Georgi GOSPODINOV - E tha ky njeri...

Njerin e zuri nata ne pijetoren e fshatit fqinj me miqte e atjeshem te kohes se sherbimit ushtarak, kur kishin qene ne nje regjiment bashke.
Pasi i kishin kujtuar te gjithe me emer e mbiemer dhe i kishin lakuar me raki kujtimet (u harruam, ta marre e mira!), u trokiti mesi i nates dhe u ngriten per te vajtur neper shtepite e miqve per te fjetur. Ky njeri nuk pranoi te flinte ne ate fshat ? se mos jam i pire, de! ? dhe mori rrugen per ne fshatin e tij. Ishin ditet e fundit te vjeshtes, rizonte nje shi i imet, si ai shiu qe bie e s?di te pushoje ne tregimet e Radickovit.
Sa te mberrij, do jem bere qiqer, tha me vete njeriu. Eci sa eci, nje lukuni qensh e ndoqi me lehje, derisa doli te sinoret e fshatit dhe menjehere e vuri poshte nje kapitje e tille, sa mezi arrriti te anohej ndane udhes e te bjere ne nje vend ku, i keputur nga lodhja, e zuri nje gjume artilerie.
Aty me te gdhire, nje zhurme ia prishi gjumin njeriut tone, e beri te brofe me kembe e te marre vesh se naten e kish kaluar ne varrezat e atij fshati. Kurse zhurma e fjaleve vinte nga nje duzine plakash, veshur me te zeza, qe po afroheshin perhere e me teper. Ishte Dita e Pernderimit te te Vdekurve, ajo Dite e madhe nentori, dhe me kete shpjegohej kjo pune e ardhjes se plakave ne varreza.
Por njeriu yne ishte njeri me mend e i arsyeshem, menjehere perplasi ballin te guri i varrit mbi te cilin sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe nisi vajin me sa i nxirrte fyti. Plakat, te befasuara nga ky vajtojc i panjohur i mengjesit pa gdhire mire, e rrethuan si korba te zeza dhe zune ta cukisnin me pyetje: kush je ti, nga te kemi, te keqen, c?ben ketu?.. Erdha te varri i gjyshit, ua ktheu ai me lot ne sy. Po nga c?fshat je, xhanem, e ngane me tej te gjorin. Nga filan fshat, u tha njeriu yne. Ama, keto nuk jane varrezat tuaja, i thane me ze te perzishem plakat.
Dhe ne kete cast njeriu tha ate per te cilen ia vlen edhe letra, edhe koha qe harxhuam me kete histori. Aaa, hapi gojen sa nje kamare me habi te madhe njeriu yne, prandaj nuk po e merrja vesh se edhe po vajtoja me ligje, edhe dhimbje nuk po ndieja fare.

Perktheu Abdurrahim Myftiu