Achile CAMPANILE - Nga lustraxhi ne miliarder

- Tani te degjojme pak xha Nikolen se perse nuk i eci ne Amerike.
Ai jankee tipik nxori nga goja camcakezin.
- Me ne fund, nuk mundesha me, - tha.
- cfare nuk mundeshe?
- Te pertypja ate camcakez. Ne amerikanet apo gjysmamerikanet e pertypim vetem ne sy te njerezve. Kur askush nuk na sheh, bejme pushim. Por tani nuk mundem me.
Pas pak u qetesua. Tha: eshte i pabesueshem numri i veshtiresive qe has nje rishtar, i cili kerkon t?i ece fati ne Amerike. Mbasi eshte pajisur me kepucet e zakonshme te grisura, te nevojshme per ate qe vjen ne vendin e dollareve, me synimin per t?i prire fati, sapo ve kemben ne token amerikane, mund t?i ndodhe qe t?i ofrojne nje vend te mire pune ne ndonje banke te madhe. Por mendoni pak! Nje vend i mire pune ne nje banke eshte shkaterrimi vete, nje fatkeqesi e madhe, fundi i cdo shprese per t?u bere milioner. Perkundrazi, ajo qe lipset, eshte nje vend pune si lustraxhi. eshte fakt i njohur qe ne Amerike lustraxhinjte bejne karriere te shpejte e te shkelqyer. Nuk eshte si ne Itali, oh, jo! Ne Amerike lustraxhinjte behen multimiliardere. Here pas here mund te lexosh ne gazeta: "Vdiq miliarderi amerikan X, i cili nga lustraxhi u be mbreti i naftes." Apo mund te degjosh biseda te tilla: "E di si e filloi karrieren miliarderi Y? Si lustraxhi. Po drejtori i filan banke, a nuk ka lustruar kepucet dhe ai per tre vjet rresht ne cikago?!" Pra, drejtoret e bankave me te medha amerikanoveriore rekrutohen ndermjet lustraxhinjve, te cilet kerkohen shume nga ndermarrjet e medha qe i duan si drejtues, nga uzinat industriale, nga kompanite e sigurimeve qe kane nevoje per keshillat e tyre, nga oficinat e medha a trustet gjigande qe i veshin gjithe ar e ndere. Keni degjuar ndonjehere per ndonje bankier te madh, per kapon e ndonje trusti, per ndonje tregtar te fuqishem, per ndonje mbret te ndonje prodhimi, qe te mos ta kete nisur karrieren si lustraxhi? Jo. Ashtu si ne Itali, ku politikanet me te degjuar vijne nga fusha e arsimit, si ne France ku diplomatet me te mire vijne nga radha e shkrimtareve romantike, si ne Rusi ku dukeshat e medha vijne nga shtresat e sherbyeseve, si ne Angli ku stofrat me te mira vijne nga Italia, ashtu edhe ne Amerike financieret me te medhenj vijne nga shtresat e lustraxhinjve. Midis tyre rekrutohet ajka e industrise dhe e financave. Pra, mund ta merrni me mend sa e veshtire eshte te gjesh nje vend si lustraxhi dhe sa te kerkuara jane ato kutite prej derrase, qe shihen ne qoshet e rrugeve. Harrova te them se femijet e familjeve te medha njujorkeze mesojne profesionin e lustraxhiut. Kam degjuar me veshet e mi nje miliarder, qe thoshte me mburrje per birin e tij: "Ky djale ka nje te ardhme te madhe perpara. Mendoni qe dje mbaroi universitetin e neser do te shkoje te punoje si lustraxhi ne Fifth Avenue."
Dhe ndersa thoshte keshtu, ai burre i mire u tregonte miqve, me syte qe i shndrisnin nga kenaqesia, nje kuti te vogel, akull te re, me furcat e paperdorura, kutizat e kafta e te zeza te bojes, dhe me leckat e leshta per t?u dhene shkelqimin perfundimtar. Natyrisht, lustraxhinjte amerikane qe, nga ana tjeter, t?i lustrojne kepucet ne nje menyre te peshtirosur, ndihen te rrethuar nga respekti i qytetareve, te cilet e dine se sa shume pret atdheu nga ata. Shume vete kerkojne te behen miq te tyre, ndersa te njohurit i pershendesin gjithe perzemersi. Dhe askush nuk guxon t?u drejtohet atyre per te lustruar kepucet. Kjo shpjegon edhe faktin se perse te gjithe amerikanet i kane kepucet te pista.
- Por, ama, nuk shpjegon se perse ty nuk te priu fati, - tha Don Tanredi.
- Perkundrazi, e shpjegon shume mire, - u gjegj xhaxhai nga Amerika. - Mbas nje mori veshtiresish dhe pasi kundershtova funksione te larta ne bankat me te medha amerikane, fillova si lustraxhi. Por, per fatin tim te keq, dija t?i lustroja kepucet shume mire, keshtu qe industrialistet e medhenj thonin per mua: "Do te tregoheshim budallenj, po ta benim kete tip financier. Na duhet me shume si lustraxhi." Dhe s?bera dot asnje hap perpara.

Perktheu Alban Bobrati