Henri BERGSON - Midis drejtesise se hapur dhe te mbyllur

1.
Zhvillimi i drejtesise perkufizohet si nje rruge drejt lirise e barazise.
Kjo nuk diskutohet, po ku eshte perfitimi? Vlen per te shkuaren, por nuk na orienton per te ardhmen.
Marrim lirine, per shembull. Sot thuhet se individi ka te drejte te jete i lire, mjaft te mos cenoje lirine e te tjereve. Megjithate, lejimi i nje lirie te re, qe do te sillte pervetesimin e te gjitha lirive ne shoqerite e sotme, mund te prodhoje pasoja te kunderta me nje shoqeri, ku kjo reforme ka shnderruar ndjenjat e zakonet. Ndaj eshte shpesh e pamundur te themi a priori se cila eshte masa e lirise, qe mund t?i jepet individit pa demtuar lirine e te tjereve: kur ndryshon sasia, nuk ruhet cilesia.

2.
Nga ana tjeter, barazia arrihet vetem ne kurriz te lirise, keshtu qe duhet te fillojme me pyetjen se cila eshte me e parapelqyeshme mes te dyjave.
Gjithsesi, kjo pyetje nuk nxit asnje pergjigje te pergjithshme, sepse sakrifikimi i kesaj apo asaj lirie, nese mirekuptohet nga bashkesia e qytetareve, eshte ende liri; dhe, mbi te gjitha, liria qe mbetet mund te jete cilesore, nese reforma e kryer ne drejtim te barazise ka dhene nje shoqeri ku merret fryme lirisht, ku provohet me teper gezim per te vepruar.
cfaredo qe te bejme, duhet te kthehemi gjithmone te botekuptimi i krijuesve morale, qe paraqesin menderisht nje atmosfere te re shoqerore, nje mjedis ku ia vlen te jetosh, dua te them, nje shoqeri te tille qe, nese njerezit do ta provonin, nuk do te donin te ktheheshin serish ne gjendjen e meparshme. Keshtu do te perkufizohet zhvillimi moral; por mund te perkufizohet vetem pasi gjerat jane kryer, kur nje natyre morale e parapelqyer ka krijuar nje ndjenje te re, te ngjashme me nje muzike te re dhe ua ka percjelle njerezve bashke me hovin e vet.

3.
Duke gjykuar kesisoj per lirine, barazine dhe reflektimin e te drejtave, do te shihet se midis idese se drejtesise se mbyllur dhe idese se drejtesise se hapur ka nje dallim rrenjesor. Sepse drejtesia relativisht e qendrueshme, e mbyllur, qe shpreh drejtpeshimin e vetvetishem te nje shoqerie te dale nga gjiri i natyres, paraqitet me zakone ku mberthehet "teresia e detyrimit", dhe kjo teresi perfshin, ne masen me te cilen pranohet nga opinioni publik, rregullat e drejtesise tjeter, te hapur ndaj krijimeve te njepasnjeshme.
Pra, e njejta forme u diktohet dy lendeve, njera e dhene nga shoqeria, tjetra e lindur nga gjeniu njerezor. Praktikisht ato duhet te ngaterrohen, por filozofi do t?i dalloje duke mos u gabuar lidhur me karakterin e evolucionit shqeror dhe, ne te njeten kohe, me zanafillen e detyres.

4.
Evolucioni shoqeror nuk eshte ai i nje shoqerie, qe do te ishte zhvilluar me nje metode te paracaktuar per ta shnderruar me vone. Midis zhvillimit e shnderrimit nuk ka ketu asnje perngjasim. Meqe drejtesia, e mbyllur apo e hapur, trupezohet ne ligje njesoj urdheruese, qe formulohen ne te njejten menyre dhe qe ngjajne se jashtmi, kjo nuk do te thote se duhet te shpjegohen ne te njejten menyre. Asnje shembull tjeter nuk do te tregonte me mire kete zanafille te dyfishte te moralit dhe dy perberesit e detyrimit.
Ne kete pike, nuk ka dyshim se arsyeja duket si urdherori i vetem, se njerezimi eshte i interesuar t?u jape pikepamjeve morale nje autoritet te vetin dhe, se fundi, se veprimtaria morale ne nje shoqeri te qyteteruar duhet te jete thellesisht racionale, per ndryshe nuk do te dinim se c?duhet bere ne cdo rast te vecante. Aty ka forca te thella, njera shtyn e tjetra terheq: nuk mund t?i drejtohemi seciles prej tyre, sa here qe duhet te marrim nje vendim.
Ne shumicen e rasteve, kjo do te thote te besh me kot nje pune qe shoqeria, ne pergjithesi ne nje ane, dhe ajka e njerezimit ne anen tjeter, kane kryer tashme per ne. Kjo pune ka kulmuar me formimin e rregullave dhe pervijimin e nje ideali: te ndjekesh keto rregulla, t?i pershtatesh ketij ideali, do te thote te jetosh moralisht.

Perktheu Erion Kristo