Philippe SOLLERS - Disa pyetje mizore

Hija nxitese

Ne parim ceshtja eshte zgjidhur: Proust-i kishte te drejte dhe Saint-Beuve u gabua, vepra e nje shkrimtari nuk ka lindur nga "uni social" i tij, por me shpesh nga nje pervoje e tij qe mbetet jashte dyshimit te bashkekohesve te vet, te marredhenieve, miqve dhe mjedisit te drejteperdrejte. Askush nuk eshte me i fshehur, i pakapshem, kontradiktor, mashtrues. Librat lindin nga vetmia, nga qetesia, nga e papohueshmja, nga nje hije nxitese dhe e mbrojutur me xhelozi. Sociologjia eshte krekosur mjaft, por mania sociologjike tashme u tejkalua ne nje kuptim a nje tjeter, askush nuk do te mund te tregoje kurre saktesisht perse MX, permes kesaj ose asaj peripecie historike a private, ka shkruar kete poezi, keto romane apo keto fraza. Sartre-i shpjegon shkelqyeshem gjithe epoken e Flaubert-it dhe Fluabert-in vete ne kete epoke, por jo romanin "Zonja Bovari". I njejti problem ngacmues me Mallarme-ne, Baudelaire-in, Genet-in. Baudelaire-i ishte nje permbyses i rrezikshem per Saint-Beuve-in? Nje reaksionar i prapambetur per Sartre-in? Procesi mund te vazhdoje dhe me se pakti mund te gjendet zgjidhja perfundimtare (per shembull: askush nuk lexon me ose nuk di te lexoje), por nuk ka asnje arsye per t'u ndalur. Kiekergard-i thoshte: "Bota mbetet gjithnje e njejta dhe eshte e padurueshme te jesh bashkekohes i dickaje te madhe." Ne e dime tani, ne saje te politically correct, qe kjo tolerance mund te perdoret gjithshtu per te gjithe te kaluaren ( ne te cilen politically correct nuk eshte vecse nje trashegim i levizjeve te medha totalitare te shekullit). Ne nje menyre a nje tjeter, eshte nje loje femijesh te tregosh se gjithe shkrimtaret, pa perjashtim, kane qene, dhe domethene rrezikojne te jene, fajtore. Ata jane me siguri ne nje moment a nje tjeter. Kjo eshte e pashmangshme.

