Ernesto SABATO - Shenjat e leximeve

Kujtoj bibliotekat e lagjes, te ngritura nga njerez te varfer e idealiste qe, pas nje dite pune, u mbetej ende force per t?u marre plot dashuri me femijet; keta te fundit te etur per fantazi e aventura.
Nga dhomeza modeste e rruges 61, lundroja drejt boteve te Salgar-it e Zhyl Vern-it, ashtu sikurse me tej i riperteriva ne veprat e medha te romantizmit gjerman: ne "Bandotet" e Shiler-it, te Shatobrian-i, Goethe-ja dhe "Verteri" i tij i pashmangshem; e te Ruso-i.
Ma pas zbulova nordiket: Ibseni-n, Strindberg-un dhe tragjiket ruse, te cilet ndikuan shume mbi mua: Dostojevski-n, cehov-in, Gogol-in; deri tek aventura epike e "Mio Sidit" dhe e horrit te madh te Mances.
Vepra qe u jam kthyer disa here, si ai qe kthehet ne nje toke ? aq te vjeteruar ne mergim, ku u zhvilluan ngjarjet themelore te jetes se tij.
Krim e ndeshkim", qe ne moshen pesembedhjetevjecare me ishte dukur nje liber policor, u rivleresua me pas brenda meje si nje roman i jashtezakonshem psikologjik; me ne fund gerrmova fundin e vertete te vepres me te madhe te shkruar mbi problemin e perjetshem te fajit e shperblimit te tij.
E shoh ende veten nen batanije, teksa perpij me babezi nje veper te madhe, botim ekonomik, ne perkthim te dyfishte apo trefisht. Degjoj ende te qeshuren e shkaktuar nga zhgenjimi dhe ironia thumbuese me te cilen eillde-i demaskonte hipokrizine viktoriane.
Ndiej shpejtimin e rrahjeve te zemres, ndersa shfletoj faqet e Poe-se dhe tregimet e tij te mrekullueshme apo paradokset e cesternon-it dhe te mistershmit At Braun.
Gjate viteve kam lexuar me pasion shkrimtaret e medhenj te te gjitha koherave. I kam kushtuar ore te tera leximit, qe per mua ka qene kerkim i ethshem.
Nuk kam qene kurre lexues veprash te plota dhe, per me teper, nuk jam terhequr nga asnje lloj sistematizmi.
Perkundrazi, gjate cdo krize ndryshoja rryme, por e verteta eshte se ne veprat e medha gjithnje jam zhytur si ne nje tekst te shenjte; thua se ne secilen mundesi leximi me tregohej pikenisja drejt udhetimit te filleses se nje riti.
Shenjat qe me kane lene gjurme te dukshme ne shpirt, deshmojne se vertet ka ndodhur dicka e ngjashme me kete.
Leximi me ka shoqeruar deri me sot, duke luajtur rol shnderrues ne jeten time, fale atyre te vertetave qe vec arti i zoteron.

Perktheu Ajsela Koka