Virginia WOOLF - Shtepi e magjepsur

Ne cdo ore te zgjoheshe, hapej nje dere. Dhome me dhome shkonin dore per dore, duke ngritur ketu, duke hapur atje, duke u siguruar ? nje cift fantazmash.
"Ketu e lame", tha ajo.
Dhe ai shtoi: "Oh, po edhe ketu!"
"Eshte lart", mermeriti ajo.
"Edhe ne kopsht", peshperiti tjetri.
"Pa zhurme", thane, "perndryshe mund t?i zgjojme".
Por s?eshte se na zgjuat ju. Oh, jo. "Ata po e kerkojne, po levizin perden", mund te thote dikush, qe te lexoje nje faqe a dy. "Tani e gjeten", mund te bindet dikush, duke e lene lapsin mbi tryeze. Dhe atehere, lodhur se lexuari, dikush mund te cohet dhe te shohe vete gjithe shtepine bosh, dyert e hapura, vetem zhurmerima pluskuese e pellumbave te eger dhe zukatja e makinave shirese tutje ne ferme.
"Perse erdha ketu?" "cfare doja te gjeja?" Duart e mia ishin te zbrazeta. "Ndoshta eshte lart, pra?" Mollet ishin ne papafingo. Dhe poshte serish, kopshti i njejte si perhere, vetem libri kishte rreshqitur mbi bar.
Por e gjeten ne sallon.
Askush nuk mund t?i shihte. Xhamat e dritares pasqyronin molle, pasqyronin trendafila; gjethet ishin te blerta ne xham. Po te shkonin ne sallon, vetem molla shfaqte anen e verdhe. Rishmi, pas nje casti, po te ishte dera hapur, ne dysheme shperndare, mbeshtetur ne mure, lavjerrur nga tavani ? cfare? Duart e mia ishin te zbrazeta. Hija e nje gushekuqi tejshkoi qilimin; nga puset me te thella te erresires, pellumbi i eger shperndante tinguj pluskues.
"Shpetova, shpetova, shpetova", rrihte butesisht pulsi i shtepise. "Thesari i groposur; dhoma?", u ndal papritur pulsi. "Oh, ai te ishte thesari i groposur?"
Nje cast me pas drita u zbeh. Atehere, jashte ne kopsht? Por pemet tirrnin erresiren per nje rreze dielli endacuke. Aq e holle, aq e rralle, zhytur ftohte ne siperfaqe, rrezja qe une kerkoja digjej perhere pas xhamit. Vdekja ishte xhami; vdekja ishte mes nesh; ardhur se pari te gruaja, qindra vjet te shkuar, tek ikte nga shtepia, tek vuloste te gjitha dritaret, dhomat zhyteshin ne mug. Ai e la, la gruan, shkoi ne Veri, shkoi ne Lindje, pa yjet qe dremisnin ne qiellin e Jugut; kerkoi shtepine, e gjeti te shkaperdare poshte Ultesirave. "Shpetova, shpetova, shpetova!", rrihte galdueshem pulsi i shtepise. "Thesari ? yti."
Era bulurin tutje ne rruge. Peme qe perkulen tutje tehu. Rrezet e henes perplasen dhe qullen egersisht ne shi. Por rrezja e llampes bie thike nga dritarja. Qiriu digjet shpejt e qete. Ndersa sillet verdalle neper shtepi, hap dritaret, peshperit qe te mos na zgjoje, cifti i fantazmave kerkon lumturine e tij.
"Ketu flinim", thote ajo. Ndersa ai shton: "Puthje te panumerta." "Kur zgjoheshim ne mengjes." "Argjendi permidis pemesh." "Lart." "Ne kopsht." " Kur behte vera." "Ne dimrin me debore." Dyert vazhdonin perplasjen e tyre te larget, duke zhurmuar si rrahje zemre.
Aviten ata; ndalen te pragu i deres. Era fashitet, shiu rreshqet i argjendte pergjate xhamit. Syte tane mugullohen; pas nesh nuk degjohen me hapa; nuk e shohim zonjen qe hap pallton e saj fantazme. Duart e tij behen mburoje per llampen. "Shiko", peshperit ai. "Ne gjume te thelle. Dashuria mbi buzet e tyre."
Te perkulur, me llampen e argjendte siper nesh, te gjate duken ata, e te erret. Te gjate ndalen. Era fryn drejt; flaka nanuriset embel. Rreze te egra hene cajne dyshemene e murin dhe, duke u takuar, dallojne fytyrat e perkulura; fytyrat e menduara; fytyrat qe kundrojne te fjeturit dhe kerkojne harene e tyre te fshehur.
"Shpetova, shpetova, shpetova!", rreh egersisht zemra e shtepise. "Vite te gjata", psheretin ai. "Perseri me gjete." "Ketu", mermerin ajo, "duke fjetur; ne kopsht duke lexuar; duke qeshur; duke rrotulluar mollet ne papafingo. Ketu e lame thesarin tone." Perkundshem, drita e tyre ngre qepallat e syve te mi. "Shpetova! shpetova! shpetova!", rreh fort zemra e shtepise.
Tek zgjohem, therras: "Oh, ky qenka thesari juaj i fshehur? Drita ne zemer."

Perktheu Elvana Zaimi

Leo BUSCAGLIA - Sa here flas, rrezikoj

Me pelqen shume vepra e Martin Buberit, mbi te gjitha koncepti i tij per "une" dhe "ti". Ai thote se secili prej nesh eshte nje "ti" dhe, kur nderveprojme me njeri-tjetrin, duhet te nderveprojme sikur te ishim gjera te shenjta, sepse jemi me te vertete te vecante. Prandaj, kur bashkeveproj me ju, ju jeni nje "ti". Martin Buberi thote se shume shpesh bashkeveprimi me njeri-tjetrin kryhet mbi bazen e "un-it" dhe "dicka-se". Ndonjehere zemeroheni sepse ju trojtojne si nje "dicka", pra si nje send. Une nuk ngurroj ta ngre zerin dhe te bertas: "Nuk jam nje send! Jam une. Jam Felice Leonardo Buscaglia. Si une jam vetem une! Mos me shikoni sikur te jem i tejpashem. Une kam dinjitetin tim."
Derisa t?i bazojme marredheniet me njerezit mbi konceptin "une" dhe "ti", thote Buberi, kemi dialog. Kur i bazojme keto marredhenie mbi konceptin e "un-it" dhe "dicka-se", kemi monolog. Une nuk dua te flas me vete. Deshiroj te flas me ju. Dhe dua qe ju te flisni me mua. Ne kemi nje dinjitet. Dhe femijet duheta ta mesojne kete, madje ta mesojne shpejt.
Te mesojne gjithashtu se nuk do te gjejne vetveten, duke kerkuar jashte vetes se tyre. Duhet ta kerkojne brenda. I gjithe ky nuk eshte nje udhetim i lehte, kerkimi e gjetja e se vecantes suaj per ta ndare ate me te tjeret, sepse gjate gjithe jetes ju degjoni nga te tjeret t?ju thone se cili jeni. A e keni menduar ndonjehere se ju nuk jeni ne te vertete ju? Shume prej jush jane cfare te tjeret thone se jeni. E ndoshta ndokush midis jush ka qene aq i mencur, sa ta kuptoje se, edhe kur te tjeret nisen nga qellime te mira, ajo qe thone per ju nuk i perkon asaj qe ju jeni me te vertete. Dhe ndiheni ngushte ne rolin qe ju kane percaktuar. Atehere merrni vendim e thoni: "Do te zbuloj cili jam une!"; dhe po ta beni kete, kjo ka per te qene sfida me e madhe. Nuk do te gjeni qetesine, por eshte matematikisht e sigurt se nuk do te merziteni asnjehere. Zbulimi i vetvetes eshte si te gjitha zbulimet e tjera. Nuk eshte asnjehere e lehte, dhe nuk mund te mbeshteteni mbi intuiten e te tjereve.
Me pelqen shume ajo anekdota e Nastradinit, qe po ecte kembadoras neper rruge duke kerkuar dicka perdh?. "cfare po kerkon ashtu, o Nastradin?", e pyeti njeri. "Po kerkoj celesin e shtepise. E kam humbur." Miku e pyeti: "Pa me thuaj ku e humbe, qe te ulem e te ndihmoj per ta gjetur." Nastradini iu pergjigj: "E humba ne shtepi." Atehere miku i tha: "Po c?drqin do qe e kerkon ne mes te rruges?!" Nastradini ia ktheu: "Po ketu ka me shume drite."
Shume prej nesh e kerkojne vetveten ketu, ne drite. Mirepo ketu nuk do ta gjeni ate qe kerkoni. Duhet te uleni kembadoras brenda, ku ndonjehere ben nje erresire e frikshme, per te zbuluar gjera te mrekullueshme mbi veten tuaj. Dhe do te zbuloni se keni shume me teper forca, sesa ato qe vini ne veprim. Dhe mund te vazhdoni keshtu perjetesisht. Ne shtratin e vdekjes, Einsteni ishte i deshperuar se kishte realizuar aq pak nga mundesite e tij?

Achile CAMPANILE - Nga lustraxhi ne miliarder

- Tani te degjojme pak xha Nikolen se perse nuk i eci ne Amerike.
Ai jankee tipik nxori nga goja camcakezin.
- Me ne fund, nuk mundesha me, - tha.
- cfare nuk mundeshe?
- Te pertypja ate camcakez. Ne amerikanet apo gjysmamerikanet e pertypim vetem ne sy te njerezve. Kur askush nuk na sheh, bejme pushim. Por tani nuk mundem me.
Pas pak u qetesua. Tha: eshte i pabesueshem numri i veshtiresive qe has nje rishtar, i cili kerkon t?i ece fati ne Amerike. Mbasi eshte pajisur me kepucet e zakonshme te grisura, te nevojshme per ate qe vjen ne vendin e dollareve, me synimin per t?i prire fati, sapo ve kemben ne token amerikane, mund t?i ndodhe qe t?i ofrojne nje vend te mire pune ne ndonje banke te madhe. Por mendoni pak! Nje vend i mire pune ne nje banke eshte shkaterrimi vete, nje fatkeqesi e madhe, fundi i cdo shprese per t?u bere milioner. Perkundrazi, ajo qe lipset, eshte nje vend pune si lustraxhi. eshte fakt i njohur qe ne Amerike lustraxhinjte bejne karriere te shpejte e te shkelqyer. Nuk eshte si ne Itali, oh, jo! Ne Amerike lustraxhinjte behen multimiliardere. Here pas here mund te lexosh ne gazeta: "Vdiq miliarderi amerikan X, i cili nga lustraxhi u be mbreti i naftes." Apo mund te degjosh biseda te tilla: "E di si e filloi karrieren miliarderi Y? Si lustraxhi. Po drejtori i filan banke, a nuk ka lustruar kepucet dhe ai per tre vjet rresht ne cikago?!" Pra, drejtoret e bankave me te medha amerikanoveriore rekrutohen ndermjet lustraxhinjve, te cilet kerkohen shume nga ndermarrjet e medha qe i duan si drejtues, nga uzinat industriale, nga kompanite e sigurimeve qe kane nevoje per keshillat e tyre, nga oficinat e medha a trustet gjigande qe i veshin gjithe ar e ndere. Keni degjuar ndonjehere per ndonje bankier te madh, per kapon e ndonje trusti, per ndonje tregtar te fuqishem, per ndonje mbret te ndonje prodhimi, qe te mos ta kete nisur karrieren si lustraxhi? Jo. Ashtu si ne Itali, ku politikanet me te degjuar vijne nga fusha e arsimit, si ne France ku diplomatet me te mire vijne nga radha e shkrimtareve romantike, si ne Rusi ku dukeshat e medha vijne nga shtresat e sherbyeseve, si ne Angli ku stofrat me te mira vijne nga Italia, ashtu edhe ne Amerike financieret me te medhenj vijne nga shtresat e lustraxhinjve. Midis tyre rekrutohet ajka e industrise dhe e financave. Pra, mund ta merrni me mend sa e veshtire eshte te gjesh nje vend si lustraxhi dhe sa te kerkuara jane ato kutite prej derrase, qe shihen ne qoshet e rrugeve. Harrova te them se femijet e familjeve te medha njujorkeze mesojne profesionin e lustraxhiut. Kam degjuar me veshet e mi nje miliarder, qe thoshte me mburrje per birin e tij: "Ky djale ka nje te ardhme te madhe perpara. Mendoni qe dje mbaroi universitetin e neser do te shkoje te punoje si lustraxhi ne Fifth Avenue."
Dhe ndersa thoshte keshtu, ai burre i mire u tregonte miqve, me syte qe i shndrisnin nga kenaqesia, nje kuti te vogel, akull te re, me furcat e paperdorura, kutizat e kafta e te zeza te bojes, dhe me leckat e leshta per t?u dhene shkelqimin perfundimtar. Natyrisht, lustraxhinjte amerikane qe, nga ana tjeter, t?i lustrojne kepucet ne nje menyre te peshtirosur, ndihen te rrethuar nga respekti i qytetareve, te cilet e dine se sa shume pret atdheu nga ata. Shume vete kerkojne te behen miq te tyre, ndersa te njohurit i pershendesin gjithe perzemersi. Dhe askush nuk guxon t?u drejtohet atyre per te lustruar kepucet. Kjo shpjegon edhe faktin se perse te gjithe amerikanet i kane kepucet te pista.
- Por, ama, nuk shpjegon se perse ty nuk te priu fati, - tha Don Tanredi.
- Perkundrazi, e shpjegon shume mire, - u gjegj xhaxhai nga Amerika. - Mbas nje mori veshtiresish dhe pasi kundershtova funksione te larta ne bankat me te medha amerikane, fillova si lustraxhi. Por, per fatin tim te keq, dija t?i lustroja kepucet shume mire, keshtu qe industrialistet e medhenj thonin per mua: "Do te tregoheshim budallenj, po ta benim kete tip financier. Na duhet me shume si lustraxhi." Dhe s?bera dot asnje hap perpara.

Perktheu Alban Bobrati

Ubaldo NICOLA

Ubaldo NICOLA

Kontraktualizmi eshte ajo doktrine filozofike qe e veren zanafillen e shoqerise civile dhe te shtetit te nje konvencion, te nje kontrate e hartuar mes pjesetareve te saj.
Qysh ne lashtesi kjo perspektive u mbeshtet nga Sofistet dhe Epikuri., perkunder natyralizmit politik te Aristotelit, sipas te cilit nuk duhet hamendesuar asnje marreveshje shoqerore fillestare, sepse shoqeria dhe shteti jane relaitete te natyrshme dhe te domosdoshme, te pavaruara nga vullneti i individeve te vecante dhe gjithnje te pranishem ne cdo bashkesi, njerezore apo shtazore.

