Leo BUSCAGLIA - Sa here flas, rrezikoj

Me pelqen shume vepra e Martin Buberit, mbi te gjitha koncepti i tij per "une" dhe "ti". Ai thote se secili prej nesh eshte nje "ti" dhe, kur nderveprojme me njeri-tjetrin, duhet te nderveprojme sikur te ishim gjera te shenjta, sepse jemi me te vertete te vecante. Prandaj, kur bashkeveproj me ju, ju jeni nje "ti". Martin Buberi thote se shume shpesh bashkeveprimi me njeri-tjetrin kryhet mbi bazen e "un-it" dhe "dicka-se". Ndonjehere zemeroheni sepse ju trojtojne si nje "dicka", pra si nje send. Une nuk ngurroj ta ngre zerin dhe te bertas: "Nuk jam nje send! Jam une. Jam Felice Leonardo Buscaglia. Si une jam vetem une! Mos me shikoni sikur te jem i tejpashem. Une kam dinjitetin tim."
Derisa t?i bazojme marredheniet me njerezit mbi konceptin "une" dhe "ti", thote Buberi, kemi dialog. Kur i bazojme keto marredhenie mbi konceptin e "un-it" dhe "dicka-se", kemi monolog. Une nuk dua te flas me vete. Deshiroj te flas me ju. Dhe dua qe ju te flisni me mua. Ne kemi nje dinjitet. Dhe femijet duheta ta mesojne kete, madje ta mesojne shpejt.
Te mesojne gjithashtu se nuk do te gjejne vetveten, duke kerkuar jashte vetes se tyre. Duhet ta kerkojne brenda. I gjithe ky nuk eshte nje udhetim i lehte, kerkimi e gjetja e se vecantes suaj per ta ndare ate me te tjeret, sepse gjate gjithe jetes ju degjoni nga te tjeret t?ju thone se cili jeni. A e keni menduar ndonjehere se ju nuk jeni ne te vertete ju? Shume prej jush jane cfare te tjeret thone se jeni. E ndoshta ndokush midis jush ka qene aq i mencur, sa ta kuptoje se, edhe kur te tjeret nisen nga qellime te mira, ajo qe thone per ju nuk i perkon asaj qe ju jeni me te vertete. Dhe ndiheni ngushte ne rolin qe ju kane percaktuar. Atehere merrni vendim e thoni: "Do te zbuloj cili jam une!"; dhe po ta beni kete, kjo ka per te qene sfida me e madhe. Nuk do te gjeni qetesine, por eshte matematikisht e sigurt se nuk do te merziteni asnjehere. Zbulimi i vetvetes eshte si te gjitha zbulimet e tjera. Nuk eshte asnjehere e lehte, dhe nuk mund te mbeshteteni mbi intuiten e te tjereve.
Me pelqen shume ajo anekdota e Nastradinit, qe po ecte kembadoras neper rruge duke kerkuar dicka perdh?. "cfare po kerkon ashtu, o Nastradin?", e pyeti njeri. "Po kerkoj celesin e shtepise. E kam humbur." Miku e pyeti: "Pa me thuaj ku e humbe, qe te ulem e te ndihmoj per ta gjetur." Nastradini iu pergjigj: "E humba ne shtepi." Atehere miku i tha: "Po c?drqin do qe e kerkon ne mes te rruges?!" Nastradini ia ktheu: "Po ketu ka me shume drite."
Shume prej nesh e kerkojne vetveten ketu, ne drite. Mirepo ketu nuk do ta gjeni ate qe kerkoni. Duhet te uleni kembadoras brenda, ku ndonjehere ben nje erresire e frikshme, per te zbuluar gjera te mrekullueshme mbi veten tuaj. Dhe do te zbuloni se keni shume me teper forca, sesa ato qe vini ne veprim. Dhe mund te vazhdoni keshtu perjetesisht. Ne shtratin e vdekjes, Einsteni ishte i deshperuar se kishte realizuar aq pak nga mundesite e tij?