrejtja e prinderve te tij e hodhi ne entuziazmin e plote mbi veprimet e (Jaures-it)". Ai qe flet eshte vertet Jean Santeuil-i, por ne karakter eshte autori i "Kerkimi-t". Tani e dime se pa botimin e "Jean Santeuil-it", ne nuk do ta dinim qe Proust-i ne rinine e tij qe socialist? Nuk jane pengesat madhore qe has e verteta ne politiken e perditshme. Vete keto pengesa qene njohur qyshkur. Shprehja, ne gjuhen e Proust-it, do te qe e rendomte, po te mos mbante vulen e kaq e kaq ngathtesive: "Jeta dhe sidomos politika eshte lufte dhe, meqe zemerligjte jane te armatosur me gjithfare menyrash, edhe te ndershmit duhet te behen te tille, kur behet fjale per te mos e lene drejtesine te shuhet."
Thurja e librit donte qe, ne parim, Jaures Couzon -i t?i kundervihej nje fushate shpifjeje drejtuar kunder te atit te Jean-it. Mirepo njeriu i politikes, sado i dhembshur qofte, s?do te kish mundur "te kthente kunder tij te gjithe ata qe luftuan per te, te rrenonte vepren e jetes se tij dhe te njolloste triumfin e ideve te tij, ne perpjekje per te rehabilituar ndonje te moderuar, te dyshuar me pa te drejte". Detyre tejet e kote, sepse, i vetem, ai do te deshtonte ne menyre te pashmangshme. "Qe te triumfonte pasioni i ndershmerise, ai qe detyruar te njesonte sjelljen e tij me ate te nje partie me te forte, per te cilen, ne kembim te ndihmes qe ajo i jepte, ai qe i detyruar te braktiste dallimet e veta." Zeri i Jean-it, ai ze qe vjen prej nje kohe kur keto kundershti kishin kahun e tyre, me nje thjeshtesi te cuditshme ne ditet tona, nxori si perfundim: "Ju sakrifikoni gjendjen tuaj politike, te miren e te gjitheve, jo per ndonje miqesi te vecante, por per interesin tuaj. Po, te miren e perbashket. Te padrejte me tim ate nuk jane vetem gazetaret. Edhe lexuesit e tyre behen te tille, te keqinj. U ngjallet deshira per te te thene, te nesermen, se njeri nga te afermit e tyre, qe e mbanin per te mire, eshte i poshter... Jam i mendimit se keta do te mbreterojne nje dite. Dhe ky do te jete mbreterimi i padrejtesise. Ne pritje te qeverise se padrejte dhe padrejtesise, ata pergatisin ate dite, duke mbreteruar nepermjet shpifjes, shijes se skandalit dhe mizorise ne cdo zemer."

2.
Ky tingellim i patekeq, thene prej nje autori, i cili nuk qe i padjallezuar, te le pa mend. Por a mund te na genjeje thelbi i mendimit te tij?
Na mbetet pohimi i nje levizjeje te njohur. Askush s?do te cuditet, po lexoi kete fraze ne vellimin e trete te "Jean Santeuil-it": "Sa e sa letra shkruajme, ku i themi vetes: "s?ka gje me te ndyre, poshterim i krijeses qe Zoti krijoi ne shembelltyren e tij, se genjeshtra", cka do te thote se me shume duam te mos na genjejne, sesa e mendojme kete." Proust-i shkruan me tej: "Jean-i nuk i tregon (te dashures) se ka lexuar letren poshte zarfit dhe, meqe s?i rrihet pa i thene se erdhi per ta takuar nje djale i ri, i pohon se kete gje e mori vesh nga filani: genjeshter. Kjo nuk e pengon t?i mbushen syte me lot, duke i thene se e vetmja gje e tmerrshme eshte genjeshtra." Ne xhelozi e siper, ai qe akuzonte Jaures-in, tregohet cinik. Ndershmeria e pare e padjallezuar meriton me shume vemendje. "Ne kerkim te kohe se humbur" qemton deshmite e cinizmit te Marcel-it, te cilin xhelozia e shtynte ne dallavere torturuese. Por keto sjellje kaq te kunderta, te cilat fillimisht na dukeshin se perjashtonin njera-tjetren, puqen ne nje loje.