* * *
Kontraktualizmi u be teper aktual ne epoken moderne, ne vijim te renies se teorive mesjetare lidhur me themelin hyjnor te pushtetit politik. ceshtja u debatua sidomos ne Angli, ne shekullin XVII, si rrjedhim i ngjarjeve te 'revolucionit te lavdishem? (1668). Qofte Tomas Hobsi, teoricien i absolutizmit monarkik, qofte Xhon Loku, mbeshtetes i konstitucionalizmit liberal (parlamentar dhe demokratik), pajtoheshin me idene e panatyrshmerise se shtetit, me hamendjen se njerezit jetonin fillimisht ne nje gjendje parashoqerore, ne nje gjendje te natyres primitive, te corganizuar dhe individualiste.
Krejt e ndryshme ishte menyra, me te cilen dy filozofet pershkruan kete kontrate fillestare.
Hobsi e imagjinonte ate si nje marreveshje nenshtrimi, per te cilen cdo individ heq dore nga liria ne emer te sigurise. Ne menyre teper pesimiste, ai e vleresonte gjendjen e te egrit parashoqeror sipas maksimes "homo hominis lupus" (njeriu per njeriun eshte ujk): ne mungese te cfaredolloj ligji, tek ai mbizoteron vetem padrejtesia e ndersjellte. E vetmja menyre per te asgjesuar cdo nenshtrim, eshte qe te gjithe te heqin dore nga liria, duke ia deleguar fuqine nje te vetmi (nje sovrani apo nje kuvendi) qe te vendose per te miren e secilit (pra, edhe te askujt ne vecanti).
Te Leviatani (1651), Hobsi propozoi tekstin e meposhtem me formulen kontraktuale: "Une ia percjell ketij njeriu te drejten time per te me qeverisur, me kusht qe edhe ti ta japesh te drejten tende ne kete menyre."

* * *
E ndryshme eshte zgjidhja e Lokut, sipas se ciles, edhe ne nje gjendje parashoqerore, agresiviteti njerezor do te kufizohej gjithsesi nga parimi i ndersjelltesise: edhe ne gjendjen e natyres vlen rregulli racional se nga te tjeret duhet pritur ajo cka u behet atyre.
Sipas Lokut, kalimi te shoqeria dhe te shteti eshte nje proces i shkalle-shkallshem dhe jo traumatik, nje perkryerje dora-dores e rregullave te bashkejeteses. Qytetari nuk i dhuron lirite e tij ne bllok, por i kufizuar nga nevoja per te mos cenuar lirine e tjetrit dhe per te garantuar sigurine kolektive, ndersa mbetet titullar i te gjitha zgjedhjeve te jetes, i mendimit dhe i besimit fetar qe nuk kercenojne bashkejetesen qytetare.
Vec te tjerash, si garanci qe pushteti i dhuruar njerezve qe merren me gjerat publike te mbetet ne kufijte e paracaktuar, eshte e domosdoshme ndarja e pushteteve (legjeslativi, ekzekutivi, gjyqesori) dhe parashikohet mundesia e kryengritjes (madje te dhunshme), kur kercenohen themelet e lirive qytetare.

Perktheu Erion Kristo

Feride PAPLEKA - Histori vetjake

HUMBJE

Im ate ka vdekur,
Bashke me te dha shpirt
Nje pjese e jetes sime,
Kur isha e vogel dhe ekzistoja ne syte e tij
Bebe me mish te trendafilte
Dhe me tinguj te pakuptueshem,
Qe ishin muzike,
Ashtu si thoshte ai,
Kur fliste per Dikurin.
Ai kishte ne kujtesen e tij
Te qeshurat e mia te pafajme,
Fjalet e mia te pashpjegueshme,
Kukullat e mia,
Pyetjet e mia kohe e pakohe,
Lotet e mi pa shkak
Dhe druajtjen time legjendare.
E gjithe kjo ka humbur,
Ne frymen e tij te fundit,
Kur bota iu permbys
Dhe une pashe si ne pasqyre
Veten time te dikurshme,
Qe nxitonte drejt humbelles.


eNDeRR Qe PeRSeRITEJ

Rruge te shkreta,
Male shkembore,
Te vdekur,
Te vdekurit e mi,
Ata nuk me shihnin ne fytyre,
Edhe une nuk i shihja,
Por ecja kuturu,
Ata vonoheshin si te vdekurit,
Kjo eshte e kuptueshme.
Sigurisht qe dikush do te me pyese,
Ku rrinin te vdekurit?
Po ti e gjalla ku rrije?
Une s?di te them asgje,
Ishte nje levizje e shpejte,
Dhe une nuk dua te flas per kohet,
Kur e ardhmja ime mbahej ne nje fije.


MBReMJE

E trishte dhe e heshtur vjen mbremja
Dhe une jo pa ankth
Perfytyroj te tjera mbremje,
Te kruspullosura ne kohe,
Te ky Zot tjeter borhesian:
Mbremja e helmit me 399 para eres sone,
Qe ka hyre ne histori me emrin e Sokratit,
Ose atit te filozofise
Dhe nese doni:
Te sogjetarit te shpirtrave njerezore;
Mbremja e Kryqezimit
Me fjalet: "Eli, Eli, lama sabaktani"
(Zoti im, Zoti im, perse me braktiset?),
Te nje burri qe transformoi historine
E qe quhej Jezu Krisht i Nazaretit;
Mbremjet e pergjakura te Kartagjenes
Qe u pushtua dhe u shkaterrua;
Dhe pastaj mbremjet
Qe i kujtoj gjithnje,
Kur shtatedhjete qytete te Ilirise se Jugut
Pra, te truallit ku u linda dhe u rrita,
U cfarosen,
Thjesht me nje urdher te konsullit romak
Paullus Aemilius ose Pal Emili, thene shqip;
Midis mbremjeve
Eshte dhe viti 1431, 29 maji,
Kur u dogj e gjalle Zhane d?Arka;
Ka gjithashtu mbremje te tjera te pergjakura,
Si ato te Rrethimit te keshtjelles se Rozafes,
Ne vitin 1479 ne Shqiperi;
Dhe mbremja e 24 gushtit 1572,
Ose nata e shen Bartolemeut ne France.
Dhe pastaj mbremjet e kobshme ne Kosove,
Kur Slobodan Miloshevici vrau dhe ndoqi
vellezerit e mi nga tokat e tyre
Me 1999, ne prag te shekullit te ri.
Midis qindra e qindra mbremjeve,
Une perfytyroj
Edhe mbremjen e pergjakur te lindjes sime,
Kur mema me solli ne jete.
Nganjehere pyes veten: "Perse u linda?"
Ndoshta per te shtuar numrin e vuajtjeve.


DITAR I KUJTESeS

Me 7 janar te vitit 2002,
Vdekja erdhi drejt meje si nje ortek.

Nje yll ra nga qielli.
Megjithe ekzistencen time te humbur,
Shpirti im cikte nje dashuri te pafund
Per nuk e di cfare,
Ndoshta nje hije ka ecur me mua
Ne erresire.
Nuk me kujtohet se cfare me tha,
As se cfare i thashe,
Toka dhe qielli ishin trazuar
Ne nje drite shkelqimtare,
Kishte aty nje grope te thelle
Gati per te me gllaberuar,
Askush tjeter nuk e kupton.
Une perpiqesha te dilja,
Por ne kete cast,
Kur isha e shtrire si e vdekur,
Pashe ne kube shkronja dhe figura.
Pra, kisha filluar jeten e dyte.


TI JE E VeRTETA

Veshtrimi yt
Jashte kesaj bote,
Duart e tua, fryma jote,
Fjalet e tua ikanake,
Seksi yt si lule hyjnore,
Hija qe te mbeshtjell
Magjia jote e lumtur,
Gjithcka me megjeps te personi yt.
Ti je e verteta: Toka qe renkon,
Qielli qe derdh nje enderr kalderoniane.
Ti je scribi i dhimbjes,
Koha qe arratiset,
Deshira e nje jete qe kerkon te rilindet.


NGUSHeLLIM

Jeta dhe vdekja ime
Pergjonin njera-tjetren pa pushim,
Ne nje lufte te pabarabarte.
Ishte nje dite e vitit 2002
Ne nje spital ne Paris,
Kur te gjitha veshtrimet ishin dhimbje
Dhe dritarja dergonte nje peizash pa reliev.
Degjohej nje peshperime,
Qe ben te plaken fjalet.
Heshtja vezhgonte dite e nate.
Une isha si nje e huaj e kesaj bote.

NJE Ze

Degjoj ne heshtje dhe e cuditur
Nje ze.
Qetesisht kthehem prapa:
Ka ndodhur dje apo ka nje shekull,
Qe ky ze me ka turbulluar?
Ne labirintin e jetes sime,
Ai eshte toke dhe det,
Gezim e trishtim,
Muzike dhe vdekje.


BIRI IM

Fati yne merr formen
E ndertimit tone shpirteror,
Me i miri ogur eshte te mendosh
E te veprosh i lire,
Te soditesh,
Te dish si t?i studjosh ngjyrat
Njelloj si te studjosh shpirtin,
Dhimbjen njerezore,
Sekretet e universit.
Mundesia per t?u endur ne rajonet e erreta,
E per te mesuar sekretet e jetes,
Qe shperndahen si farat e grurit,
Eshte ne ty.
Keshtu e bukura hap dritaren
Drejt qiellit, ku yjte kane te njejten lende
Si njeriu,
Si ti biri im,
Pjesa me mire e qenies sime.


THYERJA E MADHE

Gjate ekzistences sime,
Ne kohen qe sjell gjumin,
Kishte ca endrra
Ne nje hapesire te panjohur,
Me nje drite te zbehte e fantazma,
Me veshtrim te brendshem te padurueshem,
Qe me thoshin pa pushim
"Vdekja eshte kudo dhe me blu se qielli."
Pas kesaj une mendoja
Se kjo bote nuk ka as fund dhe as fillim,
Dielli lind e perendon
Dhe une eci mbi pluhurin tim.
A do te gjej nje strehe per shpirtin?
Per te mos rene ne boshesi?
Nuk e di, por kam kuptuar,
Se ka ndodhur Thyerja e madhe.



SHQIPERI

Shqiperi,
Une te marr me vete ngado qe shkoj,
Si dashurine e humbur ne zemer.
Pesha jote ne kraharor
Eshte e domosdoshme si besimi.
Ti je per ne
Dielli dhe Hena,
Ferri dhe Parajsa,
Ti je gezimi yne i trishtuar,
Toka me e bukur per te vdekur.

TRILUSSA

Politika

Menyra e te menduarit eshte gjithfare:
im ate qe eshte demokristian
dhe nepunes ne Vatikan
cdo mbremje thote vec lutje fetare.
Nga tre vellezer, Xhixhi, si me i moshuar,
eshte socialist revolucionar,
une, perkundrazi, jam monarkist kundershtar
i Ludovikut qe eshte republikan i kulluar.
Para se te hame, grindemi shpesh
per parimet, jo per hallet tona;
njeri keshtu, tjetri ashtu... duket si kongres!
E c?potere bejme! Vetem atehere
kur mamaja na sjell te gjitheve makarona
biem ne konsensus njeheresh te tere.


Shpallja

Mbreti luan, pa pritur, pa kujtuar,
nxori nje shpallje ku qe shkruar:
"Kush do te perflase mbretin e pyllit tone,
do t?i pritet koka, per zone!"
Pas kesaj shpalljeje, natyrisht,
kafshet e mbyllen gojen rreptesisht.
Nje pule e pyeti qenin: - Po ti c?thua?
- Eh, - tha qeni, - ide tjeter s?kam,
po ti mendon si une, apo jo?
- Po, - tha pula dhe beri ham-ham-ham,
dhe qeni menjehere ia beri ko-ko-ko.
Vec nje gjel kthetercfurk,
ngaqe ishte shume i ri
kendoi me force ki-ki-riki,
por ate e rrasen menjehere ne burg.


Demokraci

Mbreti i pyllit, nje mengjes,
hyri ne dyqan tek nje berber,
i thote: - Me bej nje nder,
keto xhufka qe kam dua t?i pres;
tani kohet me s?jane,
mjaft me mantel e parukiere,
sot nje sovran praktik,
duhet te jete demokratik,
sidomos ne veshjen qe mban.
Merre briskun, pra, fillo,
e prit e shkurto, derisa
te dukem si shtetas cfaredo! ?
Berberi u bind, por e qethi me aq zor,
sa pas gjysme ore luani i ngrate
sapo hyri brenda portes se larte
te oborrit mbreteror,
populli e pa pa interes
sepse e mori per qen danez
dhe s?i beri fare demonstrate.

Perktheu Kadri Vokopola

Philippe SOLLERS - Disa pyetje mizore

Hija nxitese

Ne parim ceshtja eshte zgjidhur: Proust-i kishte te drejte dhe Saint-Beuve u gabua, vepra e nje shkrimtari nuk ka lindur nga "uni social" i tij, por me shpesh nga nje pervoje e tij qe mbetet jashte dyshimit te bashkekohesve te vet, te marredhenieve, miqve dhe mjedisit te drejteperdrejte. Askush nuk eshte me i fshehur, i pakapshem, kontradiktor, mashtrues. Librat lindin nga vetmia, nga qetesia, nga e papohueshmja, nga nje hije nxitese dhe e mbrojutur me xhelozi. Sociologjia eshte krekosur mjaft, por mania sociologjike tashme u tejkalua ne nje kuptim a nje tjeter, askush nuk do te mund te tregoje kurre saktesisht perse MX, permes kesaj ose asaj peripecie historike a private, ka shkruar kete poezi, keto romane apo keto fraza. Sartre-i shpjegon shkelqyeshem gjithe epoken e Flaubert-it dhe Fluabert-in vete ne kete epoke, por jo romanin "Zonja Bovari". I njejti problem ngacmues me Mallarme-ne, Baudelaire-in, Genet-in. Baudelaire-i ishte nje permbyses i rrezikshem per Saint-Beuve-in? Nje reaksionar i prapambetur per Sartre-in? Procesi mund te vazhdoje dhe me se pakti mund te gjendet zgjidhja perfundimtare (per shembull: askush nuk lexon me ose nuk di te lexoje), por nuk ka asnje arsye per t'u ndalur. Kiekergard-i thoshte: "Bota mbetet gjithnje e njejta dhe eshte e padurueshme te jesh bashkekohes i dickaje te madhe." Ne e dime tani, ne saje te politically correct, qe kjo tolerance mund te perdoret gjithshtu per te gjithe te kaluaren ( ne te cilen politically correct nuk eshte vecse nje trashegim i levizjeve te medha totalitare te shekullit). Ne nje menyre a nje tjeter, eshte nje loje femijesh te tregosh se gjithe shkrimtaret, pa perjashtim, kane qene, dhe domethene rrezikojne te jene, fajtore. Ata jane me siguri ne nje moment a nje tjeter. Kjo eshte e pashmangshme.

