Theodore HAECKER - Kush propozon qeverisjen

Virgjili nuk eshte duke u mbeshtetur vetem ne imagjinaten e tij; ky nuk eshte thjesht nje krijim poetik. Ai shfaq qarte ne kete rast, per se verteti dhe aq bukur, ate cka ndryhej brenda Romes vete. Dhe me nje marreveshje, pa asnje cast medyshjeje, Roma pranoi e sanksionoi kete shpjegim nepermjet poetit me te madh te saj. Ky eshte nje fakt historik, dhe nje fakt shume domethenes; sepse ajo cfare nje popull nenshkruan dhe perveteson pergjithmone si te veten nga shkrimet e poeteve te saj me te medhenj, eshte gjithomne dicka qe eshte ne te njejten kohe edhe veterrefim, edhe vetezbulese. Gete, per shembull, kurre nuk do te mundej ta bente te tyrin Faustin per popullin gjerman, nese ai ne te vertete nuk do t'u perkiste atyre. cdo historian, i cili do te linte jashte historise nje fakt te tille te nxjerre ne drite nga nje poet, do te shmangte dicka te rendesishme, dhe jo rralle teresine; ai i mohon vetes nje celes thlebesor dhe bllokon nje burim te qarte e te bollshem kuptimi.

Misioni i Romes, dhe ketu kemi nje fakt shpesh te injoruar e lehtesisht te harrueshem, nuk mbeshtetej ne thlebin e vet te forca. Kur vetem ajo perben thelbin, perbuzja e Virgjilit eshte e padyshimte... Ai fajeson madje edhe Cezarin e madh, ngaqe nuk sundoi me patrum, sipas tradites se eterve. Misioni i Romes nuk mbeshtetej thelbesisht te forca, por me shume te pushteti, mbeshtetja te virtyte te caktuara madhore dhe te thjeshta, me e para e te cilave ishte meshira, dashuria, permbushja e detyres, shprehje politike e se ciles eshte drejtesia.

Tek "Eneida", tema e se ciles eshte udheheqesi (me se pari udheheqesi politik e mandej luftetari), nenkuptimet jane kaq te panumurta, sa asnjera fraze nuk mjafton per te shprehur plotesisht permbajtjen e saj. Sidoqofte, ndoshta ekziston nje; le ta keqyrim imtesisht. Tema eshte Enea-Enea, udheheqesi qe ia mban kah madheshtia e Romes. Porse udheheqesi i vertete, dhe ky, sa per kujtese, ishte mendimi i Virgjilit pas nje shekulli lufte civile, udheheqesi i vertete nuk eshte ai qe behet vete udheheqes, por ai qe thirret te behet i tille dhe i perkushtohet kesaj deri ne fund, sipas tagrit te Fatit. Kushdoqofte qe do te ngrihej ne ate lartesi pa qene vullneti i Fatit, eshte i perbuzshem sipas shpirtit teologjik te Virgjilit.