Pa skrupuj - pa merakun per te respektuar rregullat e medha - nuk do te ishim qenie njerezore. Mirepo, ne as do te kishin ditur t?i respektonim gjithnje ato, po te mos kishim guxuar t?i shkelnim ndonjehere, s?do te kishim rrugedalje. Shtojme se, po te mos kishim genjyer ndonjehere dhe te mos na bente nje here zemra te tregoheshim te padrejte, s?do te ishim njerezore. Ne tallemi sheshit me kontradikten e luftes dhe ligjin e pergjithshem qe denon vrasjen, por ashtu si ligji, lufta eshte e pergjithshme. Kudo vrasja eshte e mbushur me tmerr dhe aktet e luftes jane burrerore. E njejta gje per genjeshtren dhe padrejtesine. Vertet ne disa vende ligjet u respektuan me rreptesi, mirepo i turpshmi, qe kthen koken menjane dhe kurre s?guxon te shkele ligjin, percmohet kudo. Ne idene e burrerise ndodhet gjithnje figura e burrit, i cili brenda caqeve te tij, me arsye, por pa frike e pa menduar, di te vihet mbi ligjet. Jaures-i, po te hiqte dore prej drejtesise, s?do te kish demtuar vetem perkrahesit e tij; keta te fundit do ta merrnin per te pazot. Nje ane e shurdher e burrerise te detyron te mos pergjigjesh kurre, te mos pranosh shpjegimin. Ne duhet te jemi te ndershem, te drejte, te cinteresuar, por pertej ketyre skrupujve, pertej ndershmerise dhe cinteresimit, ne duhet te jemi me virtyt te larte.
Nevoja per ta shkelur njehere ligjin, qofte ai i shenjte, e asgjeson kete parim. Kush genjeu rende duke pretenduar se "e vetmja gje mizore" qe "genjeshtra", pati gjer ne vdekje pasionin per te verteten. Emmanuel Berl-i tregon rreqethjen qe ndjeu. "Nje nate, - shkruan ai, - teksa dilja krejtesisht i hutuar nga shtepia e Proust-it, aty rreth ores tre te mengjesit, (gjate luftes) akoma me i rraskapitur se zakonisht prej nje bisede, e cila i kapercente fuqite e mia fizike dhe intelektuale, me t?u ndier vetmitar ne bulevardin Haussman, m?u duk vetja i derrmuar ne menyre te tejskajshme. Po aq i tmerruar, sa pas vithisjes se strehes sime ne Bois-le Pretre. S?mund te duroja me asgje, duke filluar nga vetja, i lodhur se tepermi, i turperuar prej derrmimit tim, me rrinte mendja tek ai njeri, i cili mezi hante, mbytur prej azmes, i pagjume, qe vazhdonte te luftonte kunder genjeshtres, po aq sa kunder vdekjes, pa i bere kurre bisht, as analizes, as veshtiresise per te formuluar perfundimet, madje rrekej me shume per te pakesuar nje cike peshtjellimin e hallakatur te mendimeve te mia. Me neveritej si peshtjellimi, ashtu dhe mefshtesia ime per ta vuajtur ... "
Perkundrazi, kjo makuteri nuk pajtohet me shkeljen ne nje pike te parimit, te cilit i sherben. Ajo eshte teper e madhe per ta kercenuar, madje ngurrimi do te perbente dobesi. Ne baze te nje virtyti qendron fuqia jone per te keputur zinxhirin e tij. Arsimi i trasheguar e ka shperfillur kete perkatesi te fshehte te moralit: kjo e ka dobesuar idene e moralit. Nisur nga virtyti, jeta morale ka pamjen e nje konformizmi te frikshem; nga ana tjeter percmimi i amshtise mbahet per imoralitet. Arsimi i trasheguar kerkon me kot nje perpikmeri siperfaqesore, e bere prej nje formalizmi logjik: ai i kthen shpinen frymes se perpikmerise. Nietzsche-ja, duke kallezuar moralin e mesuar, mendonte te mos i mbijetonte ndonje krimi te kryer.

3.
Po qe se ka moral te vertete, ekzistenca e tij mbetet gjithmone e rrezikuar. Urrejtja e vertete e genjeshtres pranon, jo pa mposhtur tmerrin, rrezikun e marre ne sy ne nje genjeshter. Mosperfillja e rrezikut tregon mendjelehtesi. Pa kete ane te prape, qe pranon denimin, erotizmi do te ishte bajat. Ideja e paprekshmerise ligjore ia heq forcen nje te vertete morale, te cilen duhet ta perkrahim pa u bere rob i saj.
Ne adhurojme ne erotizmin e tepruar rregullin, te cilin dhunojme. Thelbin e njeriut e ben nje levizje e njepasnjeshme besnikerie dhe revolte, ne baze te se ciles ndodhet nje loje te kundertash te hovshme. Jashte kesaj loje na zihet fryma ne logjiken e ligjeve.