Per te gjitha pushtetet

Sociologjia, psikologjia, interpretimi kritik ose politik, megjithate jane gjera te shkelqyera. Shkrimtari nuk eshte nje qenie e kulluar, ai nuk lind kudoqofte, romani i tij familjar ka rendesi me te madhe, ngjarjet qe ndodhin perreth tij gjithashtu. Kureshtja biografike eshte plotesisht legjitime, qofte dhe per te treguar se ajo kundervihet, jo ndaj nje misteri (asgje s?eshte misterioze ne procesin e krijimit), por mbi nje menyre jetese te ndryshme. Ndermjet reduktimit sociologjik dhe idealizmit mistifikues ka vend per kete pyetje te trajtuar mjaft rralle: cfare do te thote te jetosh me shqetesimin kryesor per ta paraqitur jeten ne nje menyre te vecante? Dhe pikerisht kjo menyre krijon problem per te gjitha pushtet.
Vecanesia eshte gjithnje shqetesuese, ajo mund te shfaqet si nje percudnim i padenje ne menyre te terthorte me kete apo ate tragjedi kolektive, kur nuk eshte krejt thjesht e pranueshme ta afirmosh ate, jashte fatit te pergjithshem. Por le te hamendesojme se librat do te parafabrikohen gjithnje e me shume dhe do te programohen ne funksion te rentabilitetit te tyre, atehere cdo vecanesi kokeforte behet nje akt revolte ose nje megallomani. Le te shkojme me larg: ne mund te imagjinojme se nje dite te qenit politikisht korrekt do te pervetesohet dhe do te jete konform me gjenetiken. Atehere qortimi themelor do t?i drejtohet vete trupit te shkrimtarit. Seksualiteti i tij ishte tashme nje burim shqetesimi. Por edhe vete fakti qe ai ekziston, mund te perbeje nje pyetje. Ai nuk i nenshtrohet tregut? Teknikes? Por per cfare e mban veten ai?
Claudel-i, i ndikuar vete nga Mallarme-ja, ka shkruar nje dite: "Objekti i letersise eshte te na mesoje qe te lexojme." Kjo formule duket se nuk thote asgje e njekohesisht thote gjithcka. Nuk jane vetem edukimi, shkolla, e verteta e jetuar, aspekti shoqeror, qe na cojne te kjo aftesi e tmerrshme, por letersia. Prandaj ajo do te jete perjetesisht e dyshimte. "Letersia, thoshte Hemingway, eshte e dores se pare. Kur shoqeria shkon keq, eshte ajo qe ekspozohet me shume." Duhet besuar se shoqeria ka nje tendence negative per te shkuar gjithnje keq, por kjo renie zhvillohet ne nje menyre qe ne na duket e vecante. Dhe vertet, kush nuk beson sot se eshte i afte per te shkruar?! Kush nuk ka nje koke shkrimtari?! Askush, ose pothuaj askush. Por, paralelisht, kush di ende te lexoje? Te lexoje me te vertete? Pyetje mizore, aq sa duke u nisur prej saj mund te tregojme anekdota mbi anekdota. Analfabetizmi, padituria mund te kapercehen sigurisht, por te dish te lexosh eshte ceshtje e nje gjeresie tjeter dhe nga kjo varet perceptimi i asaj, qe ne e quajme jete. Te dish te lexosh, do te thote gjithshtu te mund te lexosh gjithcka pa mospranime dhe pa paragjykime: Claudel-in dhe Celin-in, Artaud-ne dhe Proust-in, Sade-in dhe Biblen, Joyce-in dhe de Sevigne-in... Te dish te lexosh do te thote te perjetosh boten, historine dhe ekzistencen e saj te mirefillte si nje deshifrim te vazhdueshem. Shihni jeten e perditshme te Voltaire-it: e rrzikshme, dredha-dredha, nervoze, cfare romani i mrekullueshem!

Oshetini gazeta e revista

Ne kundershtim me nje opinion frikacak e te njohur, nje shkrimtar i vertete nuk ka perse te frikesohet nga biografia e tij. Proust-i e rishikon Saint-Beuve-in sa i perket ceshtjes se "unit shoqeror", sepse ky i fundit kenaqet me dukjen, me njoftimet siperfaqesore, duke reflektuar thjesht (sic eshte rasti i shume sociologeve bashkekohes) per ekzistencen e tij banale. Por kush mund ta mbroje tezen se biografia dhe korrespodenca e Proust-it jane te teperta dhe te demshme per leximin e vepres se tij madhore "Ne kerkim te kohes se humbur"? Askush me besim te vertete ose, atehere, ata qe mbahen per shkrimtare te rendesishem jane te interesuar te fshehin faktin se jeta e tyre nuk ka asgje interesante per t?u zbuluar. Jo, nje shkrimtar nuk ka perse te kete frike nga nje kerkim i hollesishem mbi jeten e tij dhe nga rrefimi i kesaj jete, perkundrazi. Ekzistenca e nje shkrimtari eshte prej natyre plot me bomba me shperthim te vonuar. Dredhite e tij, maskimet e tij, veset e tij, frikerat e tij, braktisjet e tij, heroizmi i tij, shkurt, taktika dhe strategjia e tij jane pjese perberese e librave te tij. Ne momentin kur ai shkruante kete apo ate veper, si e jetonte ai kete apo ate gje? Proust-i i perdorte leterkembyesit e tij duke abuzuar me ta? Shkelqyeshem: ne mund te verifikojme keshtu vitalitetin e tij te jashtezakonshem, te qendrueshem, qe e gjalleronte ate, madje edhe duke vdekur. Joyce-i harxhonte pa i numruar parate e grave te tij me mecene, duke i prekur me fatin e tij dhe duke vazhduar te shkruaje variacione qe ato nuk i kuptonin aspak? eshte per t?i hequr kapelen. Genet-i nuk eshte biirboja qe besojme ne? Fuqia e tiuj imagjinative na habit. Nje profesor zbulon tani se voni ne California dedikuesen, dikur valltare, te romanit "Udhetin ne fund te nates". Kjo eshte e rendesishme, po aq edhe sa marredheniet ndermjet Celine-it dhe Elisabeth Graig-ut, qe mbeten ende te turbullta. Dhe pastaj, ne menyre te pashmangshme, pyetjet e medha: e mira, e keqja. Per sa me siper, ne nuk perfundojme asnjehere, debati rifillon cdo dite; dhe kjo eshte normale. A mund te jete nje shkrimtar i madh njekohesisht edhe nje hor? Nje shkrimtar i konsiderueshem dhe nje individ i neveritshem, tradhtar, i papergjegjshem, i verber dhe i dhurdher ndaj vuajtjeve te njerezve? Por gjithshti: ndoshta nje tip i mire ne te gjitha raportet dhe nje shkrimtar shume i keq? Te gjitha keto pyetje (pervec kesaj te fundit qe nuk eshte bere kurre) jane te palodhshme, oshetini gazeta, revista, kolukiume, teza, predikime!

Jeta dhe vepra

Vetem vepra ka rendesi? Jo. Vetem jeta? Jo. Te dyja jane te lidhura ne menyre te pazgjidhshme dhe kjo eshte ajo qe perfton tmerr. Dashuria, seksi, udhetimet, alkooli, droga, angazhimi politik, miqesite, grindjet (keto jane shume te rendesishme), veshtiresite me opinionin, universiteti, botuesit, kritiket, te lajthiturit, kopjuesit, xhelozet, fotografet, stacionet e radiove, stacionet televizive, praktikat mondane, te bankiereve ose ato te te vecuareve, internimi, burgu, ilegaliteti ose fasada e respektueshmerise, anarkizmi i perseritur ose shija e nderimeve ? ketu ka per te gjitha klanet, per te gjitha partite, per gjithe enderrimet. cdo episod eshte vendimtar, zhvendosja me e paket e lojes si dhe ajo e disfatave, ka nje histori te dukshme dhe sekrete. Shkrimtari ka te drejte, ai nuk ka te drejte, ai zgjedh me saktesi, ai gabohet, ai fundoset ose ai rifillon. Ne e injorojme ate, ne i thurim lavdi, ne e gjykojme, ne e denojme, ne e rehabilitojme mbas vdekjes, ne zbulojme nje dokument te ri, letra qe te lene pa mend, nje dosje te policise qe kishte humbur, nje marreveshje e fshehte e dyshimte, nje lidhje e pakuptueshme, akte shpirtmiresie perkunder bindjeve te tij, vetmohim dhe besnikeri te pabesueshme, qendrime indiferente te pafalshme, zvaritje te pashjegueshme. Dhe ne te njejten kohe ai ka qene dhe qendron aty, nen syte tuaj, duke perjetuar fjalet e tij, ndjenjat dhe idete e tij ne nje menyre tjeter nga ajo e kalimtareve te ekzistences. Jeta e tij eshte nje veper per vepren, njekohesisht me vepren. Proust-i shkoi deri sa te thoshte se letersia ishte jeta e vetme e jetuar realisht. Nje propozim sigurisht i papranueshem, apo jo? Dhe Zoti? Dhe njerezimi? Dhe shkenca? Po, po, pa dyshim. Por nga vjen ky emocion i cuditshem duke lexuar nje shkrimtar, ose duke mesuar kete apo ate detaj shprehes te udhes se tij? Dikush e ka ndier hapesiren dhe kohen ne nje menyre, qe ne nuk do ta mesonim kurre prej askujt tjeter pervec atij? A ekziston infiniti brenda nje casti? Nje univers ne tri radhe?
Jeta eshte tragjike. Jeta eshte komike. Jeta ka nje kuptim. Jeta nuk ka kuptim.
Une gjithnje kam menduar se duhen mbrojtur shkrimtaret. Te flasesh vetem mire per ta.
Ja fundi i nje novele, shkruar me 1936, nga Scott Fitzgerald-i dhe titulluar "Mbasditja e nje shkrimtari": "Ai pershkoi sallen e ngrenies dhe shkoi ne studio i verbuar per nje cast nga shkelqimi i dy mije librave te tij ne perendim te diellit. eshte mjaft i lodhur, shtrihet rreth dhjete minuta dhe pastaj mendon nese, gjate dy oreve qe i mbeten deri ne drake, do te mundet te filloje te punoje mbi nje ide."

Perktheu Fatmir Alimani

Alfred Hickok - Hija qe ndjek e perndjek

Nuk ka dyshim se trapiantet e organeve kane rezultuar shume te nevojshme per njerezit. Megjithate, pyes veten nese mjeket i kane perllogaritur te gjitha efektet e mundshme anesore.
Dhe ja perse: disa kohe me pare, u njoha nga afer me nje prej ketyre efekteve dhe druaj qe mjeket te mund ta kishin parashikuar te ndodhte. Qe nje zbulim nga nje vizite, qe i bera nje mikut tim, Osmond Smythe, te cilit, per shkak te perdorimit te vazhdueshem dhe per nje kohe te gjate te alkoolit, i kishin hequr dhe zevendesuar nje veshke. Kur hyra ne dhomen e tij ne spital, vura re nje burre te paket, te moshuar, ulur ne nje qoshe, i heshtur, me nje veshtrim te mberthyer mbi Osmond Smythe-in. Kishte dicka sentimentale ne kete veshtrim te ngulitur, rrobat e tij ishin jashte mode dhe kishte mbathur cizme me qafa te larta e me kopsa. Mendimi i pare, qe me pershkoi, ishte se kisha te beja me nje te aferm te varfer te mikut tim. Gjate bisedes me Osmond Smythe-in (kembengula te vullneti i tij per te mos vene kurre me alkool ne goje), vura re se Osmond-i vazhdonte t?i hidhte veshtrime te shpeshta burrit te moshuar ne qoshe. U bera kureshtar dhe pyeta kush ishte ai.
- eshte babai i Harry-t, - me tregoi Osmond Smythe me ze te ulet. - Harry ka vdekur ne nje aksident dhe mua me kane dhene njeren nga veshkat e tij.
- Kuptoj, ky fakt ju ka lidhur midis jush.
Miku tundi kryet:
- Nuk e kam njohur kurre kete plak te marre. Nuk eshte ketu qe te kujdeset per mua, por per t?i bere nje vizite veshkes se te birit.
E po, mendova, perse jo! Nese plaku kishte deshire t?i jepte lamtumiren e fundit asaj cka i kishte mbetur nga i biri, miku im nuk kishte perse t?ia mohonte kete privilegj te vogel.
Muaj me vone, kur e pashe perseri Osmond Smythe-in, ai po kthehej nga fusha e golfit. E kush po ia mbante pajisjet, thoni ju, kush tjeter, vecse vete zoteria i moshuar me veshtrimin e trishte e cizmet me qafa te larta, ai qe kisha pare ne spital. Kjo, natyrisht, rizgjoi kureshtjen time.
- eshte nje histori qesharake, - me tha Osmond Smythe. Vura re se, megjithate, nuk qeshte. - Me ndjek kudo qe vete. Ne zyren tim, ai rri ne paradhome. Ne shtepi, eh, i kemi dhene dhomen e miqve. eshte halli i veshkes se Harry-t, kupton, dhe ai e ruan, duke u siguruar se une e kam nen kujdes.
- Tani e mora vesh perse te eshte bere caddie, - thashe per mbajtesin e pajisjeve. - Per lehtesi.
- Ne fakt, nese luaj golf, e bej per shkak te tij, - me shpjegoi Osmond Smythe. - Ai do qe une te merrem me kete sport, sepse i ben mire veshkes se Harry-t.
Kaluan dhe shume muaj te tjere, perpara se kjo lidhje e pazakonte te terhiqte serish vemendjen e kureshtjen time. Me foli per ta nje mik i mikut tim.
"Nuk do ta njihje", me tregoi miku yne i perbashket per Osmond Smythe-in. "Fakti qe ka gjithnje nje hije nga pas, po e con ne nje ezauriment nervor. Dhe sa me teper keqesohet ai, aq me shume shqetesohet plaku e me shume i ngjitet pas. Po e detyron Osmond Smythe-in te marre doza te medha Vitamine E. Dhe nuk fle me ne dhomen e miqve. Shtron per te fjetur ne kembet e shtratit te Osmond Smythe-it."
"Duket se eshte pikerisht plaku qe po ben te deshtoje misioni i tij", thashe. Miku yne i perbashket ishte i nje mendjeje me mua. "Dhe cka eshte me tragjikja, kam frike se plaku po e shtyn Osmond Smythe-in t?ia filloje serish te pirit."
Ishte nje frike profetike.
Disa jave me vone, ndersa hyja ne nje restorant per te drekuar, degjova papritur nje "psss". Dukej se vinte nga nje palme e madhe ne vazo. Hodha veshtrimin dhe prapa saj zbulova Osmond Smythe-in. Nga ai qe njihja, kishte mbetur vec nje kujtim. Floket e tij ishin bere te bute si prej bore dhe syte te futur thelle ne zgavra.
"Shpetome", peshperiti me nje pamje prej te deshperuari. "Duhet te pi dicka!" I thashe te provonte ne bar. "Porosit ti per mua", m?u lut. "Kur baristi te vere goten ne banak, me bej nje shenje. Une do te futem me vrap."
Frika e tij imagjinare ishte se mos hija e vet e moshuar ndodhej ne prite diku prane. Keshtu, per keqardhje e meshire, ndoqa sugjerimet e tij. Hyra ne bar dhe porosita pijen qe me kishte kerkuar. Kur e sollen ne banak, i bera shenje Osmond Smythe-it se po e priste shpetimi.
Ai u ngrit vrik prapa vazos se palmes dhe u drejtua nga banaku me galop. Por ndersa behej gati te rrokte goten, plaku u shfaq papritur pas banakut, si nje djall hakmarres. Ngriti bastunin e trashe, qe e mbante me vete dhe e beri cope-cope goten me pije qe kerkoi miku. Osmond Smythe-i uleriti nga tmerri dhe doli me vrap nga restoranti. Plakushi iu vu pas duke u lekundur ose, per te qene me te sakte, iu vu pas veshkes se Harry-t.
Historia, dhe kjo eshte me e pabesueshmja, do te kete se shpejti nje hapy end. Osmond Smythe eshte shtruar serish ne spital dhe plakushi i gjendet prane. Jane ne pritje. Kur te krijohet rasti dhe te behet me mire, miku im do t?i nenshtrohet nje trapianti tjeter. Veshken e Harry-i do t?ia heqin dhe do t?ia vene dikujt tjeter. Po presin nje dhurues qe t?i jape Osmond Smythe-it nje veshke, per te zevendesuar ate te Harry-t. Shtyrja e operaconit ka ardhur si rezultat i kembenguljes se mikut tim qe dhuruesi ne fjale te jete jetim.