Kthimi

U deshen njezete vjet para se Odisea te mberrinte me se mbrami ne atdheun e tij - u kthye i varfer, gollomesh dhe me pamje lypsari, cka eshte e vertete, por sidoqofte si pushtues. Ai u kthye dhe serish atje gjeti pothuajse gjithcka qe do te thote vendlindje; gjeti shtepine, token e tij, vendin ku si femije pati njohur per te paren here driten dhe bukurine e kesaj bote; ati i tij i moshuar ishte ende atje, e shoqja dhe i biri, langojte besnike, e pa dyshim ky eshte portreti i nje kthimi te lumtur ne shtepi!
Po cfare ndodhi me Enenan, cfare gjeti ai? A ka ndonje ngjashmeri mes tij e Odisese? Jo, askund tjeter nuk gjen ndryshim me te madh ne tere letersine antike; dhe te kuptuarit e kesaj do te thote te kuptosh njeheresh se sa absurde jane metimet e disa kritikeve, qe e akuzojne Virgjilin ne menyre percmuese thjesht si plagjiator dhe imitues i Homerit. Nuk ka origjinalitet me mahnites e te thelle ne letersine antike, sesa ai i Virgjilit; dhe kjo ngase operon brenda kufijve te imponuar prej formave dhe te trasheguara e tradicionale, per te cilat i behet verejtje.
Por le te shqyrtojme serish ceshtjen e Eneas, a kthehet ai sikurse Odisea ne token e femijerise se tij? Deftohet diku aty se eshte e vertete, paraardhesit e Eneas kishin banuar dikur moti ne Itali, por kjo perben thjesht nje retorike politike, dhe nuk ka te bej krejtesisht me vete historine, fatin vetjak te Eneas, i cili ne kete rast harrohet plotesisht. Enea nuk u kthye ne shtepine e femijerise se tij; perkundrazi, ai u largua prej saj, dhe e la ate si arratiak, cka e deshmon fakti qe Turnus, i cili kishte ndenjur ne shtepine e tij ne Latium, e quan ate ne menyre perbuzese e qortuese desertorem Asiaie, derzertor i Azise, nje burracak qe i shmanget pergjegjesise se vet, duke ia mbathur. Dhe kjo thuhet per Enean, pasardhesin e Cezarit, pasqyren e Augustit! Enea nuk ishte nje grek fitimtar, por nje trojan i shpartalluar, sikurse Hektori. Ne ate nate tmerri e shkretimi, ndersa Troja digjej, e shoqja kishte marre rrezikun ne sy dhe fillikat kishte larguar atin e tij te moshuar bashke me Penatat, perendite mbrojtese te shtepise, perkrah tij duke u rrekur me zor qe te ece me te njejtin hap me te, duke mbajtur njekohesisht edhe birin e tij te vogel. I ati vdiq gjate rruges - ati i pius Aeneas, motivi me i thelle i qenies se te cilit eshte dashuria e per te atin dhe dashuria e babait per te - dhe ai arriti ta varrose ate. Nese do t?i bindej brenges se tij te kahmotshme, nese do te drejtohej prej vullnetit te tij e vetem te tij, zerit te tij te brendshem, lidhjes me token meme, dyndjes se kujtimeve, eshte kaq e vertete se ai do te parapelqente te rikthehej per ta ndertuar serish Trojen e vjeter. Por prapeseprap ai nuk guxoi ta bente kete, ngase Fati, vullneti i te Gjithefuqishmit, ia pat taksuar qe te vihej ne kerkim te nje atdheu tjeter, Italise. Kesisoj, i armatosur me fuqine e virtytit, ai u ndesh me plojen e Fatit; ngase Enea kurre nuk e pati fatin ne anen e vet, sikurse e pati gjithmone Odisea.