Per te gjitha pushtetet

Sociologjia, psikologjia, interpretimi kritik ose politik, megjithate jane gjera te shkelqyera. Shkrimtari nuk eshte nje qenie e kulluar, ai nuk lind kudoqofte, romani i tij familjar ka rendesi me te madhe, ngjarjet qe ndodhin perreth tij gjithashtu. Kureshtja biografike eshte plotesisht legjitime, qofte dhe per te treguar se ajo kundervihet, jo ndaj nje misteri (asgje s?eshte misterioze ne procesin e krijimit), por mbi nje menyre jetese te ndryshme. Ndermjet reduktimit sociologjik dhe idealizmit mistifikues ka vend per kete pyetje te trajtuar mjaft rralle: cfare do te thote te jetosh me shqetesimin kryesor per ta paraqitur jeten ne nje menyre te vecante? Dhe pikerisht kjo menyre krijon problem per te gjitha pushtet.
Vecanesia eshte gjithnje shqetesuese, ajo mund te shfaqet si nje percudnim i padenje ne menyre te terthorte me kete apo ate tragjedi kolektive, kur nuk eshte krejt thjesht e pranueshme ta afirmosh ate, jashte fatit te pergjithshem. Por le te hamendesojme se librat do te parafabrikohen gjithnje e me shume dhe do te programohen ne funksion te rentabilitetit te tyre, atehere cdo vecanesi kokeforte behet nje akt revolte ose nje megallomani. Le te shkojme me larg: ne mund te imagjinojme se nje dite te qenit politikisht korrekt do te pervetesohet dhe do te jete konform me gjenetiken. Atehere qortimi themelor do t?i drejtohet vete trupit te shkrimtarit. Seksualiteti i tij ishte tashme nje burim shqetesimi. Por edhe vete fakti qe ai ekziston, mund te perbeje nje pyetje. Ai nuk i nenshtrohet tregut? Teknikes? Por per cfare e mban veten ai?
Claudel-i, i ndikuar vete nga Mallarme-ja, ka shkruar nje dite: "Objekti i letersise eshte te na mesoje qe te lexojme." Kjo formule duket se nuk thote asgje e njekohesisht thote gjithcka. Nuk jane vetem edukimi, shkolla, e verteta e jetuar, aspekti shoqeror, qe na cojne te kjo aftesi e tmerrshme, por letersia. Prandaj ajo do te jete perjetesisht e dyshimte. "Letersia, thoshte Hemingway, eshte e dores se pare. Kur shoqeria shkon keq, eshte ajo qe ekspozohet me shume." Duhet besuar se shoqeria ka nje tendence negative per te shkuar gjithnje keq, por kjo renie zhvillohet ne nje menyre qe ne na duket e vecante. Dhe vertet, kush nuk beson sot se eshte i afte per te shkruar?! Kush nuk ka nje koke shkrimtari?! Askush, ose pothuaj askush. Por, paralelisht, kush di ende te lexoje? Te lexoje me te vertete? Pyetje mizore, aq sa duke u nisur prej saj mund te tregojme anekdota mbi anekdota. Analfabetizmi, padituria mund te kapercehen sigurisht, por te dish te lexosh eshte ceshtje e nje gjeresie tjeter dhe nga kjo varet perceptimi i asaj, qe ne e quajme jete. Te dish te lexosh, do te thote gjithshtu te mund te lexosh gjithcka pa mospranime dhe pa paragjykime: Claudel-in dhe Celin-in, Artaud-ne dhe Proust-in, Sade-in dhe Biblen, Joyce-in dhe de Sevigne-in... Te dish te lexosh do te thote te perjetosh boten, historine dhe ekzistencen e saj te mirefillte si nje deshifrim te vazhdueshem. Shihni jeten e perditshme te Voltaire-it: e rrzikshme, dredha-dredha, nervoze, cfare romani i mrekullueshem!

Oshetini gazeta e revista

Ne kundershtim me nje opinion frikacak e te njohur, nje shkrimtar i vertete nuk ka perse te frikesohet nga biografia e tij. Proust-i e rishikon Saint-Beuve-in sa i perket ceshtjes se "unit shoqeror", sepse ky i fundit kenaqet me dukjen, me njoftimet siperfaqesore, duke reflektuar thjesht (sic eshte rasti i shume sociologeve bashkekohes) per ekzistencen e tij banale. Por kush mund ta mbroje tezen se biografia dhe korrespodenca e Proust-it jane te teperta dhe te demshme per leximin e vepres se tij madhore "Ne kerkim te kohes se humbur"? Askush me besim te vertete ose, atehere, ata qe mbahen per shkrimtare te rendesishem jane te interesuar te fshehin faktin se jeta e tyre nuk ka asgje interesante per t?u zbuluar. Jo, nje shkrimtar nuk ka perse te kete frike nga nje kerkim i hollesishem mbi jeten e tij dhe nga rrefimi i kesaj jete, perkundrazi. Ekzistenca e nje shkrimtari eshte prej natyre plot me bomba me shperthim te vonuar. Dredhite e tij, maskimet e tij, veset e tij, frikerat e tij, braktisjet e tij, heroizmi i tij, shkurt, taktika dhe strategjia e tij jane pjese perberese e librave te tij. Ne momentin kur ai shkruante kete apo ate veper, si e jetonte ai kete apo ate gje? Proust-i i perdorte leterkembyesit e tij duke abuzuar me ta? Shkelqyeshem: ne mund te verifikojme keshtu vitalitetin e tij te jashtezakonshem, te qendrueshem, qe e gjalleronte ate, madje edhe duke vdekur. Joyce-i harxhonte pa i numruar parate e grave te tij me mecene, duke i prekur me fatin e tij dhe duke vazhduar te shkruaje variacione qe ato nuk i kuptonin aspak? eshte per t?i hequr kapelen. Genet-i nuk eshte biirboja qe besojme ne? Fuqia e tiuj imagjinative na habit. Nje profesor zbulon tani se voni ne California dedikuesen, dikur valltare, te romanit "Udhetin ne fund te nates". Kjo eshte e rendesishme, po aq edhe sa marredheniet ndermjet Celine-it dhe Elisabeth Graig-ut, qe mbeten ende te turbullta. Dhe pastaj, ne menyre te pashmangshme, pyetjet e medha: e mira, e keqja. Per sa me siper, ne nuk perfundojme asnjehere, debati rifillon cdo dite; dhe kjo eshte normale. A mund te jete nje shkrimtar i madh njekohesisht edhe nje hor? Nje shkrimtar i konsiderueshem dhe nje individ i neveritshem, tradhtar, i papergjegjshem, i verber dhe i dhurdher ndaj vuajtjeve te njerezve? Por gjithshti: ndoshta nje tip i mire ne te gjitha raportet dhe nje shkrimtar shume i keq? Te gjitha keto pyetje (pervec kesaj te fundit qe nuk eshte bere kurre) jane te palodhshme, oshetini gazeta, revista, kolukiume, teza, predikime!