Perktheu Vjollca Lisi

Carlos FUENTES - Miqesia korret sepse mbillet

Artisti, si percaktim, meson shume shpejt ta duroje vetmine ne emer te krijimit te vepres.
Por, me gjeresisht, eshte vete miqesia ajo qe na detyron jo vetem te njohim kufinjte tane, porse te kuptojme se keta kufinj i ndajme me te tjeret. Jemi miq ne bashkesi: kemi nevoje per njeri-tjetri.
Me te drejte Thoreau-ja thoshte se kishte tri karrige ne shtepi. Nje per vetmine. Tjetren per miqesine. Dhe te treten per shoqerine. Te dish qe je vetem, eshte e kunderta e domosdoshme dhe pasuruese e te dish qe je me miq.
Vetmia nuk eshte e vetmja e kundert e miqesise.
Edhe vdekja eshte po njelloj. Ashtu sic kujtoj benikerisht miqte me te larget te femijerise, po ashtu kam kujtese te perhershme per miqte e vjeter qe tashme u larguan, por edhe per mesuesit e mi.
Brezi im kujton me verecundia (vertetesi) latine dy mesuesit e medhenj te rinise sone. Meksikanin Alfonso Reyes dhe spanjollin Manuel Pedroso.
Dy njerez te ditur qe ishin dhe miqte tane. Mesimdhenia e tyre intelektuale nuk ndahej nga ajo miqesore. Nuk kerkonin adhurim pa kundershtira, si mesuesit e rreme. Kerkonin dhe prisnin rifitimin e vete rinise se tyre ne kembim te fitimit te diturise sone dhe pervojes miqesore te pleqerise se tyre.
Arritem te zbulonim me Reyes-in, nje burre i shkurte dhe rrumbullak, me Pedros-in, i gjalle dhe kockanjar, se miqesi do te thote te rezistosh ne pleqeri apo ne kohe.
Se perhere te duhet te zbulosh me shume se ajo qe ekziston.
Se miqesia korret ngaqe mbillet.
Se askush nuk ben miq, pa bere armiq, porse asnje armik nuk mund ta arrije kurre lartesine e nje miku.
Se miqesia eshte nje forme e maturise.
Miqesia eshte besim. (eshte me e turpshme te mos kesh besim te miqte, sesa t?i genjesh ata, ka shkruar La Rochefoucauld.)
Miqesia, qe te jete e afert, na meson rrugen e respektit dhe te largesise. Ndonese miqesia na lejon te urrejme dhe te duam te njetat gjera.
Keshtu, epokat e jetes maten me gradet e aferise intime qe mbajme pergjate moshes sone. Harrohen miqte e larget ne kohe. Braktisen miqte e rinise qe nuk u rriten me te njejtin ritem si ne. Kerkohen miq me te rinj per te kapur hapin e nje gjallerie qe biologjikisht largohet.
Kerkojme miqte e nje jete te tere dhe nuk kemi c?themi me.
Shohim renien e miqve te vjeter dhe te dashur, te cilet nuk i rinjohim me ose nuk na rinjohin me.
Por kur mosha largohet, kete e ben vetem sepse eshte duke na pritur.
Ne lindje zene te xixellojne serish dritezat e rinise se pare.
Ne mes ndoshta te nje mjegulle te larget, kujtojme aferite. Zbulojme se bashku ate qe ekziston, rifitojme rinine, behemi serish bande, grup, lagje, skuader, gang.
Nisim serish te korrim pasione dhe te nenshtrojme nenkryerje.
Dhe veshtrojme me mall ore t antike te miqesise, sikur te mos kishin ekzistuar kurre...

Perktheu Mira Meksi

Kostas VARNALIS - Njerezit e perulur

Do te me mjaftonin vetem tri fjale, per te treguar se cfare sherbimesh te medha i kam sjelle une atdheut ne ndarjen e qytetareve, nga njera ane ? njerez te ngopur me te mirat e jetes, nga tjetra ? ne rrenjedale.
Po filloj.

A.
Une kam provuar se shpirti i njeriut eshte i pavdekshem. Pra, ekzistoka shpirti! Per hir te shpirtit ekzistojne (domethene, duhet te ekzistojne) shteti (ligje e prifterinj) dhe perendite. Frika e perendive dhe e ligjeve na mban qe te mos e ngarkojme shpirtin me mekate... e te mos futemi ne burg.
Qytetare te Athines!
Po te mos ekzistonte shpirti, nuk do te kishin ekzistuar as perendite, as prifterinjte, as edhe shpirti i pavdekshem.
Ne, te mjeret e rrenjedalet, duhet te kemi besimin se do te gezojme te gjitha te mirat ne jeten e pertejshme, e cila s?do te kete kurre mbarim, mjaft qe te vdesim. Neve nuk na lejohet te marrim mbrapsht me duart tona ato, qe na i marrin sunduesit me ane te forces e te dinakerise, me pak fjale, ato qe perfitojne me gjakun tone e me voten tone. S?ka asnje dyshim se ata do te denohen nga Zoti ne boten tjeter. Kemi per te pare me syte tane sesi, ne sketerre, ata do te futen ne kazane te mbushur me katran dhe do te vlojne perdite e pergjithnje. Se, po t?i denojme ne me duart tona, atehere do te behemi ne te ligj, do te ngarkohemi ne me mekate dhe do te na fusin ne ne kazanet e xhehnemit.

B.
Kjo nuk ka qene fjale qe e merr era, por guri themeltar i doktrines sime. Per kete i dhashe edhe nje forme te prere katrore, duke predikuar: "Me mire ta pesoj ne kurrizin tim cdo padrejtesi, sesa te bej vete padrejtesira!" Dhe nje gur i tille themeltar forcohet me teper mbi reren e ujit dhe ne shpirtrat e dobet. Sa me teper i perulur te jete njeriu, aq me i pavendosur behet, sa me i lodhur te jete nga jeta, aq me pak merr fryme lirisht, me pak mendon e me pak zemerohet. Qe te rezistosh kundrejt padrejtesise, duhet guxim e besim ne vetvete, po aq me teper duhet guxim qe te besh padrejtesira. Duke jetuar gjithnje me friken ne bark, nuk deshiron te kesh telashe te medha e te ndiesh vazhdimisht ne shpirt nje frike te madhe. Prandaj e le veten te terhiqesh ne rehatine e mungeses se vullnetit dhe ne egoizmin e dhembjes. Dhe jo vetem qe qendron pasiv kur te grabisin c?nuk ke, por nuk i prek me dore as ato te pakta qe ke, agjeron me dashje duke mos ngrene, mos pire e duke mos prekur femra, urren e perbuz diellin, detin, ajrin e paster te malit e shetitjet dhe kerkon te gjesh semundjet, vuajtjet, ndersyne, heshtjen e vdekjes. Dhe ja parulla: "Dhembja forcon moralin!" Une, pra, kam qene ai qe kam ngritur ne qiell si flamur te Kopese gezimin e dhembjes. Sa per ata, qe s?mund te durojne dhembjen, jane menduar ligjet e Solonit, pse ne baze te ketyre ligjeve jane ngritur tempujt e dashurise se lire. Ne te tille tempuj-kuplara, cilido blen me cmim te ulet persosmerine, domethene, harresen e vetvetes.

C.
Po kete mendim e kam shprehur edhe ndryshe me keto fjale: "Asnje nuk behet i lig me dashje." Kjo do te thote shkurt: mos denoni ata qe bejne padrejtesi, sepse do t?u beni... padrejtesi. Ata jane te pafajshem. Te shkretet, nuk dine se bejne keq. Kini durim. Po t?i mesojme se c?eshte e mira dhe e keqja, do te zhduken nga kjo bote te gjitha te ligat e padrejtesite dhe do te mbreteroje kudo shpirtmiresia... Per kete na nevojiten shkolla. E keto shkolla, e dini se kush do t?i ngreje? Ata qe bejne padrejtesira. Dhe ja perse: Pasuria qe kane eshte edhe detyra, edhe shpejtesia, edhe e mira. E qe te mo e bejme terkuze duke u zgjatur, ata vete do te edukojne djemte e popullit qe, kur te rriten, te mos rezistojne kunder padrejtesise.
eshte e qarte tani se filozofia ime mbronte regjimin e pabarazise, ate qe kemi thene e sterthene: "interesin e me te fuqishmit". Pa dyshim, per nje arsye te tille ju nuk duhej te me vrisnit! Shtetet, qe do te vijne me pas, do ta dine me mire punen e tyre. Keshtu, shkolla, shtypi e kerbaci nuk do te lene gje pa bere per te pajtuar ata qe s?mund te pajtohen me anen e parulles se "harmonise se klasave". Vetekuptohet tani se une kam qene dirigjenti i pare i kesaj harmonie, megjithese ju po me denoni me vdekje si ateist. Neser-pasneser te krishteret do ta bazojne fene e tyre mbi keto mesime. Do te me nderojne si nje profet te perendise se tyre dhe surratin tim do ta pikturojne neper kisha me nje aureole te gjere e te arte rreth flokeve te tyre.

Perktheu Spiro Xhai

Georges BATAILLE - Te LODHUR NDAJ DREJTeSISe

1.
Marcel Proust-i shkroi te Jean Santeuil: "Me ndjenje hareje e burrerore degjojme fjale te cuditshme dhe te guximshme nga goja e njerezve te ditur, te cilet, thjesht nga nderi profesional, vijne e thone te verteten, nje te vertete, per te cilen merakosen vetem se eshte e ketille. Kete te vertete e ruajne ne artin e tyre pa pike ngurrimi, per te zemeruar ata, te cileve ajo u shfaqet ne nje menyre krejt tjeter, si pjese e nje teresie arsyetimesh, per te cilat atyre as qe u behet vone". Stili dhe permbajtja e frazes i largohen "Kerkimi-t?", megjithate, ne te njejtin liber, stili ndryshon, kurse mendimi jo: "Ajo cka? na mallengjen aq shume te Phedon-i, eshte se duke ndjekur Sokratin, ne kemi papritmas ndjesine e pazakonte se po degjojme nje arsyetim, pastertine e te cilit asnje deshire e brendshme s?kish ardhur ta njolloste, sikur e verteta te qe e eperme; sepse, ne fakt, ne veme re se Sokrati arrin ne perfundimin se ky arsyetim s?duhet te ekzistoje." Aty rreth vitit 1900, Marcel Proust-i shkruante ne lidhje me ceshtjen Dreyfus. Jane te njohura ndjenjat e tij pro Dreyfus-it, por qe prej "Kerkimi-t", shkruar dhjete vjet me vone, ato e kishin humbur ate padjallezi sulmuese. Ne vete sot e kemi humbur ate thjeshtesi. Nganjehere, i njejti pasion na jep zemer, mirepo ndihemi te lodhur. Ne kohen tone, ceshtja Dreyfus ndoshta s?do te bente shume zhurme?
Po te lexosh "Jean Santeuil", cuditesh se sa rendesi i kushtonte Proust-i politikes: qe tridhjete vjecar. Shume lexues do te shtangen kur te vene re te riun Marcel te vloje prej zemerimit, sepse duke marre pjese ne seancen e Dhomes, ai s?mund te duartrokiste fjalet e Jaures-it. Te "Jean Santeuil" mbiemri i Jaures-it eshte Couzon. Ka floke te zinj, kacurrele, por s?ka pike dyshimi, eshte? i vetmi orator i madh sot, i barabarte me te medhenjte e dikurshem. Ndaj tij Proust-i sjell ndermend "ate ndjenje drejtesie, qe nganjehere e mberthente te terin si nje lloj frymezimi"; ai pershkruan " hajvanet e urryer", deputetet "ironike" qe perdorin epersine numerike dhe forcen e marrezise se tyre ne rrekje per te mbytur zerin fergellues, gati kumbues, te Drejtesise". Habitesh prej ketyre ndjenjave, persa ato dalin prej nje njeriu te vaket ne planin politik. Mosperfillja ku ai u zhyt, buronte prej nje sere arsyesh: pa folur per mendimet e tij seksuale, qe i qene bere havale, borgjezia, se ciles ai i perkiste, ndihej e kercenuar prej levizjes punetore, kurse vetedija luajti rolin e saj ne dihatjen e shpirtmadhesise revolucionare.
Ta themi fillimisht se kjo zemergjeresi u mbeshtet ne zemerimet qe s?kane te bejne me politiken; "urrejtja e prinderve te tij e hodhi ne entuziazmin e plote mbi veprimet e (Jaures-it)". Ai qe flet eshte vertet Jean Santeuil-i, por ne karakter eshte autori i "Kerkimi-t". Tani e dime se pa botimin e "Jean Santeuil-it", ne nuk do ta dinim qe Proust-i ne rinine e tij qe socialist? Nuk jane pengesat madhore qe has e verteta ne politiken e perditshme. Vete keto pengesa qene njohur qyshkur. Shprehja, ne gjuhen e Proust-it, do te qe e rendomte, po te mos mbante vulen e kaq e kaq ngathtesive: "Jeta dhe sidomos politika eshte lufte dhe, meqe zemerligjte jane te armatosur me gjithfare menyrash, edhe te ndershmit duhet te behen te tille, kur behet fjale per te mos e lene drejtesine te shuhet."
Thurja e librit donte qe, ne parim, Jaures Couzon -i t?i kundervihej nje fushate shpifjeje drejtuar kunder te atit te Jean-it. Mirepo njeriu i politikes, sado i dhembshur qofte, s?do te kish mundur "te kthente kunder tij te gjithe ata qe luftuan per te, te rrenonte vepren e jetes se tij dhe te njolloste triumfin e ideve te tij, ne perpjekje per te rehabilituar ndonje te moderuar, te dyshuar me pa te drejte". Detyre tejet e kote, sepse, i vetem, ai do te deshtonte ne menyre te pashmangshme. "Qe te triumfonte pasioni i ndershmerise, ai qe detyruar te njesonte sjelljen e tij me ate te nje partie me te forte, per te cilen, ne kembim te ndihmes qe ajo i jepte, ai qe i detyruar te braktiste dallimet e veta." Zeri i Jean-it, ai ze qe vjen prej nje kohe kur keto kundershti kishin kahun e tyre, me nje thjeshtesi te cuditshme ne ditet tona, nxori si perfundim: "Ju sakrifikoni gjendjen tuaj politike, te miren e te gjitheve, jo per ndonje miqesi te vecante, por per interesin tuaj. Po, te miren e perbashket. Te padrejte me tim ate nuk jane vetem gazetaret. Edhe lexuesit e tyre behen te tille, te keqinj. U ngjallet deshira per te te thene, te nesermen, se njeri nga te afermit e tyre, qe e mbanin per te mire, eshte i poshter... Jam i mendimit se keta do te mbreterojne nje dite. Dhe ky do te jete mbreterimi i padrejtesise. Ne pritje te qeverise se padrejte dhe padrejtesise, ata pergatisin ate dite, duke mbreteruar nepermjet shpifjes, shijes se skandalit dhe mizorise ne cdo zemer."