Perballja

Dhe me ndihmen e luftes (megjithese nje gje ne vetvete e urrejtshme), ai u perball me kundershtimin e njerezve; ia arriti kesaj pavaresisht nga xhelozia e perendive me pak te fuqishem, pavareisht nga deshira e njemendte e tij, fuqiplote vetem per shkak te fuqise qe i vinte nga vevtetja e vullneti i eperm i Fatit, ai vazhdoi udhetimin derisa mberriti ne Itali, ne shtepine e tij te re. Italiam non sponte sequor - S'eshte vec vullneti im qe drejt Italise me shpie. "Te ish qe fati me linte shteg jeten ta coja sipas Vullnetit tim/ dhe pikellimin ta zoteroja me e para gje qe doja/ qyteti i Trojes do te qe me i mbrami qellim mbi dh?."
Nuk gjenden askund vargje me kristiane ne te gjithe letersine parakristiane sesa keto. Sainte-Beuve zor se mund te kete shkruar varg me te vertete se sa ai ku shkroi: La venue meme du Christ n'a rien qui etonne, quand on a lu Virgile. Kunder vullnetit te tij atekohe Enea udhetoi ne ate Itali, te cilen ai nuk e njihte dhe e cila ishte plot me rreziqe. Por edhe pse drejtohej prej nje vullneti te mistershem me te eperm, dalengadale mori flake brenda tij, mu ne thelb te shpirtit te vet, nje mall i cili ishte i vetmi qe kishte megjithese komanduar prej Jupiterit, nje toke e premtuar prej se ciles ishte ndare qysh moti. Asisoj Vigjili i dha heroit te tij ate dashuri per Italine, pra jo vetem per Romen, e cila ishte e tij; sepse Virgjili nuk ishte thjesht nje roman, ishte nje italian gjithashtu.
Sa perplot me paradokse, sa dialektike eshte jeta e brendshme e Eneas! A ngjan ai ne kete aspekt me ndonjerin prej heronjve te Homerit? Megjithese i larget ne kohe, i nje race tjetre, i nje vendi tjeter, sidoqofte ne shpirt nuk bente dallim te kohes, races e vendit, a nuk ngjan ai me shume me Abrahamin, atin e besimit? A nuk iu desh Abrahamit gjithashtu te largohej nga atdheu i tij i zemres dhe, per hir te besimit e ne respekt te vullnetit te padyshimte, nje fatum, qe i caktoi si tager pikellimin dhe zgjuarsine hidherake te kujteses, e cila per nje njeri perben kuptimin e ndryshimit te atdheut. Kjo ndodhte me Enean.
Perben esencen e madheshtise dhe unitetit artistik te poemave Homerike - nje unitet te cilin ne e humbim - fakti qe keta njerez mund te flisnin, dhe ne te vertete shpreheshin per ate qe u mungonte e per ate qe kishin. (Per njeriun kjo perben unitet; megjithese ka, prapeseprape gjithashtu dic i mungon.) Dhe, edhe kur nuk e thone e flasin rrejshem, e tyrja nuk eshte me shume se nje dolus i thjeshte, e ngjashme me dredhine e kafsheve ne boten e kafsheve. Heronjte homerike mund te shpallin hapur te vertetat e tyre bashke me te pavertetat, dhe te dyja keto jane pjese e natyres se tyre, zbulesave. Por Enea nuk mundet ta beje kete. Sikur te gjithe njerezit fjalepake, ai mund te flase vetem per te vertetat qe jane brenda tij, dhe kete e ben ne te rralle, ne menyre te mjegullt. Dhe serish, sikurse te gjithe njerezit fjalepake, qoft e kjo prej nevojes ose vullnetit te tyre te lire, ai nuk del figure e guximshme si ajo e Akilit apo Odisese; eshte e lehte ta keqkuptosh, sepse ai nuk eshte Odisea dinak apo Akili i dallueshem. Ndoshta Virgjili po hedh drite ne kete rast mbi karakterin e veshtire te Augustit, a nuk ishte ai gjithashtu per shkak te nevojes fjalepak (cka nuk eshte, sigurisht, e njejta gje me "memec). Enea eshte nje burre hijerende, gravis, nje njeri qe ka barren e nje ideje te vetme - sepse te pasurit e shume ideve e ben njeriun te papeshe, por te pasurit e pak mendimeve, mendimeve te ankthshme, e bejne hijerende; dhe barra e nje mendimi te vetem e tregon ate me te vertete hijerende. Kjo ishte qe e beri ate udheheqes; kjo e beri themelues te Romes.
Ne te gjitha rastet Virgjili nuk eshte duke u mbeshtetur vetem ne imagjinaten e tij; ky nuk eshte thjesht nje krijim poetik. Ai shfaq qarte ne kete rast, per se verteti dhe aq bukur, ate cka ndryhej brenda Romes vete. Dhe me nje marreveshje, pa asnje cast medyshjeje, Roma pranoi e sanksionoi kete shpjegim nepermjet poetit me te madh te saj. Ky eshte nje fakt historik, dhe nje fakt shume domethenes; sepse ajo cfare nje popull nenshkruan dhe perveteson pergjithmone si te veten nga shkrimet e poeteve te saj me te medhenj, eshte gjithomne dicka qe eshte ne te njejten kohe edhe veterrefim, edhe vetezbulese. Gete, per shembull, kurre nuk do te mundej ta bente te tyrin Faustin per popullin gjerman, nese ai ne te vertete nuk do t'u perkiste atyre. cdo historian, i cili do te linte jashte historise nje fakt te tille te nxjerre ne drite nga nje poet, do te shmangte dicka te rendesishme, dhe jo rralle teresine; ai i mohon vetes nje celes thlebesor dhe bllokon nje burim te qarte e te bollshem kuptimi.

