Dr. Shefkije Islamaj - Leximi gjuhesor dhe stilistik

Ne kete veshtrim te shkurter vemendja ime perqendrohet ne keto ceshtje: cka duhet te kerkoje nje gjuhetar ne letersine bashkekohore shqipe? c?e pret shkencen e sotme gjuhesore shqiptare ne kete rrafsh dhe cfare mund t?i ofrojne studimet stilistike-gjuhesore studmit letrar dhe kritikes letrare? A mund te presim studime te plota gjuhesore e stilistike shpejt ne gjuhesine tone, ne te vertete a jemi te pergatitur ta veshtrojme letersine e sotme shqipe edhe nga kjo ane, duke e ditur mungesen e studimeve te ketilla edhe per letersine e periudhave te tjera?

I. Historia e letersise boterore ka provuar se mund te vjetrohen idete, metodat e teknikat letrare, se mund te vjetrohet edhe sistemi i figurshmerise, te cilat ne nje kohe kane perbere ide, metoda, teknika a figuracion shume te parapelqyer, mbizoterues, qe jane dukur se do t?u bejne balle te gjitha koheve, por po keshtu historia ka provuar se ajo qe eshte shkruar me gjuhe te zhvilluar, me gjuhe te pasur, me gjuhe te zhdervjellet, me stil te fuqishem, nuk vjetrohet, perkundrazi, mund te perjetohet cdo here si e re. Pse vazhdojne te lexohen sot me nje fryme Dante, Shekspiri, Gete ose Shatobriani? Ata vazhdojne te na mrekullojne me se shumti me gjuhen, ne te vertete me stilin.
Mungesa e studimeve serioze, rrjedhimisht edhe mungesa e mbeshteses teorike e praktike, mungesa e udhezimeve metodologjike per studime te vecanta e monografike te gjuhes se shkrimtareve tane bashkekohore, eshte shprehur edhe ne perpjekjet e pakta individuale ne kete rrafsh dhe, natyrisht, do te ndihet edhe gjate ne gjuhesine shqiptare. Studimi i gjuhes se shkrimtareve bashkekohore kerkon trajtim mjaft te perbere, shpesh shoqerohet me dilema se kah duhet te drejtohet vemendja dhe ne c?drejtim duhet te orientohet studimi.

II. Fatkeqesisht, ne keto ceshtje as shkenca mbi gjuhen, as shkenca mbi letersine ne pergjithesi ende nuk kane ofruar pergjigje te sigurta e te palekunduara. Vazhdon te mbetet aktual studimi i gjuhes dhe i stilit ne mbeshtetje te perzgjedhjes se studiuesit dhe asaj qe ofron vepra e caktuar letrare.
Dhe, ne kete kontekst, nuk mungojne veshtrime te vecanta per ndonje vecori gjuhesore, ose veshtrime shume pergjithesuese per ndonje shkrimtar me emer, gjithsesi veshtrime me shume te rastit, cka nuk e lekund pohimin se nuk eshte studiuar gjuha e letersise bashkekohore, ashtu si nuk eshte studiuar sa e meriton as letersisa pararendese e saj? Gjithashtu, eshte e vertete se edhe ne kete prodhim letrar na paraqitet nje numer i madh veprash artistikisht te parealizuara, edhe gjuhesisht shume modeste, ndersa dihet se veper te mire dhe me gjuhe te dobet nuk ka. Dhe anasjelltas. E kuptueshme, jo gjithcka qe shkruhet e qe pretendon te quhet artistike e meriton kete cilesor. Edhe sa i perket gjuhes.

III. Nuka ka nevoje te thuhet, besoj, se gjuha ne vepren letrare eshte perberes me rendesi te vecante dhe se nuk eshte i mundur asnje veshtrim i letersise, pa e perfshire edhe gjuhen, madje dihet se asaj logjikisht i takon vendi qendror, sepse nuk mund te ndertohet teoria e letersise pa u zgjidhur ceshtja e vendit dhe roli i gjuhes ne nje veper letrare. Jo rralle, ne studimet letare shtrohet ceshtja se a mund te percaktohet sigurt karakteri dhe vlera e vepres letrare me metodat gjuhesore?
Ne gjuhesine europiane na paraqitet nje shumesi provash e metodash pozitive te tilla. Dhe keto metoda kane mundesuar qasje te ndryshme, kane mundesuar interpretime e lexime me interes, gjuhesore e stilistike, te cilat e kane ndihmuar jo vetem te kuptuarit me te plote te nje vepre letrare, por edhe dekodimin me te holle te mesazheve te saj? Te shumta jane problemet me te cilat mund te merrej sot gjuhesia shqiptare ne kete rrafsh, sidomos ne rrafshin e stilistikes gjuhesore, qe rrok te gjitha nensistemet dhe ku mund te behen tipologji me interes per dukuri te ndryshme, qe mund te ndriconin ceshtje qe kane te bejne me objektin e ligjerimit poetik, intuiten krijuese e pikepamjet estetike te autorit e te kohes, kulturen e shijen gjuhesore te autorit e te kohes, frymen e pergjithshme te periudhave te caktuara letrare e kulturore, shqipen e kohes ne raport me historine e saj e te sotmen e saj. Me shume rendesi do te ishte perpilimi i fjaloreve te shkrimtareve te caktuar, qe konsiderohen se kane gjuhe te pasur, fjalore qe do te perfshinin gjithe pasurine ne rrafshin leksikor, semantik, frazeologjik e sintagmatik. Te nje rendesie te vecante konsiderohen fjaloret frekuentues, sidomos per studimin e leksikut te shqipes dhe te shtresimit te tij.

IV. Per diskutim shtrohet edhe nje ceshtje tjeter: eshte e mundshme te behet kjo ne rrethat dhe gjendjen qe kemi ne kete fushe studimi? A mund te presim shpejt studime te plota gjuhesore e stilistike per vepra te vecanta, per shkrimtare te vecante e per periudha te caktuara letrare ne gjuhesine tone, ne te vertete a jemi te pergatitur ta veshtrojme letersine e sotme shqipe edhe nga kjo ane, duke e ditur mungesen e studimeve te ketilla edhe per letersine e periudhave te tjera?
Une nuk jam ne gjendje ta jap pergjigjen, por dua te them se kushtet e favorshme per studime te tilla kane filluar dhe ato po shprehen edhe ne mjedisin tone. Fjala eshte per depertimin e nje shkence te re ndihmese gjuhesore, te re per ne, sepse per gjuhesine europiane, por edhe per ate fqinje, ajo tashme ka moshe tridhjetevjecare ? gjuhesia kompjuterike. Shfrytezimi i metodave te saj per studmin e letersise eshte treguar shume i frytshem ne gjuhe te tjera. Futja ne perdorim e kompjuterit ne studimin e gjuhes se letersise ka sjelle shumesi menyrash veshtrimi dhe, natyrisht, edhe shumesi menyrash e mundesish per ndertimin e tipologjive te tjera ne rrafshin gjuhesor stilistik. (Variant i shkurtuar - red.)