2.
Ky tingellim i patekeq, thene prej nje autori, i cili nuk qe i padjallezuar, te le pa mend. Por a mund te na genjeje thelbi i mendimit te tij?
Na mbetet pohimi i nje levizjeje te njohur. Askush s?do te cuditet, po lexoi kete fraze ne vellimin e trete te "Jean Santeuil-it": "Sa e sa letra shkruajme, ku i themi vetes: "s?ka gje me te ndyre, poshterim i krijeses qe Zoti krijoi ne shembelltyren e tij, se genjeshtra", cka do te thote se me shume duam te mos na genjejne, sesa e mendojme kete." Proust-i shkruan me tej: "Jean-i nuk i tregon (te dashures) se ka lexuar letren poshte zarfit dhe, meqe s?i rrihet pa i thene se erdhi per ta takuar nje djale i ri, i pohon se kete gje e mori vesh nga filani: genjeshter. Kjo nuk e pengon t?i mbushen syte me lot, duke i thene se e vetmja gje e tmerrshme eshte genjeshtra." Ne xhelozi e siper, ai qe akuzonte Jaures-in, tregohet cinik. Ndershmeria e pare e padjallezuar meriton me shume vemendje. "Ne kerkim te kohe se humbur" qemton deshmite e cinizmit te Marcel-it, te cilin xhelozia e shtynte ne dallavere torturuese. Por keto sjellje kaq te kunderta, te cilat fillimisht na dukeshin se perjashtonin njera-tjetren, puqen ne nje loje.
Pa skrupuj - pa merakun per te respektuar rregullat e medha - nuk do te ishim qenie njerezore. Mirepo, ne as do te kishin ditur t?i respektonim gjithnje ato, po te mos kishim guxuar t?i shkelnim ndonjehere, s?do te kishim rrugedalje. Shtojme se, po te mos kishim genjyer ndonjehere dhe te mos na bente nje here zemra te tregoheshim te padrejte, s?do te ishim njerezore. Ne tallemi sheshit me kontradikten e luftes dhe ligjin e pergjithshem qe denon vrasjen, por ashtu si ligji, lufta eshte e pergjithshme. Kudo vrasja eshte e mbushur me tmerr dhe aktet e luftes jane burrerore. E njejta gje per genjeshtren dhe padrejtesine. Vertet ne disa vende ligjet u respektuan me rreptesi, mirepo i turpshmi, qe kthen koken menjane dhe kurre s?guxon te shkele ligjin, percmohet kudo. Ne idene e burrerise ndodhet gjithnje figura e burrit, i cili brenda caqeve te tij, me arsye, por pa frike e pa menduar, di te vihet mbi ligjet. Jaures-i, po te hiqte dore prej drejtesise, s?do te kish demtuar vetem perkrahesit e tij; keta te fundit do ta merrnin per te pazot. Nje ane e shurdher e burrerise te detyron te mos pergjigjesh kurre, te mos pranosh shpjegimin. Ne duhet te jemi te ndershem, te drejte, te cinteresuar, por pertej ketyre skrupujve, pertej ndershmerise dhe cinteresimit, ne duhet te jemi me virtyt te larte.
Nevoja per ta shkelur njehere ligjin, qofte ai i shenjte, e asgjeson kete parim. Kush genjeu rende duke pretenduar se "e vetmja gje mizore" qe "genjeshtra", pati gjer ne vdekje pasionin per te verteten. Emmanuel Berl-i tregon rreqethjen qe ndjeu. "Nje nate, - shkruan ai, - teksa dilja krejtesisht i hutuar nga shtepia e Proust-it, aty rreth ores tre te mengjesit, (gjate luftes) akoma me i rraskapitur se zakonisht prej nje bisede, e cila i kapercente fuqite e mia fizike dhe intelektuale, me t?u ndier vetmitar ne bulevardin Haussman, m?u duk vetja i derrmuar ne menyre te tejskajshme. Po aq i tmerruar, sa pas vithisjes se strehes sime ne Bois-le Pretre. S?mund te duroja me asgje, duke filluar nga vetja, i lodhur se tepermi, i turperuar prej derrmimit tim, me rrinte mendja tek ai njeri, i cili mezi hante, mbytur prej azmes, i pagjume, qe vazhdonte te luftonte kunder genjeshtres, po aq sa kunder vdekjes, pa i bere kurre bisht, as analizes, as veshtiresise per te formuluar perfundimet, madje rrekej me shume per te pakesuar nje cike peshtjellimin e hallakatur te mendimeve te mia. Me neveritej si peshtjellimi, ashtu dhe mefshtesia ime per ta vuajtur ... "
Perkundrazi, kjo makuteri nuk pajtohet me shkeljen ne nje pike te parimit, te cilit i sherben. Ajo eshte teper e madhe per ta kercenuar, madje ngurrimi do te perbente dobesi. Ne baze te nje virtyti qendron fuqia jone per te keputur zinxhirin e tij. Arsimi i trasheguar e ka shperfillur kete perkatesi te fshehte te moralit: kjo e ka dobesuar idene e moralit. Nisur nga virtyti, jeta morale ka pamjen e nje konformizmi te frikshem; nga ana tjeter percmimi i amshtise mbahet per imoralitet. Arsimi i trasheguar kerkon me kot nje perpikmeri siperfaqesore, e bere prej nje formalizmi logjik: ai i kthen shpinen frymes se perpikmerise. Nietzsche-ja, duke kallezuar moralin e mesuar, mendonte te mos i mbijetonte ndonje krimi te kryer.

3.
Po qe se ka moral te vertete, ekzistenca e tij mbetet gjithmone e rrezikuar. Urrejtja e vertete e genjeshtres pranon, jo pa mposhtur tmerrin, rrezikun e marre ne sy ne nje genjeshter. Mosperfillja e rrezikut tregon mendjelehtesi. Pa kete ane te prape, qe pranon denimin, erotizmi do te ishte bajat. Ideja e paprekshmerise ligjore ia heq forcen nje te vertete morale, te cilen duhet ta perkrahim pa u bere rob i saj.
Ne adhurojme ne erotizmin e tepruar rregullin, te cilin dhunojme. Thelbin e njeriut e ben nje levizje e njepasnjeshme besnikerie dhe revolte, ne baze te se ciles ndodhet nje loje te kundertash te hovshme. Jashte kesaj loje na zihet fryma ne logjiken e ligjeve.

Tomislav Marjan Bilosnic

Ditelindje per 500 vjet


Tomislav Marjan Bilosnic, lindur me 18 janar 1948, eshte poet, prozator, eseist, studiues arti, piktor dhe fotograf i njohur kroat. Shqiptar per nga rrenjet stergjyshore. Nje nga arbanasit e Zemunikut te Zares ne Istria, per te cilet ka shkruar imtesisht Aleksander Stipcevic. Librin e pare e botoi ne vitin 1968 dhe ne 40 vjet jete artistike plot 40 libra mbajne emrin e tij, apo thjesht TMB, si te qe nje marke e regjistruar arti. Por jo vetem kaq. Ai eshte autor i majft teksteve hulumtuese mbi liburnen e gjuhen me rrenje tek iliret dhe ilirishtja e kesaj pjese te popullsise shqiptare qe, te togfjaleshi "gjaku yne i shprishur", si me te vyeren ruan pjesen "gjaku yne". Krijimtaria e tij eshte perkthyer ne italisht, gjermanisht, anglisht, turqisht, shqip, spanjisht, polonisht, rusisht,rumunisht,japonisht e sllovenisht. Por me 30 ekspozita vetjake, ai vleresohet gjithashtu edhe per pikturat e tij, te cilesuara si zgjatim ne kohe i shkolles se Jackson Pollock, ndersa pastelet, akuarelet e grafikat spikasin per ndjeshmerine ndaj tonit dhe ngjyres.
Libri Tiger, prej nga jane marre poezite e meposhtme, eshte nga librat e rralle jo vetem te Bilosnicit. eshte nje veper monotematike, nga ato qe ne veshtrim te pare te gabojne, pasi shfaqen si monotone. Kjo ndjesi perforcohet kur pandeh se gjithcka eshte shterur e shuar aq kohe pas krijimit te poezive te famshme kushtuar kesaj egersire epike, me sy te ashper e lekure te bute, qenie ne zhdukje e cila, me shume se si krijese natyrore, sot jeton si krijese poetike fale vargjeve te erreta dhe vezulluese te W. Blake, B. Yets , R. Tagore, R. Emerson, E. Pound, J. H. Borges. Libri i TMB eshte variacion mbi nje teme lekure plot njolla ku poeti fikson perfytyrimet, vizionet dhe lidhjet e tij te cuditshme me kete krijese aq te larget per viset, por jo per shpirtin e tij. Nje tiger i gjalle e metaforik u shfaq nje dite rrugeve te Zares. I ngjashem me vete Bilosnic te cilit i erdhi rasti jo te luante me nje loder pellushi, as te dilte shetitje me tigrin e lidhur, as te behej bari tigrash, sic shprehet Natalia Ginzburg, por te kaleronte mbi tiger apo, sic thekson Ivan Savic Mor, te shkruante nje Tigriade. Do te mjaftonte te lexonim pa nderprerje vetem titujt e ketij libri, per te krijuar nje poeme te madhe. Me ndjesine e peshkut martir, salmonit qe kthehet gjithmone nga eshte nisur, Tomislav Marjan Bilosnic ? ky l'enfant terrible i artit, keto dite erdhi ne Shqiperi per te festuar 60-vjetorin e lindjes, ne vendin prej nga 500 vjet me pare merguan paraardhesit e tij, ne vendin ku nje vit me pare botoi ne shqip vellimin poetik "Velebit" ? maja me e larte e Zemunikut.


Arian LEKA



Letra per tigrin


Tomislav Marjan Bilosnic

NE RRUGEN PAQESORE TE ZARES SHFAQET TIGRI

Ne krye te rruges paqesore te Zares u shfaq tigri
ishte tigri me ngulmues i te gjitha koherave
Pikerisht ashtu, krijese e rralle ne perditshmeri
Askush s?beson ne pamjen e tij
ndonese femijet i sjellin dhurata te vogla
ndersa vajza nga paralagjia vijne ta shohin
jane shtene me ate cka eshte m?e bukur
Te gjithe e shohin me miresjellje nga larg
dhe duke mos besuar kthejne shikimin nga qielli
qe rri pezull mbi ta i mendafshte si vete tigri
Ne kercimet e gjata ai hidhet mbi shtepite
ka droje se do ta vrasin ne rruge
ata qe shtiren e s?e duan fare
mirepo klithin per te sa i bukur qenka
si valebardha te larta jugu
qe tashme per dite te tera e njohin gjithe qytetin
Tigri as qe parandien se ka rene ne kurth
ne gropen qe ia rremihin neper vite
embel i buzeqesh fanitjes se saj te papandehur.


DUKE Me PRITUR,
TIGRI S?KISHTE NGReNe

Tigri gjezdis luadheve
ben c?nuk per te me gjetur
Ndonese eshte dinak dhe finok, por
s?me shqeteson
Metoj te me prese ne kapercyell te malit
por mencurine e kam parandiere
Duke me pritur tigri s?kishte ngrene
Tere diten gjahtoi i uritur.


TIGRI IKU ME LINDJEN E DIELLIT

E la shtepine time
teksa une beja nje shetitje
U shperngul ne nje fqinjesi sekrete
Ende s?e besoj se ka hequr dore nga une
qe s?do te kthehet me
ndaj dyert i mbaj hapakrahas
dritaret e hapura
Dhe catine e kam derdhur
te gjitha gjerdhishtet i zhvendosa
Ne vendet ku e pres
kam lene shpirtmadhesine e cmuar
Tigri iku me lindjen e diellit
u pershkua neper biskun e kallamit te bambuse
sikur te kishte kaluar neper shkumes
ashtu ishte zverdhur
Hoqi dore nga cdo gje qe ishte imja
si ashiku i fyer.


TIGRI PIKTURe

Ai eshte i vetmi lloj i vecante
qe nuk me shqitet
duke me percjelle me sy
Nuk e ushqej
por ai ka trupin tim
per cdo nate
u ndal ne levizje e siper
sikur deshi te me udhezoje
ne fshehtesira
qe s?i marr vesh
E degjoj si merr fryme
si e ben fir barin
mbi te cilin ec
gjersa shikon nga une
i kornizuar ne pikture
ne mur te dhomes sime.


TIGRI PI cAJ

Pyetja eshte si pi caj tigri
Valle tigri pi caj te valuar
apo pi caj te ftohur
A pi tigri caj me pese
Ne cdo rast gjithsesi tigri pi vetem
Ai pi kur rreth tij s'gjendet gje e gjalle
Pi atje ku njeriu asnjehere s'ka qene
Me syceltesi drithme ai pi cajin
Koka e tij pasqyrohet ne caj
caji i Indise e qeteson plotesisht
S'dihet vetem kur e pergatit
Ke therret per caj
Pikepyetje eshte nese i mban mbyllur qepallat
teksa pi i ngazellyer caj
qe me pastaj ta urinoje ne mocal.


TIGRI I NUNOSET PYLLIT Te VIRGJeR

Ja ku jam ketu para teje
i drejte dhe i paster si gjelberimi
tigeror si zogjte e mbreterise qiellore
Paudhesi dhe asnje te keqe s'u kam bere bishave
nuk te kam perndjekur
Asgje te keqe s'te kam bere as ty
Askend s?kam vrare
Askend s?kam lene uritur
Askush per shkak tim s'ka qare
Te gjitheve u kam bere flijime
atyre vetem
i paster jam si cdo kryezot
qe i frigohet nje nenshtetasi
E ketille eshte jeta, pyll i pashkelur, ne mes teje
Ti je roj? e se vertetes
Ti je jeta ime e embel
Ti me jep ushqim
Ti ruan ate qe bej dhe them
I pafajshem vij para teje te gjykosh
Ti e di pse hesht
Asnjehere s'te kam urdheruar te vrasesh
Ty te rrefehem
duke te mbajtur per shenjetar te perkushtuar.


TIGRI TAKON MACEN EGJIPTIANE

Tigri takon macen egjiptiane
dashnoren e tij te zeze
keshtu pres edhe une
Tigri e di mire se femra
duhet te jete patjeter e vetmuar
Keshtu edhe une mesoj per endrren e tij
nen bedenin e larte te dashurise
Tigri kerkon lekure elegante
tash dymije vjet eshte pa te
si une qe jam qyqar ne dashuri
dhe i habitur qendroj perpara tij
ne vetmi.


LEGJENDA PeR FLOcKeN

Alfesibeja ka ardhur te lumi
Alfesibeja s'ka mundur ta kaloje lumin
Dionisi eshte transformuar ne tiger
Dionisi e ka pershkenditur flocken aziatike
Tigri Alfesiben e ka mbartur pertej lumit
Solaxi me pastaj e ka quajtur Tiger
Keshtu e shpjegon Plutarku prejardhjen e lumit
Keshtu e percjell Plutarku rrefenjen
vecse askush s'flet per ate
se si tigri dhe flocka jane bashkuar
Kete s?e thote as biri i tyre Medeu
Kete s?e thote as kreshniku
i cili ia dha emrin Medeut
Te gjithe qe duan ta zbulojne ate rrefim
ende presin ne lumin e Mesopotamise.


TIGRESHA E PRET TIGRIN

Vetem nje tigreshe
i ndodhin te ketilla
Ne kohen e sotshme
vetem nje tigreshe e pret tigrin
E tere bota eshte ne pritje
se c?do te ndodhe
thua do e prese ate
Dicka e ngjashme ka ndodhur kahere
dhe shume kohe perpara
askush me shume s'di se cfare ka ndodhur
eshte e vertete se tigri ka vdekur
nga hanxhari i mprehte
ose tigresha ka mundur te jetoje
me mbretin duke i ruajtur djalin
Kahere, shume kohe me pare, cdo gje
qe ish e jashtezakonshme, ishte mbamendese
pastaj askush nuk beson me
se tigresha e pret sot ende tigrin
se asaj me pare do t'i ndalet zemra
e c'kujtove ti se ajo do te lodhet duke pritur.