Virtytet ne qeverisje

Roma nuk kishte filozof origjinal persiates, por ajo sidoqofte kishte mendimtare madheshtore praktike, relaiste, dhe poeti i saj me i madh ishte nje, Virgjili. Ai ka persiatur per te gjitha gjerat madhore a te thjeshta te realitetit tone. Ai ideal i mendjes njerezore, njeriu shpirteror, bashkimi i urtakut sodites dhe artistit krijues, u realizua vetem dy here ne boten klasike, per se pari ne Greqi te Platoni, i cili ishte mendimtar e poet, sipas menyres greke; dhe mandej ne Rome te Virgjili, i cili ishte poet e mendimtar, sipas menyres romake. (Te hebrenjte e koheve parakristiane, te kohes se Testamentit te Vjeter, ky bashkim ne te vertete nuk u prish kurre; askush nuk ishte poet pa qene urtak, dhe askush nuk qe urtak, pa qene gjithashtu poet.) Virgjilia ka demonstruar se Roma ishte plotesisht e ndergjegjshme per karakterin e saj, per te dyja, per gjerat qe asaj i mungonin, ashtu sikurse per ato qe ajo i kishte me tepri. Ajo i pranonte pa kurrfare zilie dhuntite me te larta te grekeve ne artet e bukura e ne filozofi, jo edhe aq ne letersi; dhe me vendosmeri te palekundur e vetebesim iu perkushtua misionit te saj, i cili nevetvete ishte gjithashtu art, misioni i qeverisjes. Por misioni i saj, dhe ketu kemi nje fakt shpesh te injoruar e lehtesisht te harrueshem, nuk mbeshtetej ne thlebin e vet te forca. Kur vetem ajo perben thelbin, perbuzja e Virgjilit eshte e padyshimte... Ai fajeson madje edhe Cezarin e madh, ngaqe nuk sundoi me patrum, sipas tradites se eterve. Misioni i Romes nuk mbeshtetej thelbesisht te forca; por me shume te pushteti, mbeshtetja te virtyte te caktuara madhore dhe te thjeshta, me e para e te cilave ishte pietas (meshira), dashuria, permbushja e detyres, shprehje politike e se ciles eshte drejtesia. Kesisoj rrjedh edhe paradoksi i nje Rome te themeluar jo nga nje pushtues, por nga nje njeri i mundur. Kjo s'ka te beje me mbretin Pirro ose ndonje tiran tjeter te thjeshte qe mburrej se Akili, i pamposhturi, ishte paraardhesi i tij, Roma ishte per Hektorin. Dhe Enea, ikanaku, i cili pas nje beteje te humbur nderton nje qytet te ri, ishte paraardhes i Cezarit dhe Augustit. Asnje Shtet i qendrueshem, aq me pak nje perandori e qendrueshme, nuk u ndertua nga greket, per shkak te cilesive te tyre; Akili nuk do te sherbente ne kete rast, sepse ishte i rrembyer ne fitoret e tij dhe po aq i rrembyer drejt vdekjes;aq me pak Odisea, ai dinte teper, ishte shume i paqendrueshem dhe kishte nje sens te tepruar humori, dicka qe rezulton te jete pengese serioze per nje burre shteti. Themeluesve te Romes u kerkohej qe te ishin ndertues e rindertues, dhe jo rrenues qytetesh. Greket ndertuan gjithashtu qytete, sigurisht; ata na percollen ne emrin e tyre edhe shkencen e politikes; na mesuan te kuptojme se ku fshihet thelbi, pikerisht ne ate drejtesi e cila i jep secilit hakun, dhe jo thjesht secilit te njejten gje, por secilit ndryshe, sepse gjithsecili nuk eshte vetem i ngjashem por edhe i ndryshem nga cdo njeri tjeter. Greket - dua te them filozofet, jo politikanet - e kuptuan kete shkence dhe i dhane asaj emrin e vet; por nuk munden te ndertonin nje Shtet te vertete qe reziston ne kohe. Greket ndertuan qytete, kjo eshte e vertete, por i ndertuan ato vetem nje here; kur u rrenuan, nuk i rindertuan serish. Por Enea do ta kishte rindertuar Trojen, nese Fati do t?ia taksur; ne vend te saj, ai ndertoi qyteza latine. Megjtihese Roma do te shkaterrohej shume here, ajo gjithmone do te ndertohej serish.

