Ali ALIU - KUR SISTEMI NUK ЁSHTЁ KULT

1.
Jo vetem nё kёtё vellim poetik, por nё mbarё opusin krijues tё Sabri Hamitit, ekziston njё thurje-sistem koheziv nё ecuri dhe nё artikulim, i pranishem si njё vizion pёr njё projekt tё menduar e tё synuar. Nё studimet e tij letrare, vizioni i projektit gjakon shikim tёrёsor tё harkut letrar tё shqipes, zhvillim historik tёrёsor, unik tё letёrsisё, projekt qё perplotesohet shkallё-shkallё me cdo liber tё ri. Njё ecuri e tillё, e pranishme edhe nё krijimtarine e tij poetike, e qё shpesh emertohet edhe sistem, ngjashem me krijimtarine shkencore, me kёtё rast ёshtё e njё tjeter prejardhjeje, edhe pse e sё njёjtёs natyrё dhe individualiteti krijues. Nё poezi sistemi nuk ёshtё kult, tё cilit i nenshtrohet projekti i paramenduar saktesisht, sic mund tё duket, bie fjala, kur poezia e fundit e librit pararendes del nё krye tё librit mё tё fundit, e tjera nishane tё tilla, shpesh edhe nё shkallё kapitujsh e ciklesh. Kёshtu, mё parё se sistem ёshtё poezi e mendimit dhe emocionit tё sistemuar. Kujtim-dhembja vihet nёn kontroll tё mendimit e si e tillё ngasja leviz drejt njё refleksi sublim dhe poentimit filozofik.
Shqetёsimi i botёs poetike tё Hamitit ёshtё konstant, i pёrhershёm, ashtu sic e ka edhe burim-matricёn tё qendrueshme. Ky burim shqetesimi ka ngjyrimin dhe intensitetin e vecantё, qё lidhet kryesisht me mbamendjen e vatres, gjirit tё saj e tё familjes, e qё ka shijen e brishtёsisё dhe pastёrtisё sё kesaj vatre, e cila e ka rritur e formuar, perkatёsisht ndarjen, daljen nё botё nga ajo e qё s?dilet dot, ka perplasjen me brutalitetin dhe egёrsinё e botёs sё madhe... Por, sic nuk ka dalje, nuk ka as kthim, me qё vetem ajo, dalja, ёshtё e vetmja rrugё pёr dije, pёr tё gjetur pёrgjegje pёr shumё pyetje qё jane ngjizur nё mendjen kureshtare tё tё riut, imagjinata e tё cilit rreh tё zberthejё enigma e paradokse...
Po u pajtuam pёr cfarёsinё kryesore tё shqetesimeve poetike tё S. Hamitit, po tё vendoset autori brenda ketij rrethi kohor e hapesinor, i ashtuquajturi sistem nё krijimtarine e tij poetike del mё i qartё. Projekti poetik, me kёtё rast, vjen si percaktim i brendshem i vetvetishem: secili liber i tij i ri poetik, vjen edhe si njё valё e re e zgjimit konstant tё zёrit lirik, ёshtё lindje e re, natyrisht gjithnje e njё ngacmimi tё ri. Kёshtu, porta qё permbyll njё hov, njё furi frymezimi poetik, hapet si hyrje e re, si hyrje rishtazi nga fillimi. Edhe atёhere kur nё vellimet poetike, kryesisht me unitet rrethesh tematike, perfshihen poezi qё nё dukje jane jashta boshtit qendror konstant, perplasje tё terthorta e anesore derdhen po brenda atij shtrati. Ёshtё shqetesim i zgjuar prore e qё prore nis nga e para, ёshtё po ashtu cfaresia e ndjeshmёrisё, e kujtim-dhembjes sё theksuar, e thekshme, cka nё instancen e fundit e percakton edhe poetikёn krijuese tё S. Hamitit... Nuk jane kerkime tekash prandaj, as poezite me varg tё shkurter, me ritem dinamik, tingellim rёshqitёs pёr dallim nga poezite me varg tё gjatё, tё shtruar, me prirje mimetike e refleksive. Natyrisht qё ekzistojne me bollek pervojat poetike, me qё Hamiti ka formim tё shquar letrar, por ato vijne tё asimiluara kreativisht, vijne si nevojё e natyrshme e individualitetit krijues tё poetit. Frymёzimet, cfaresia lёndore e tyre, shqetesimet, me kёtё rast pёrjashtojnё cdo projektim e sistem mekanik artikulimi. Prandaj, edhe poezite me frymё atdhetarie, bie fjala, kalojne nёper filtrin e shtigjeve tё ecjes personale, tё dhembjes e te kerkimit vetjka gjatё kesaj ecjeje.