Jeta dhe vepra

Vetem vepra ka rendesi? Jo. Vetem jeta? Jo. Te dyja jane te lidhura ne menyre te pazgjidhshme dhe kjo eshte ajo qe perfton tmerr. Dashuria, seksi, udhetimet, alkooli, droga, angazhimi politik, miqesite, grindjet (keto jane shume te rendesishme), veshtiresite me opinionin, universiteti, botuesit, kritiket, te lajthiturit, kopjuesit, xhelozet, fotografet, stacionet e radiove, stacionet televizive, praktikat mondane, te bankiereve ose ato te te vecuareve, internimi, burgu, ilegaliteti ose fasada e respektueshmerise, anarkizmi i perseritur ose shija e nderimeve ? ketu ka per te gjitha klanet, per te gjitha partite, per gjithe enderrimet. cdo episod eshte vendimtar, zhvendosja me e paket e lojes si dhe ajo e disfatave, ka nje histori te dukshme dhe sekrete. Shkrimtari ka te drejte, ai nuk ka te drejte, ai zgjedh me saktesi, ai gabohet, ai fundoset ose ai rifillon. Ne e injorojme ate, ne i thurim lavdi, ne e gjykojme, ne e denojme, ne e rehabilitojme mbas vdekjes, ne zbulojme nje dokument te ri, letra qe te lene pa mend, nje dosje te policise qe kishte humbur, nje marreveshje e fshehte e dyshimte, nje lidhje e pakuptueshme, akte shpirtmiresie perkunder bindjeve te tij, vetmohim dhe besnikeri te pabesueshme, qendrime indiferente te pafalshme, zvaritje te pashjegueshme. Dhe ne te njejten kohe ai ka qene dhe qendron aty, nen syte tuaj, duke perjetuar fjalet e tij, ndjenjat dhe idete e tij ne nje menyre tjeter nga ajo e kalimtareve te ekzistences. Jeta e tij eshte nje veper per vepren, njekohesisht me vepren. Proust-i shkoi deri sa te thoshte se letersia ishte jeta e vetme e jetuar realisht. Nje propozim sigurisht i papranueshem, apo jo? Dhe Zoti? Dhe njerezimi? Dhe shkenca? Po, po, pa dyshim. Por nga vjen ky emocion i cuditshem duke lexuar nje shkrimtar, ose duke mesuar kete apo ate detaj shprehes te udhes se tij? Dikush e ka ndier hapesiren dhe kohen ne nje menyre, qe ne nuk do ta mesonim kurre prej askujt tjeter pervec atij? A ekziston infiniti brenda nje casti? Nje univers ne tri radhe?
Jeta eshte tragjike. Jeta eshte komike. Jeta ka nje kuptim. Jeta nuk ka kuptim.
Une gjithnje kam menduar se duhen mbrojtur shkrimtaret. Te flasesh vetem mire per ta.
Ja fundi i nje novele, shkruar me 1936, nga Scott Fitzgerald-i dhe titulluar "Mbasditja e nje shkrimtari": "Ai pershkoi sallen e ngrenies dhe shkoi ne studio i verbuar per nje cast nga shkelqimi i dy mije librave te tij ne perendim te diellit. eshte mjaft i lodhur, shtrihet rreth dhjete minuta dhe pastaj mendon nese, gjate dy oreve qe i mbeten deri ne drake, do te mundet te filloje te punoje mbi nje ide."

Perktheu Fatmir Alimani