Dy menyra

Jane te vertetat e ketij urdheri qe fshihen brenda Eneides; te verteta qe, megjithese per nje kohe te gjate mund te mos vleresohen, serish do te shperthejne ne menyre te shkelqimte ne driten qe leshon vete e verteta e ringjallur dhe e sjellur ne jete prej katastrofave te kohes. Virgjili eshte i vetmi pagan qe mund te barabitet me profetet hebrej e kristiane; Eneida eshte i vetmi liber, pervec Shkirmeve te Shenjta, qe permban thenie, te cilat nuk e humbasin vleren pertej ores e dites kur u nyjetuan, jane profeci qe rijehojne qysh prej dyerve te perjetesise, qysh prej kohes kur u krijuan: "Ty nuk te kam taksur kufij as ne kohe as n'hapesire;/ Mbretero tash e gjithhere pafund ne pafundesi", keshtu lgjeron Jovi. Sepse, edhe nese na pelqen apo jo, nese e njohim ose jo, sidoqofte ne mbetemi banore te asaj Imperium Romanum, e cila me se mbrami, pas gabimesh te tmerrshme, e pranoi Krishterimin sua me vullnetin e saj te lire, nje Krishterim te cilin nuk mundi ta braktise asnjehere pa braktisur vetveten dhe humanizmin.
Imperium Romanum, te cilin Virgjili e njihte me tere madheshtine e saj te natyrshme e te shfaqur ne bukurine e saj mahniplote, nuk eshte ideal i stisur; ashtu sikurse nuk eshte nje ideal i vertete, eshte realitet, edhe pse ky realitet shume here mund te jete ne thellesi. Gjeja qe e quajme Rome nuk eshte vetem ide, megjithese e vertete, por aktualitet, res, dic prej mishi e gjaku. Kurdoqofte qe shfaqet vullneti e aspirata per perandori, masa e mencurise apo suksesit te saj, e bekimit a mallkimit te saj, duhet te perckatohet prej standardeve te realitetit te perhershem te Imperium Romanum. Dhe kjo eshte e vertete edhe ne rastin kur mbizoteron anarkia e padija, pasoja te renies shpirterore, jane kaq te medha sa ata nuk duan apo nuk munden te kuptojne keto marredhenie reale.
Nje ringjallje e kesaj perandorie, e cila nuk ishte vene kurre ne rrezik seriozisht, mund te behej vetem ne dy menyra. Mund te ndodhte nepermjet ringjalles se Pax Romana, nderkohe qe vendet e botes perendimore mund te humbisnin kombesine e te niveloheshin; kjo do te ndodhte vetem nese nje komb do te fitonte me force epersi te pakrahasueshme ndaj kombeve te tjera, dhe kjo do te ishte krimi me i madh ndaj te dyjave, njerezimit dhe krishterimit. Ngase sot asnje komb nuk e gezon kete fame, sikurse e paten romaket ne kohen e tyre (madje as ata me Pax Romana-n e tyre nuk realizuan ndonje gje te vecante). Per me teper vlera e "kombit" eshte rritur nga Krishterimi ne ate mase, sa vlera e "individit", e "personit" pra, ne kete menyre u be e pafundme. Nuk na kerkohet qe te humbasim kombesine apo te heqim dore prej individualitetit tone, te qenit unik. Zhdukja e dallimeve ne mbreterine shpirterore eshte antikristiane. Para "fronit te hyjnueshem te Zotit" perkulen engjejt e te gjitha kombeve - dhe kush mund te zhduk dallimet mes engjejve?
Menyra e dyte e cila, nepermjet mirekuptimit te ndersjellte, pajtimit e respektit, do te ruante gjithcka qe eshte e vlefshme ne cdo komb, duke i bashkuar kesisoj ne nje komonuelth me te larte - i cili mund te jete vetem nje bashkim shpirteror - gje qe eshte pafundesisht me e mire. Por ky komonuelth nuk duhet te shmang asgje thelbesore qe ka ekzistuar me pare, as Romen pagane, ku Virgjili eshte ardhacak, as Romen Kristiane, e cila eshte gjithashtu ardhacake, por duhet te jete ne natyren e nje permbushjeje dhe transhedences ne nje epoke te re, dhe ne formen shpirterore te besimit, shpreses e dashurise.