2.
Ngasja krijuese, ngjyrimi motivues pёr tё vecuar, identifikuar e invokuar situata, bёma nga e kaluara personale, perkatesisht pleksja e tyre me ndjeshmeri tё caktuar, aktuale e me perspektivё tё perhershme kohore, sikur gjen shtrat mё tё natyrshёm nё ekspresionin me prirje rrefyese.
Shqetёsimi krijues drejt ndricimit tё ketij evokativiteti, tё vizioneve e pamjeve tё identifikuara shpesh si ishuj nё vete, tё konkretizuara e tё dala drejtpёrderejt nga ngjarja, nga objekti i emertuar, i gjetur i poezisё, perkatesisht lёnda e gjetur nga poezia, nё fakt ёshtё ecuri e brendshme e kesaj poetike. Dhe, nё vend qё mjetet shprehese tё saj tё shpalosin hapekrah qartё cdo gjё, nё vend qё gjuha tё jetё e thёnё troc, qё nxjerr nё shesh tёrё intimёn e zёrit, ndodh e kunderta: nё poezine e Hamitit vlon, derdhet njё dhembje e madhe, ka nё tё ngulcim e vaj tё brendshem, tё frenuar por tё furishem, ka derdhje lot tё padukshme ? sa rrallё nё poezine tonё mё tё re, por tёrё ai tensionim shpirteror qendron andej pragut, nё intimёn mё tё thellё... Ёshtё njё fshehtёsi artistike e kesaj poetike pёr ta shfaqur dhe njekohesisht pёr ta fshehur thellё dhembjen. Ajo ka shijen e njё qёndrese elegante burrerore qё loton nё brendi, qё shperthen diskretshёm me oh-et, qё ndeshkon dhe fal njёherёsh, qё dashuron dhe urren e qё nё instancё tё fundit kerkon, perkatesisht gjen ekuilibrim tё natyrshёm, real midis tyre... Ёshtё natyrё poetike qё kerkon edhe lexues tё pёrgatitur pёr komunikim. Sinteza e ngasjeve si presion i mё shumё perspektivave, i mё shumё stuhive tё brendshme, e bёn poezine e ketij libri tё rrёshqasё drejt frymes kontemplative, si persiatje qё gjakon tё kuptohet drejt nga lexuesi ? anipse nuk vuan nga ky merak, qё synon t?i lёrё tё hapura mundesitё, alternativat, porositё, testamentet qё janё shumeshtresore.

3.
Shpalimi, shfaqja e zёrit lirik nё te vertete ёshtё bёrthamё rrefyese, mbase edhe te rastet e lirikёs qё ikёn ethshёm nga cdo prirje rrefimi, qё ёshtё vetem njё situatё, njё tablo ngjyrash e asgje mё shumё. Poezia e Sabri Hamitit artikulohet mes hapёsirёs sё dy prirjeve: refleks shpalimi konstant (rrefimi), dhe fiksim situate qё rrezaton refleksivitet, rezonancё, urti. Brenda kesaj hapesire, pёrherё ёshtё i pranishem edhe refleksi i theksuar personal i zёrit lirik, qё tingellon si vizion universal metafizik. Kёshtu, mimetikja rёshqet natyrashёm pa iu nenshtruar funksionit tё parё tё natyres sё vet, pa u mbyllur brenda rrethit shpalues personal. Prirja mimetike synon e prek pragun permbajtёsor te kategorive tё rёndёsishme jetesore, fatin e njeriut nё botё... Ёshtё natyrё krijuese qё e percakton statusin e vetёrrёfimit poetik, prandaj vjen si veshje e natyrshme. Nuk gjakon qё me cdo kusht tё afishojё vertetёsinё, konkretёsinё e nxitesit, perkatёsisht tё perjetimit tё bёmave, por vetedije komplekse nё vizionin e artit poetik pёrgjithёsisht (tё artikuluara edhe nё tekstet teorike tё S. Hamitit). Frymёzimi i poetit natyrisht qё nxitet e ushqehet nga tё dhёna reale, pёrvojёs, por ajo gjakon sugjerimin qё rrezaton poezia, sugjestivitetin e besueshmёrinё sipas Aristotelit. Poezinё prandaj do ta kerkojё e gjejё nё vete dhe rreth vetes. Mimetikja keshtu vjen percaktim i natyrshёm nё poetikёn e Sabri Hamitit, si ngjyrim personal i zёrit lirik. Personalja artikulon situata, kontekste, bёma tё rёndёsishme jo vetem pёr botёn intime, por shenjime universale. Prandaj nuk ёshtё kryesore e verteta vetjake, ajo qё nxit, por e verteta e pergjithshme, te cilёn, forma, gjetja mimetike e bёn bindese estetikisht. Pikёrisht te vargjet e kesaj fryme, sic u tha mё siper, vizioni ёshtё me frymemarrje gjithёpёrfshirёse nё perkapje tё botёs. Te vargjet e tillё, tё gjatё, mendimi, hapesira zakonisht vjen e tёrё, por edhe si i tillё, si njё varg pra, tё mjafton tё formosh pamjen e brendshme e tё jashtme, imazhin, relievin neper tё cilin ecёn zёri lirik.