TIGRI I VOGeL

Tigri i vogel eshte i vogel
dhe ai degjon naten bulkthat
ai mendon kush jeton mire si ai
Tigri i vogel i do vocerraket
dhe te gjithe qenushet e tyre
te cilet nuhasin neper kutite e kartonit
Tigri voglak futet barkas si fshese
derisa i shikon femijet qe luajne
me librat perplot mencuri
Tigri i vogel ben gjume pasdite
dhe nuk ndjehet i padobishem
ai i le te tjeret te bejne c?u do qejfi.



TIGRI Ne FERRIN E DANTES

Nje ferr mendojne te gjithe ne Indi
Dhe ferri s'eshte tjeter vec varferia njerezore
Ferri eshte vlaga dhe zhegu
Tigri eshte ne mes te bedenave te tij
neper te cilet drita nuk futet
Tigri megjithate mendon te jetoje jete e mot
i kapluar ne mishin e fatzinjve
Ai s'cohet per to nga shtrati i vet
vuan dhe mbijeton naten
duke enderruar re te gjelberta dhe fije bari
Tigri pi uje ziosh
Tigri ha thengjillin e fikur
Ne Ferrin e Dantes ai eshte i nenshtruar
nuk shpreson tek asgje
derisa pret qe zjarri t?i bjere ne shputa
qe zjarri t?i djege kurthet
deri ne vendin e kembeve te tij
derisa te hapen kater varre te zeza
Tigri ne ferr na therret te zhdukemi
te jetojme perfundimisht deri ne perjetesi
si pluhuri tokesor.

Perktheu Jehona & Mustafa Spahiu

Theodore HAECKER - Kush propozon qeverisjen

Virgjili nuk eshte duke u mbeshtetur vetem ne imagjinaten e tij; ky nuk eshte thjesht nje krijim poetik. Ai shfaq qarte ne kete rast, per se verteti dhe aq bukur, ate cka ndryhej brenda Romes vete. Dhe me nje marreveshje, pa asnje cast medyshjeje, Roma pranoi e sanksionoi kete shpjegim nepermjet poetit me te madh te saj. Ky eshte nje fakt historik, dhe nje fakt shume domethenes; sepse ajo cfare nje popull nenshkruan dhe perveteson pergjithmone si te veten nga shkrimet e poeteve te saj me te medhenj, eshte gjithomne dicka qe eshte ne te njejten kohe edhe veterrefim, edhe vetezbulese. Gete, per shembull, kurre nuk do te mundej ta bente te tyrin Faustin per popullin gjerman, nese ai ne te vertete nuk do t'u perkiste atyre. cdo historian, i cili do te linte jashte historise nje fakt te tille te nxjerre ne drite nga nje poet, do te shmangte dicka te rendesishme, dhe jo rralle teresine; ai i mohon vetes nje celes thlebesor dhe bllokon nje burim te qarte e te bollshem kuptimi.

Misioni i Romes, dhe ketu kemi nje fakt shpesh te injoruar e lehtesisht te harrueshem, nuk mbeshtetej ne thlebin e vet te forca. Kur vetem ajo perben thelbin, perbuzja e Virgjilit eshte e padyshimte... Ai fajeson madje edhe Cezarin e madh, ngaqe nuk sundoi me patrum, sipas tradites se eterve. Misioni i Romes nuk mbeshtetej thelbesisht te forca, por me shume te pushteti, mbeshtetja te virtyte te caktuara madhore dhe te thjeshta, me e para e te cilave ishte meshira, dashuria, permbushja e detyres, shprehje politike e se ciles eshte drejtesia.

Tek "Eneida", tema e se ciles eshte udheheqesi (me se pari udheheqesi politik e mandej luftetari), nenkuptimet jane kaq te panumurta, sa asnjera fraze nuk mjafton per te shprehur plotesisht permbajtjen e saj. Sidoqofte, ndoshta ekziston nje; le ta keqyrim imtesisht. Tema eshte Enea-Enea, udheheqesi qe ia mban kah madheshtia e Romes. Porse udheheqesi i vertete, dhe ky, sa per kujtese, ishte mendimi i Virgjilit pas nje shekulli lufte civile, udheheqesi i vertete nuk eshte ai qe behet vete udheheqes, por ai qe thirret te behet i tille dhe i perkushtohet kesaj deri ne fund, sipas tagrit te Fatit. Kushdoqofte qe do te ngrihej ne ate lartesi pa qene vullneti i Fatit, eshte i perbuzshem sipas shpirtit teologjik te Virgjilit.

Kthimi

U deshen njezete vjet para se Odisea te mberrinte me se mbrami ne atdheun e tij - u kthye i varfer, gollomesh dhe me pamje lypsari, cka eshte e vertete, por sidoqofte si pushtues. Ai u kthye dhe serish atje gjeti pothuajse gjithcka qe do te thote vendlindje; gjeti shtepine, token e tij, vendin ku si femije pati njohur per te paren here driten dhe bukurine e kesaj bote; ati i tij i moshuar ishte ende atje, e shoqja dhe i biri, langojte besnike, e pa dyshim ky eshte portreti i nje kthimi te lumtur ne shtepi!
Po cfare ndodhi me Enenan, cfare gjeti ai? A ka ndonje ngjashmeri mes tij e Odisese? Jo, askund tjeter nuk gjen ndryshim me te madh ne tere letersine antike; dhe te kuptuarit e kesaj do te thote te kuptosh njeheresh se sa absurde jane metimet e disa kritikeve, qe e akuzojne Virgjilin ne menyre percmuese thjesht si plagjiator dhe imitues i Homerit. Nuk ka origjinalitet me mahnites e te thelle ne letersine antike, sesa ai i Virgjilit; dhe kjo ngase operon brenda kufijve te imponuar prej formave dhe te trasheguara e tradicionale, per te cilat i behet verejtje.
Por le te shqyrtojme serish ceshtjen e Eneas, a kthehet ai sikurse Odisea ne token e femijerise se tij? Deftohet diku aty se eshte e vertete, paraardhesit e Eneas kishin banuar dikur moti ne Itali, por kjo perben thjesht nje retorike politike, dhe nuk ka te bej krejtesisht me vete historine, fatin vetjak te Eneas, i cili ne kete rast harrohet plotesisht. Enea nuk u kthye ne shtepine e femijerise se tij; perkundrazi, ai u largua prej saj, dhe e la ate si arratiak, cka e deshmon fakti qe Turnus, i cili kishte ndenjur ne shtepine e tij ne Latium, e quan ate ne menyre perbuzese e qortuese desertorem Asiaie, derzertor i Azise, nje burracak qe i shmanget pergjegjesise se vet, duke ia mbathur. Dhe kjo thuhet per Enean, pasardhesin e Cezarit, pasqyren e Augustit! Enea nuk ishte nje grek fitimtar, por nje trojan i shpartalluar, sikurse Hektori. Ne ate nate tmerri e shkretimi, ndersa Troja digjej, e shoqja kishte marre rrezikun ne sy dhe fillikat kishte larguar atin e tij te moshuar bashke me Penatat, perendite mbrojtese te shtepise, perkrah tij duke u rrekur me zor qe te ece me te njejtin hap me te, duke mbajtur njekohesisht edhe birin e tij te vogel. I ati vdiq gjate rruges - ati i pius Aeneas, motivi me i thelle i qenies se te cilit eshte dashuria e per te atin dhe dashuria e babait per te - dhe ai arriti ta varrose ate. Nese do t?i bindej brenges se tij te kahmotshme, nese do te drejtohej prej vullnetit te tij e vetem te tij, zerit te tij te brendshem, lidhjes me token meme, dyndjes se kujtimeve, eshte kaq e vertete se ai do te parapelqente te rikthehej per ta ndertuar serish Trojen e vjeter. Por prapeseprap ai nuk guxoi ta bente kete, ngase Fati, vullneti i te Gjithefuqishmit, ia pat taksuar qe te vihej ne kerkim te nje atdheu tjeter, Italise. Kesisoj, i armatosur me fuqine e virtytit, ai u ndesh me plojen e Fatit; ngase Enea kurre nuk e pati fatin ne anen e vet, sikurse e pati gjithmone Odisea.

Perballja

Dhe me ndihmen e luftes (megjithese nje gje ne vetvete e urrejtshme), ai u perball me kundershtimin e njerezve; ia arriti kesaj pavaresisht nga xhelozia e perendive me pak te fuqishem, pavareisht nga deshira e njemendte e tij, fuqiplote vetem per shkak te fuqise qe i vinte nga vevtetja e vullneti i eperm i Fatit, ai vazhdoi udhetimin derisa mberriti ne Itali, ne shtepine e tij te re. Italiam non sponte sequor - S'eshte vec vullneti im qe drejt Italise me shpie. "Te ish qe fati me linte shteg jeten ta coja sipas Vullnetit tim/ dhe pikellimin ta zoteroja me e para gje qe doja/ qyteti i Trojes do te qe me i mbrami qellim mbi dh?."
Nuk gjenden askund vargje me kristiane ne te gjithe letersine parakristiane sesa keto. Sainte-Beuve zor se mund te kete shkruar varg me te vertete se sa ai ku shkroi: La venue meme du Christ n'a rien qui etonne, quand on a lu Virgile. Kunder vullnetit te tij atekohe Enea udhetoi ne ate Itali, te cilen ai nuk e njihte dhe e cila ishte plot me rreziqe. Por edhe pse drejtohej prej nje vullneti te mistershem me te eperm, dalengadale mori flake brenda tij, mu ne thelb te shpirtit te vet, nje mall i cili ishte i vetmi qe kishte megjithese komanduar prej Jupiterit, nje toke e premtuar prej se ciles ishte ndare qysh moti. Asisoj Vigjili i dha heroit te tij ate dashuri per Italine, pra jo vetem per Romen, e cila ishte e tij; sepse Virgjili nuk ishte thjesht nje roman, ishte nje italian gjithashtu.
Sa perplot me paradokse, sa dialektike eshte jeta e brendshme e Eneas! A ngjan ai ne kete aspekt me ndonjerin prej heronjve te Homerit? Megjithese i larget ne kohe, i nje race tjetre, i nje vendi tjeter, sidoqofte ne shpirt nuk bente dallim te kohes, races e vendit, a nuk ngjan ai me shume me Abrahamin, atin e besimit? A nuk iu desh Abrahamit gjithashtu te largohej nga atdheu i tij i zemres dhe, per hir te besimit e ne respekt te vullnetit te padyshimte, nje fatum, qe i caktoi si tager pikellimin dhe zgjuarsine hidherake te kujteses, e cila per nje njeri perben kuptimin e ndryshimit te atdheut. Kjo ndodhte me Enean.
Perben esencen e madheshtise dhe unitetit artistik te poemave Homerike - nje unitet te cilin ne e humbim - fakti qe keta njerez mund te flisnin, dhe ne te vertete shpreheshin per ate qe u mungonte e per ate qe kishin. (Per njeriun kjo perben unitet; megjithese ka, prapeseprape gjithashtu dic i mungon.) Dhe, edhe kur nuk e thone e flasin rrejshem, e tyrja nuk eshte me shume se nje dolus i thjeshte, e ngjashme me dredhine e kafsheve ne boten e kafsheve. Heronjte homerike mund te shpallin hapur te vertetat e tyre bashke me te pavertetat, dhe te dyja keto jane pjese e natyres se tyre, zbulesave. Por Enea nuk mundet ta beje kete. Sikur te gjithe njerezit fjalepake, ai mund te flase vetem per te vertetat qe jane brenda tij, dhe kete e ben ne te rralle, ne menyre te mjegullt. Dhe serish, sikurse te gjithe njerezit fjalepake, qoft e kjo prej nevojes ose vullnetit te tyre te lire, ai nuk del figure e guximshme si ajo e Akilit apo Odisese; eshte e lehte ta keqkuptosh, sepse ai nuk eshte Odisea dinak apo Akili i dallueshem. Ndoshta Virgjili po hedh drite ne kete rast mbi karakterin e veshtire te Augustit, a nuk ishte ai gjithashtu per shkak te nevojes fjalepak (cka nuk eshte, sigurisht, e njejta gje me "memec). Enea eshte nje burre hijerende, gravis, nje njeri qe ka barren e nje ideje te vetme - sepse te pasurit e shume ideve e ben njeriun te papeshe, por te pasurit e pak mendimeve, mendimeve te ankthshme, e bejne hijerende; dhe barra e nje mendimi te vetem e tregon ate me te vertete hijerende. Kjo ishte qe e beri ate udheheqes; kjo e beri themelues te Romes.
Ne te gjitha rastet Virgjili nuk eshte duke u mbeshtetur vetem ne imagjinaten e tij; ky nuk eshte thjesht nje krijim poetik. Ai shfaq qarte ne kete rast, per se verteti dhe aq bukur, ate cka ndryhej brenda Romes vete. Dhe me nje marreveshje, pa asnje cast medyshjeje, Roma pranoi e sanksionoi kete shpjegim nepermjet poetit me te madh te saj. Ky eshte nje fakt historik, dhe nje fakt shume domethenes; sepse ajo cfare nje popull nenshkruan dhe perveteson pergjithmone si te veten nga shkrimet e poeteve te saj me te medhenj, eshte gjithomne dicka qe eshte ne te njejten kohe edhe veterrefim, edhe vetezbulese. Gete, per shembull, kurre nuk do te mundej ta bente te tyrin Faustin per popullin gjerman, nese ai ne te vertete nuk do t'u perkiste atyre. cdo historian, i cili do te linte jashte historise nje fakt te tille te nxjerre ne drite nga nje poet, do te shmangte dicka te rendesishme, dhe jo rralle teresine; ai i mohon vetes nje celes thlebesor dhe bllokon nje burim te qarte e te bollshem kuptimi.