Udheheqesi

Nuk ka qene e veshtire me gjete nje lajtmotiv per Bukoliket dhe Gjeorgjikat; ne te paren lajtmotivi eshte Amor vincit omnia; ne te dyten Labor omnia vicit improbus; ne te paren, fuqia fillestare e Eros-it, forca, shtysa e brendshme qe ndodhet ne natyren krijuese e pjellore qe njeriu i ka; ne te dyten, dhe ne kete rast hyjme ne nje bote me shpirterore, ate bashkim sublim antietik por megjithate madheshtor te substances me atributin e vet, labor improbus, bekimin nga mallkimi, kemi cfare nuk mund te kihet, por vetm nga detyrimi qe vjen prej mallkimit. Madheshtia e artit te Virgjilit, art te cilin e krijon vetem nje intelekt i fuqishem e jo nje emocion i rrembyer, arrin zenitin e vet te labor improbus, duke qene nje antiteze e guximshme, e qarte dhe realiste e bekimit e mallkimit. Por tek Eneidia, tema e se ciles eshte udheheqesi -me se pari udheheqesi politik e mandej luftetari - nenkuptimet jane kaq te panumurta, sa asnjera fraze nuk mjafton per te shprehur plotesisht permbajtjen e saj. Sidoqofte, ndoshta ekziston nje; le ta keqyrim imtesisht. Tema eshte Enea-Enea, udheheqesi qe ia mban kah madheshtia e Romes. Porse udheheqesi i vertete, dhe ky, sa per kujtese, ishte mendimi i Virgjilit pas nje shekulli lufte civile - udheheqesi i vertete nuk eshte ai qe behet vete udheheqes, por ai qe thirret te behet i tille dhe i perkushtohet kesaj deri ne fund, sipas tagrit te Fatit. Kushdoqofte qe do te ngrihej ne ate lartesi pa qene vullneti i Fatit, eshte i perbuzshem sipas shpirtit teologjik te Virgjilit.
Permbajtja e Eneides eshte nje pritje e mjegullt e pazhvilluar teologjike e shpirtit krijues, me te miren e te cilit e permbushi paganizmi para se te mberrinte plotesia e kohes. Paganizmi, ne formen qe ekzistonte para Krishtit, nuk ka me shume arsye per t?u ringjallur ,sesa bota hebreje para Krishtit. Perdallimi vendimtar mes njerezimit te bindur te Virgjilit dhe humanizmit te zbehte, dekadent e te ashuquajturve humaniste te Rilindjes, ka te beje me faktin se nderkohe qe njera qe shpirt material ne pritje te fares shperthyese, tjetra ishte nje lloj kopshtarie plot me filiza qe rriten te marra nga vazo te kendshme; njera nje mite deshire qe aspironte te permbushej; tjetra nje mase e thjeshte paraprake e cila, nese me e keqja ndodh, duhet te sherbeje qe te fshihet nga syte e njeriut per pak shekuj te afrimit te shkaterrimit. Klasicistet metojne te shohin te Virgjili imazhin e tyre; por sidoqofte, megjithese ai nuk ka mohur kurrgje te ketille, as edhe me te pakten e tragjedise e turpit, ata perkundrazi ne zgrip te gjerave kane mohuar paraardhesit, kesisoj duket te mos kete gjase qe mendimet e tyre te respektohen ne te ardhmen qe kemi perpara, por ata do te jene te mohuarit prej pasaardhesve te tye. Nje humanizem qe nuk permban teologjine, nuk qendron. Sot njeriu eshte vene deshperimisht ne kerkim te 'Njeriut", por ata kerkojne ate qe nuk ekziston, bash njeriun autonom. Nese duan te gjejne njeriun e plote, nuk duhet te ngaterrojne pjesen me te teren, por, cka eshte me e rendesishme e me thelbesore, duhet te kuptojne qe njeriu realizon teresine e vet vetem ne faktin qe ai eshte teresisht qenie dhe aspiron pafundesisht per Krijuesin e tij kur ai nuk eshte me te, madje porsi nje femije qe qan per nenen.

Perktheu Granit Zela