4.
Imagjinata krijuese qё bredh largesive, thellesive tё hershme tё mbamendjes, tё fillimeve tё ecjes nё jetё, rrjedhimisht gjalleron, nё vizionin e vet krijues, hapёsirёn e kohёn personale, me tё thёna konkrete kohore dhe me kuota konkrete hapesinore. Nё kёtё rrjedhё tё imagjinates krijuese, lindin situata sfidante, dramatike, mendon Sabri Hamiti nё persiatjet e veta diskurzive. Nga ballafaqimet e lindura nё kёtё hapёsirё, nuk ka zmbrapsje: ose do tё komunikosh i plotё, i lakuriqesuar, ose do tё dёshtosh i fshehur, i shtirur.
Shpalimet e tilla prandaj vijne si hapje qiejsh tё papёrsёritshme edhe njё herё tjeter. Prandaj natyrat e tilla krijuese, cfare ёshtё Sabri Hamiti, e pёrjashtojnё, e kanё tё huaj prirjen e rishikimeve, tё retushimeve tё teksteve tё veta, sidomos ato tё natyres qё prodhojne variante tekstesh, meqё, beson ai: "pёrsёritja nuk do tё arrijё asnjёherё tё ribejё situaten e parё shpirterore autentike". Intimja, vetjakja ёshtё veshje tё cilen e ka tё lindur Uni dhe nёper atё pёrmasё e shije kalon cdo sfidё, stuhi e zёnё nё thua, e shperthyer nё ballafaqim me realitetin a e zgjuar nga shtresimet e brendshme. Vatrat e verteta poetike, tё themi tё dhembjeve konstante tё S. Hamitit, nuk i sjell nё plan tё parё, me tё dhёna, tipare, shenja portretimi, nuk jane tё pranishme as si tituj tekstesh apo rrugёsh e ndertimesh tё ngjashme, por si shkendijime dromcash tё paluara varg, te cilat, neper shtigje situatash e kontekstesh jetesore, shfaqen nё pambarim.Tё tilla, mё parё se tё shquajne kujtimin personal, ato derdhen natyrashёm nё njё vizion refleksiv, meditativ, si realitet i prerё botёjetё.

5.
Gjuha, nё tё parё shpesh e pashtruar nё sistemin poetik tё Sabri Hamitit, ёshtё nё funksion tё penetrimit tё gjallё brenda botёs sё kёtu-tanishme, depertimit ne thellesite e pёrditshmёrisё, nё ёndёrrёn dhe egёrsinё, nё vizionin po ashtu tё pasheshuar, kaotik tё rrethit, tё ambientit tё afert. Mbase prandaj edhe pershtypja e nganjёhershme pёr perplasje, pёr perjashtime estetike nё figuracion, mungesё harmonie diskursi, por qё, me kohё leximi fillon e shtrohet, shtrohet vete lexuesi ne kontakt me njё gjuhё, me njё poetikё ndryshe.
Ali ALIU