Virtytet ne qeverisje

Roma nuk kishte filozof origjinal persiates, por ajo sidoqofte kishte mendimtare madheshtore praktike, relaiste, dhe poeti i saj me i madh ishte nje, Virgjili. Ai ka persiatur per te gjitha gjerat madhore a te thjeshta te realitetit tone. Ai ideal i mendjes njerezore, njeriu shpirteror, bashkimi i urtakut sodites dhe artistit krijues, u realizua vetem dy here ne boten klasike, per se pari ne Greqi te Platoni, i cili ishte mendimtar e poet, sipas menyres greke; dhe mandej ne Rome te Virgjili, i cili ishte poet e mendimtar, sipas menyres romake. (Te hebrenjte e koheve parakristiane, te kohes se Testamentit te Vjeter, ky bashkim ne te vertete nuk u prish kurre; askush nuk ishte poet pa qene urtak, dhe askush nuk qe urtak, pa qene gjithashtu poet.) Virgjilia ka demonstruar se Roma ishte plotesisht e ndergjegjshme per karakterin e saj, per te dyja, per gjerat qe asaj i mungonin, ashtu sikurse per ato qe ajo i kishte me tepri. Ajo i pranonte pa kurrfare zilie dhuntite me te larta te grekeve ne artet e bukura e ne filozofi, jo edhe aq ne letersi; dhe me vendosmeri te palekundur e vetebesim iu perkushtua misionit te saj, i cili nevetvete ishte gjithashtu art, misioni i qeverisjes. Por misioni i saj, dhe ketu kemi nje fakt shpesh te injoruar e lehtesisht te harrueshem, nuk mbeshtetej ne thlebin e vet te forca. Kur vetem ajo perben thelbin, perbuzja e Virgjilit eshte e padyshimte... Ai fajeson madje edhe Cezarin e madh, ngaqe nuk sundoi me patrum, sipas tradites se eterve. Misioni i Romes nuk mbeshtetej thelbesisht te forca; por me shume te pushteti, mbeshtetja te virtyte te caktuara madhore dhe te thjeshta, me e para e te cilave ishte pietas (meshira), dashuria, permbushja e detyres, shprehje politike e se ciles eshte drejtesia. Kesisoj rrjedh edhe paradoksi i nje Rome te themeluar jo nga nje pushtues, por nga nje njeri i mundur. Kjo s'ka te beje me mbretin Pirro ose ndonje tiran tjeter te thjeshte qe mburrej se Akili, i pamposhturi, ishte paraardhesi i tij, Roma ishte per Hektorin. Dhe Enea, ikanaku, i cili pas nje beteje te humbur nderton nje qytet te ri, ishte paraardhes i Cezarit dhe Augustit. Asnje Shtet i qendrueshem, aq me pak nje perandori e qendrueshme, nuk u ndertua nga greket, per shkak te cilesive te tyre; Akili nuk do te sherbente ne kete rast, sepse ishte i rrembyer ne fitoret e tij dhe po aq i rrembyer drejt vdekjes;aq me pak Odisea, ai dinte teper, ishte shume i paqendrueshem dhe kishte nje sens te tepruar humori, dicka qe rezulton te jete pengese serioze per nje burre shteti. Themeluesve te Romes u kerkohej qe te ishin ndertues e rindertues, dhe jo rrenues qytetesh. Greket ndertuan gjithashtu qytete, sigurisht; ata na percollen ne emrin e tyre edhe shkencen e politikes; na mesuan te kuptojme se ku fshihet thelbi, pikerisht ne ate drejtesi e cila i jep secilit hakun, dhe jo thjesht secilit te njejten gje, por secilit ndryshe, sepse gjithsecili nuk eshte vetem i ngjashem por edhe i ndryshem nga cdo njeri tjeter. Greket - dua te them filozofet, jo politikanet - e kuptuan kete shkence dhe i dhane asaj emrin e vet; por nuk munden te ndertonin nje Shtet te vertete qe reziston ne kohe. Greket ndertuan qytete, kjo eshte e vertete, por i ndertuan ato vetem nje here; kur u rrenuan, nuk i rindertuan serish. Por Enea do ta kishte rindertuar Trojen, nese Fati do t?ia taksur; ne vend te saj, ai ndertoi qyteza latine. Megjtihese Roma do te shkaterrohej shume here, ajo gjithmone do te ndertohej serish.

Dy menyra

Jane te vertetat e ketij urdheri qe fshihen brenda Eneides; te verteta qe, megjithese per nje kohe te gjate mund te mos vleresohen, serish do te shperthejne ne menyre te shkelqimte ne driten qe leshon vete e verteta e ringjallur dhe e sjellur ne jete prej katastrofave te kohes. Virgjili eshte i vetmi pagan qe mund te barabitet me profetet hebrej e kristiane; Eneida eshte i vetmi liber, pervec Shkirmeve te Shenjta, qe permban thenie, te cilat nuk e humbasin vleren pertej ores e dites kur u nyjetuan, jane profeci qe rijehojne qysh prej dyerve te perjetesise, qysh prej kohes kur u krijuan: "Ty nuk te kam taksur kufij as ne kohe as n'hapesire;/ Mbretero tash e gjithhere pafund ne pafundesi", keshtu lgjeron Jovi. Sepse, edhe nese na pelqen apo jo, nese e njohim ose jo, sidoqofte ne mbetemi banore te asaj Imperium Romanum, e cila me se mbrami, pas gabimesh te tmerrshme, e pranoi Krishterimin sua me vullnetin e saj te lire, nje Krishterim te cilin nuk mundi ta braktise asnjehere pa braktisur vetveten dhe humanizmin.
Imperium Romanum, te cilin Virgjili e njihte me tere madheshtine e saj te natyrshme e te shfaqur ne bukurine e saj mahniplote, nuk eshte ideal i stisur; ashtu sikurse nuk eshte nje ideal i vertete, eshte realitet, edhe pse ky realitet shume here mund te jete ne thellesi. Gjeja qe e quajme Rome nuk eshte vetem ide, megjithese e vertete, por aktualitet, res, dic prej mishi e gjaku. Kurdoqofte qe shfaqet vullneti e aspirata per perandori, masa e mencurise apo suksesit te saj, e bekimit a mallkimit te saj, duhet te perckatohet prej standardeve te realitetit te perhershem te Imperium Romanum. Dhe kjo eshte e vertete edhe ne rastin kur mbizoteron anarkia e padija, pasoja te renies shpirterore, jane kaq te medha sa ata nuk duan apo nuk munden te kuptojne keto marredhenie reale.
Nje ringjallje e kesaj perandorie, e cila nuk ishte vene kurre ne rrezik seriozisht, mund te behej vetem ne dy menyra. Mund te ndodhte nepermjet ringjalles se Pax Romana, nderkohe qe vendet e botes perendimore mund te humbisnin kombesine e te niveloheshin; kjo do te ndodhte vetem nese nje komb do te fitonte me force epersi te pakrahasueshme ndaj kombeve te tjera, dhe kjo do te ishte krimi me i madh ndaj te dyjave, njerezimit dhe krishterimit. Ngase sot asnje komb nuk e gezon kete fame, sikurse e paten romaket ne kohen e tyre (madje as ata me Pax Romana-n e tyre nuk realizuan ndonje gje te vecante). Per me teper vlera e "kombit" eshte rritur nga Krishterimi ne ate mase, sa vlera e "individit", e "personit" pra, ne kete menyre u be e pafundme. Nuk na kerkohet qe te humbasim kombesine apo te heqim dore prej individualitetit tone, te qenit unik. Zhdukja e dallimeve ne mbreterine shpirterore eshte antikristiane. Para "fronit te hyjnueshem te Zotit" perkulen engjejt e te gjitha kombeve - dhe kush mund te zhduk dallimet mes engjejve?
Menyra e dyte e cila, nepermjet mirekuptimit te ndersjellte, pajtimit e respektit, do te ruante gjithcka qe eshte e vlefshme ne cdo komb, duke i bashkuar kesisoj ne nje komonuelth me te larte - i cili mund te jete vetem nje bashkim shpirteror - gje qe eshte pafundesisht me e mire. Por ky komonuelth nuk duhet te shmang asgje thelbesore qe ka ekzistuar me pare, as Romen pagane, ku Virgjili eshte ardhacak, as Romen Kristiane, e cila eshte gjithashtu ardhacake, por duhet te jete ne natyren e nje permbushjeje dhe transhedences ne nje epoke te re, dhe ne formen shpirterore te besimit, shpreses e dashurise.

Udheheqesi

Nuk ka qene e veshtire me gjete nje lajtmotiv per Bukoliket dhe Gjeorgjikat; ne te paren lajtmotivi eshte Amor vincit omnia; ne te dyten Labor omnia vicit improbus; ne te paren, fuqia fillestare e Eros-it, forca, shtysa e brendshme qe ndodhet ne natyren krijuese e pjellore qe njeriu i ka; ne te dyten, dhe ne kete rast hyjme ne nje bote me shpirterore, ate bashkim sublim antietik por megjithate madheshtor te substances me atributin e vet, labor improbus, bekimin nga mallkimi, kemi cfare nuk mund te kihet, por vetm nga detyrimi qe vjen prej mallkimit. Madheshtia e artit te Virgjilit, art te cilin e krijon vetem nje intelekt i fuqishem e jo nje emocion i rrembyer, arrin zenitin e vet te labor improbus, duke qene nje antiteze e guximshme, e qarte dhe realiste e bekimit e mallkimit. Por tek Eneidia, tema e se ciles eshte udheheqesi -me se pari udheheqesi politik e mandej luftetari - nenkuptimet jane kaq te panumurta, sa asnjera fraze nuk mjafton per te shprehur plotesisht permbajtjen e saj. Sidoqofte, ndoshta ekziston nje; le ta keqyrim imtesisht. Tema eshte Enea-Enea, udheheqesi qe ia mban kah madheshtia e Romes. Porse udheheqesi i vertete, dhe ky, sa per kujtese, ishte mendimi i Virgjilit pas nje shekulli lufte civile - udheheqesi i vertete nuk eshte ai qe behet vete udheheqes, por ai qe thirret te behet i tille dhe i perkushtohet kesaj deri ne fund, sipas tagrit te Fatit. Kushdoqofte qe do te ngrihej ne ate lartesi pa qene vullneti i Fatit, eshte i perbuzshem sipas shpirtit teologjik te Virgjilit.
Permbajtja e Eneides eshte nje pritje e mjegullt e pazhvilluar teologjike e shpirtit krijues, me te miren e te cilit e permbushi paganizmi para se te mberrinte plotesia e kohes. Paganizmi, ne formen qe ekzistonte para Krishtit, nuk ka me shume arsye per t?u ringjallur ,sesa bota hebreje para Krishtit. Perdallimi vendimtar mes njerezimit te bindur te Virgjilit dhe humanizmit te zbehte, dekadent e te ashuquajturve humaniste te Rilindjes, ka te beje me faktin se nderkohe qe njera qe shpirt material ne pritje te fares shperthyese, tjetra ishte nje lloj kopshtarie plot me filiza qe rriten te marra nga vazo te kendshme; njera nje mite deshire qe aspironte te permbushej; tjetra nje mase e thjeshte paraprake e cila, nese me e keqja ndodh, duhet te sherbeje qe te fshihet nga syte e njeriut per pak shekuj te afrimit te shkaterrimit. Klasicistet metojne te shohin te Virgjili imazhin e tyre; por sidoqofte, megjithese ai nuk ka mohur kurrgje te ketille, as edhe me te pakten e tragjedise e turpit, ata perkundrazi ne zgrip te gjerave kane mohuar paraardhesit, kesisoj duket te mos kete gjase qe mendimet e tyre te respektohen ne te ardhmen qe kemi perpara, por ata do te jene te mohuarit prej pasaardhesve te tye. Nje humanizem qe nuk permban teologjine, nuk qendron. Sot njeriu eshte vene deshperimisht ne kerkim te 'Njeriut", por ata kerkojne ate qe nuk ekziston, bash njeriun autonom. Nese duan te gjejne njeriun e plote, nuk duhet te ngaterrojne pjesen me te teren, por, cka eshte me e rendesishme e me thelbesore, duhet te kuptojne qe njeriu realizon teresine e vet vetem ne faktin qe ai eshte teresisht qenie dhe aspiron pafundesisht per Krijuesin e tij kur ai nuk eshte me te, madje porsi nje femije qe qan per nenen.

Perktheu Granit Zela

Georgi GOSPODINOV - E tha ky njeri...

Njerin e zuri nata ne pijetoren e fshatit fqinj me miqte e atjeshem te kohes se sherbimit ushtarak, kur kishin qene ne nje regjiment bashke.
Pasi i kishin kujtuar te gjithe me emer e mbiemer dhe i kishin lakuar me raki kujtimet (u harruam, ta marre e mira!), u trokiti mesi i nates dhe u ngriten per te vajtur neper shtepite e miqve per te fjetur. Ky njeri nuk pranoi te flinte ne ate fshat ? se mos jam i pire, de! ? dhe mori rrugen per ne fshatin e tij. Ishin ditet e fundit te vjeshtes, rizonte nje shi i imet, si ai shiu qe bie e s?di te pushoje ne tregimet e Radickovit.
Sa te mberrij, do jem bere qiqer, tha me vete njeriu. Eci sa eci, nje lukuni qensh e ndoqi me lehje, derisa doli te sinoret e fshatit dhe menjehere e vuri poshte nje kapitje e tille, sa mezi arrriti te anohej ndane udhes e te bjere ne nje vend ku, i keputur nga lodhja, e zuri nje gjume artilerie.
Aty me te gdhire, nje zhurme ia prishi gjumin njeriut tone, e beri te brofe me kembe e te marre vesh se naten e kish kaluar ne varrezat e atij fshati. Kurse zhurma e fjaleve vinte nga nje duzine plakash, veshur me te zeza, qe po afroheshin perhere e me teper. Ishte Dita e Pernderimit te te Vdekurve, ajo Dite e madhe nentori, dhe me kete shpjegohej kjo pune e ardhjes se plakave ne varreza.
Por njeriu yne ishte njeri me mend e i arsyeshem, menjehere perplasi ballin te guri i varrit mbi te cilin sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe nisi vajin me sa i nxirrte fyti. Plakat, te befasuara nga ky vajtojc i panjohur i mengjesit pa gdhire mire, e rrethuan si korba te zeza dhe zune ta cukisnin me pyetje: kush je ti, nga te kemi, te keqen, c?ben ketu?.. Erdha te varri i gjyshit, ua ktheu ai me lot ne sy. Po nga c?fshat je, xhanem, e ngane me tej te gjorin. Nga filan fshat, u tha njeriu yne. Ama, keto nuk jane varrezat tuaja, i thane me ze te perzishem plakat.
Dhe ne kete cast njeriu tha ate per te cilen ia vlen edhe letra, edhe koha qe harxhuam me kete histori. Aaa, hapi gojen sa nje kamare me habi te madhe njeriu yne, prandaj nuk po e merrja vesh se edhe po vajtoja me ligje, edhe dhimbje nuk po ndieja fare.

Perktheu Abdurrahim Myftiu

Ernesto SABATO - Shenjat e leximeve

Kujtoj bibliotekat e lagjes, te ngritura nga njerez te varfer e idealiste qe, pas nje dite pune, u mbetej ende force per t?u marre plot dashuri me femijet; keta te fundit te etur per fantazi e aventura.
Nga dhomeza modeste e rruges 61, lundroja drejt boteve te Salgar-it e Zhyl Vern-it, ashtu sikurse me tej i riperteriva ne veprat e medha te romantizmit gjerman: ne "Bandotet" e Shiler-it, te Shatobrian-i, Goethe-ja dhe "Verteri" i tij i pashmangshem; e te Ruso-i.
Ma pas zbulova nordiket: Ibseni-n, Strindberg-un dhe tragjiket ruse, te cilet ndikuan shume mbi mua: Dostojevski-n, cehov-in, Gogol-in; deri tek aventura epike e "Mio Sidit" dhe e horrit te madh te Mances.
Vepra qe u jam kthyer disa here, si ai qe kthehet ne nje toke ? aq te vjeteruar ne mergim, ku u zhvilluan ngjarjet themelore te jetes se tij.
Krim e ndeshkim", qe ne moshen pesembedhjetevjecare me ishte dukur nje liber policor, u rivleresua me pas brenda meje si nje roman i jashtezakonshem psikologjik; me ne fund gerrmova fundin e vertete te vepres me te madhe te shkruar mbi problemin e perjetshem te fajit e shperblimit te tij.
E shoh ende veten nen batanije, teksa perpij me babezi nje veper te madhe, botim ekonomik, ne perkthim te dyfishte apo trefisht. Degjoj ende te qeshuren e shkaktuar nga zhgenjimi dhe ironia thumbuese me te cilen eillde-i demaskonte hipokrizine viktoriane.
Ndiej shpejtimin e rrahjeve te zemres, ndersa shfletoj faqet e Poe-se dhe tregimet e tij te mrekullueshme apo paradokset e cesternon-it dhe te mistershmit At Braun.
Gjate viteve kam lexuar me pasion shkrimtaret e medhenj te te gjitha koherave. I kam kushtuar ore te tera leximit, qe per mua ka qene kerkim i ethshem.
Nuk kam qene kurre lexues veprash te plota dhe, per me teper, nuk jam terhequr nga asnje lloj sistematizmi.
Perkundrazi, gjate cdo krize ndryshoja rryme, por e verteta eshte se ne veprat e medha gjithnje jam zhytur si ne nje tekst te shenjte; thua se ne secilen mundesi leximi me tregohej pikenisja drejt udhetimit te filleses se nje riti.
Shenjat qe me kane lene gjurme te dukshme ne shpirt, deshmojne se vertet ka ndodhur dicka e ngjashme me kete.
Leximi me ka shoqeruar deri me sot, duke luajtur rol shnderrues ne jeten time, fale atyre te vertetave qe vec arti i zoteron.

Perktheu Ajsela Koka

Henri BERGSON - Midis drejtesise se hapur dhe te mbyllur

1.
Zhvillimi i drejtesise perkufizohet si nje rruge drejt lirise e barazise.
Kjo nuk diskutohet, po ku eshte perfitimi? Vlen per te shkuaren, por nuk na orienton per te ardhmen.
Marrim lirine, per shembull. Sot thuhet se individi ka te drejte te jete i lire, mjaft te mos cenoje lirine e te tjereve. Megjithate, lejimi i nje lirie te re, qe do te sillte pervetesimin e te gjitha lirive ne shoqerite e sotme, mund te prodhoje pasoja te kunderta me nje shoqeri, ku kjo reforme ka shnderruar ndjenjat e zakonet. Ndaj eshte shpesh e pamundur te themi a priori se cila eshte masa e lirise, qe mund t?i jepet individit pa demtuar lirine e te tjereve: kur ndryshon sasia, nuk ruhet cilesia.

2.
Nga ana tjeter, barazia arrihet vetem ne kurriz te lirise, keshtu qe duhet te fillojme me pyetjen se cila eshte me e parapelqyeshme mes te dyjave.
Gjithsesi, kjo pyetje nuk nxit asnje pergjigje te pergjithshme, sepse sakrifikimi i kesaj apo asaj lirie, nese mirekuptohet nga bashkesia e qytetareve, eshte ende liri; dhe, mbi te gjitha, liria qe mbetet mund te jete cilesore, nese reforma e kryer ne drejtim te barazise ka dhene nje shoqeri ku merret fryme lirisht, ku provohet me teper gezim per te vepruar.
cfaredo qe te bejme, duhet te kthehemi gjithmone te botekuptimi i krijuesve morale, qe paraqesin menderisht nje atmosfere te re shoqerore, nje mjedis ku ia vlen te jetosh, dua te them, nje shoqeri te tille qe, nese njerezit do ta provonin, nuk do te donin te ktheheshin serish ne gjendjen e meparshme. Keshtu do te perkufizohet zhvillimi moral; por mund te perkufizohet vetem pasi gjerat jane kryer, kur nje natyre morale e parapelqyer ka krijuar nje ndjenje te re, te ngjashme me nje muzike te re dhe ua ka percjelle njerezve bashke me hovin e vet.

3.
Duke gjykuar kesisoj per lirine, barazine dhe reflektimin e te drejtave, do te shihet se midis idese se drejtesise se mbyllur dhe idese se drejtesise se hapur ka nje dallim rrenjesor. Sepse drejtesia relativisht e qendrueshme, e mbyllur, qe shpreh drejtpeshimin e vetvetishem te nje shoqerie te dale nga gjiri i natyres, paraqitet me zakone ku mberthehet "teresia e detyrimit", dhe kjo teresi perfshin, ne masen me te cilen pranohet nga opinioni publik, rregullat e drejtesise tjeter, te hapur ndaj krijimeve te njepasnjeshme.
Pra, e njejta forme u diktohet dy lendeve, njera e dhene nga shoqeria, tjetra e lindur nga gjeniu njerezor. Praktikisht ato duhet te ngaterrohen, por filozofi do t?i dalloje duke mos u gabuar lidhur me karakterin e evolucionit shqeror dhe, ne te njeten kohe, me zanafillen e detyres.

4.
Evolucioni shoqeror nuk eshte ai i nje shoqerie, qe do te ishte zhvilluar me nje metode te paracaktuar per ta shnderruar me vone. Midis zhvillimit e shnderrimit nuk ka ketu asnje perngjasim. Meqe drejtesia, e mbyllur apo e hapur, trupezohet ne ligje njesoj urdheruese, qe formulohen ne te njejten menyre dhe qe ngjajne se jashtmi, kjo nuk do te thote se duhet te shpjegohen ne te njejten menyre. Asnje shembull tjeter nuk do te tregonte me mire kete zanafille te dyfishte te moralit dhe dy perberesit e detyrimit.
Ne kete pike, nuk ka dyshim se arsyeja duket si urdherori i vetem, se njerezimi eshte i interesuar t?u jape pikepamjeve morale nje autoritet te vetin dhe, se fundi, se veprimtaria morale ne nje shoqeri te qyteteruar duhet te jete thellesisht racionale, per ndryshe nuk do te dinim se c?duhet bere ne cdo rast te vecante. Aty ka forca te thella, njera shtyn e tjetra terheq: nuk mund t?i drejtohemi seciles prej tyre, sa here qe duhet te marrim nje vendim.
Ne shumicen e rasteve, kjo do te thote te besh me kot nje pune qe shoqeria, ne pergjithesi ne nje ane, dhe ajka e njerezimit ne anen tjeter, kane kryer tashme per ne. Kjo pune ka kulmuar me formimin e rregullave dhe pervijimin e nje ideali: te ndjekesh keto rregulla, t?i pershtatesh ketij ideali, do te thote te jetosh moralisht.

Perktheu Erion Kristo

Ali ALIU - KUR SISTEMI NUK ЁSHTЁ KULT

1.
Jo vetem nё kёtё vellim poetik, por nё mbarё opusin krijues tё Sabri Hamitit, ekziston njё thurje-sistem koheziv nё ecuri dhe nё artikulim, i pranishem si njё vizion pёr njё projekt tё menduar e tё synuar. Nё studimet e tij letrare, vizioni i projektit gjakon shikim tёrёsor tё harkut letrar tё shqipes, zhvillim historik tёrёsor, unik tё letёrsisё, projekt qё perplotesohet shkallё-shkallё me cdo liber tё ri. Njё ecuri e tillё, e pranishme edhe nё krijimtarine e tij poetike, e qё shpesh emertohet edhe sistem, ngjashem me krijimtarine shkencore, me kёtё rast ёshtё e njё tjeter prejardhjeje, edhe pse e sё njёjtёs natyrё dhe individualiteti krijues. Nё poezi sistemi nuk ёshtё kult, tё cilit i nenshtrohet projekti i paramenduar saktesisht, sic mund tё duket, bie fjala, kur poezia e fundit e librit pararendes del nё krye tё librit mё tё fundit, e tjera nishane tё tilla, shpesh edhe nё shkallё kapitujsh e ciklesh. Kёshtu, mё parё se sistem ёshtё poezi e mendimit dhe emocionit tё sistemuar. Kujtim-dhembja vihet nёn kontroll tё mendimit e si e tillё ngasja leviz drejt njё refleksi sublim dhe poentimit filozofik.
Shqetёsimi i botёs poetike tё Hamitit ёshtё konstant, i pёrhershёm, ashtu sic e ka edhe burim-matricёn tё qendrueshme. Ky burim shqetesimi ka ngjyrimin dhe intensitetin e vecantё, qё lidhet kryesisht me mbamendjen e vatres, gjirit tё saj e tё familjes, e qё ka shijen e brishtёsisё dhe pastёrtisё sё kesaj vatre, e cila e ka rritur e formuar, perkatёsisht ndarjen, daljen nё botё nga ajo e qё s?dilet dot, ka perplasjen me brutalitetin dhe egёrsinё e botёs sё madhe... Por, sic nuk ka dalje, nuk ka as kthim, me qё vetem ajo, dalja, ёshtё e vetmja rrugё pёr dije, pёr tё gjetur pёrgjegje pёr shumё pyetje qё jane ngjizur nё mendjen kureshtare tё tё riut, imagjinata e tё cilit rreh tё zberthejё enigma e paradokse...
Po u pajtuam pёr cfarёsinё kryesore tё shqetesimeve poetike tё S. Hamitit, po tё vendoset autori brenda ketij rrethi kohor e hapesinor, i ashtuquajturi sistem nё krijimtarine e tij poetike del mё i qartё. Projekti poetik, me kёtё rast, vjen si percaktim i brendshem i vetvetishem: secili liber i tij i ri poetik, vjen edhe si njё valё e re e zgjimit konstant tё zёrit lirik, ёshtё lindje e re, natyrisht gjithnje e njё ngacmimi tё ri. Kёshtu, porta qё permbyll njё hov, njё furi frymezimi poetik, hapet si hyrje e re, si hyrje rishtazi nga fillimi. Edhe atёhere kur nё vellimet poetike, kryesisht me unitet rrethesh tematike, perfshihen poezi qё nё dukje jane jashta boshtit qendror konstant, perplasje tё terthorta e anesore derdhen po brenda atij shtrati. Ёshtё shqetesim i zgjuar prore e qё prore nis nga e para, ёshtё po ashtu cfaresia e ndjeshmёrisё, e kujtim-dhembjes sё theksuar, e thekshme, cka nё instancen e fundit e percakton edhe poetikёn krijuese tё S. Hamitit... Nuk jane kerkime tekash prandaj, as poezite me varg tё shkurter, me ritem dinamik, tingellim rёshqitёs pёr dallim nga poezite me varg tё gjatё, tё shtruar, me prirje mimetike e refleksive. Natyrisht qё ekzistojne me bollek pervojat poetike, me qё Hamiti ka formim tё shquar letrar, por ato vijne tё asimiluara kreativisht, vijne si nevojё e natyrshme e individualitetit krijues tё poetit. Frymёzimet, cfaresia lёndore e tyre, shqetesimet, me kёtё rast pёrjashtojnё cdo projektim e sistem mekanik artikulimi. Prandaj, edhe poezite me frymё atdhetarie, bie fjala, kalojne nёper filtrin e shtigjeve tё ecjes personale, tё dhembjes e te kerkimit vetjka gjatё kesaj ecjeje.

2.
Ngasja krijuese, ngjyrimi motivues pёr tё vecuar, identifikuar e invokuar situata, bёma nga e kaluara personale, perkatesisht pleksja e tyre me ndjeshmeri tё caktuar, aktuale e me perspektivё tё perhershme kohore, sikur gjen shtrat mё tё natyrshёm nё ekspresionin me prirje rrefyese.
Shqetёsimi krijues drejt ndricimit tё ketij evokativiteti, tё vizioneve e pamjeve tё identifikuara shpesh si ishuj nё vete, tё konkretizuara e tё dala drejtpёrderejt nga ngjarja, nga objekti i emertuar, i gjetur i poezisё, perkatesisht lёnda e gjetur nga poezia, nё fakt ёshtё ecuri e brendshme e kesaj poetike. Dhe, nё vend qё mjetet shprehese tё saj tё shpalosin hapekrah qartё cdo gjё, nё vend qё gjuha tё jetё e thёnё troc, qё nxjerr nё shesh tёrё intimёn e zёrit, ndodh e kunderta: nё poezine e Hamitit vlon, derdhet njё dhembje e madhe, ka nё tё ngulcim e vaj tё brendshem, tё frenuar por tё furishem, ka derdhje lot tё padukshme ? sa rrallё nё poezine tonё mё tё re, por tёrё ai tensionim shpirteror qendron andej pragut, nё intimёn mё tё thellё... Ёshtё njё fshehtёsi artistike e kesaj poetike pёr ta shfaqur dhe njekohesisht pёr ta fshehur thellё dhembjen. Ajo ka shijen e njё qёndrese elegante burrerore qё loton nё brendi, qё shperthen diskretshёm me oh-et, qё ndeshkon dhe fal njёherёsh, qё dashuron dhe urren e qё nё instancё tё fundit kerkon, perkatesisht gjen ekuilibrim tё natyrshёm, real midis tyre... Ёshtё natyrё poetike qё kerkon edhe lexues tё pёrgatitur pёr komunikim. Sinteza e ngasjeve si presion i mё shumё perspektivave, i mё shumё stuhive tё brendshme, e bёn poezine e ketij libri tё rrёshqasё drejt frymes kontemplative, si persiatje qё gjakon tё kuptohet drejt nga lexuesi ? anipse nuk vuan nga ky merak, qё synon t?i lёrё tё hapura mundesitё, alternativat, porositё, testamentet qё janё shumeshtresore.

3.
Shpalimi, shfaqja e zёrit lirik nё te vertete ёshtё bёrthamё rrefyese, mbase edhe te rastet e lirikёs qё ikёn ethshёm nga cdo prirje rrefimi, qё ёshtё vetem njё situatё, njё tablo ngjyrash e asgje mё shumё. Poezia e Sabri Hamitit artikulohet mes hapёsirёs sё dy prirjeve: refleks shpalimi konstant (rrefimi), dhe fiksim situate qё rrezaton refleksivitet, rezonancё, urti. Brenda kesaj hapesire, pёrherё ёshtё i pranishem edhe refleksi i theksuar personal i zёrit lirik, qё tingellon si vizion universal metafizik. Kёshtu, mimetikja rёshqet natyrashёm pa iu nenshtruar funksionit tё parё tё natyres sё vet, pa u mbyllur brenda rrethit shpalues personal. Prirja mimetike synon e prek pragun permbajtёsor te kategorive tё rёndёsishme jetesore, fatin e njeriut nё botё... Ёshtё natyrё krijuese qё e percakton statusin e vetёrrёfimit poetik, prandaj vjen si veshje e natyrshme. Nuk gjakon qё me cdo kusht tё afishojё vertetёsinё, konkretёsinё e nxitesit, perkatёsisht tё perjetimit tё bёmave, por vetedije komplekse nё vizionin e artit poetik pёrgjithёsisht (tё artikuluara edhe nё tekstet teorike tё S. Hamitit). Frymёzimi i poetit natyrisht qё nxitet e ushqehet nga tё dhёna reale, pёrvojёs, por ajo gjakon sugjerimin qё rrezaton poezia, sugjestivitetin e besueshmёrinё sipas Aristotelit. Poezinё prandaj do ta kerkojё e gjejё nё vete dhe rreth vetes. Mimetikja keshtu vjen percaktim i natyrshёm nё poetikёn e Sabri Hamitit, si ngjyrim personal i zёrit lirik. Personalja artikulon situata, kontekste, bёma tё rёndёsishme jo vetem pёr botёn intime, por shenjime universale. Prandaj nuk ёshtё kryesore e verteta vetjake, ajo qё nxit, por e verteta e pergjithshme, te cilёn, forma, gjetja mimetike e bёn bindese estetikisht. Pikёrisht te vargjet e kesaj fryme, sic u tha mё siper, vizioni ёshtё me frymemarrje gjithёpёrfshirёse nё perkapje tё botёs. Te vargjet e tillё, tё gjatё, mendimi, hapesira zakonisht vjen e tёrё, por edhe si i tillё, si njё varg pra, tё mjafton tё formosh pamjen e brendshme e tё jashtme, imazhin, relievin neper tё cilin ecёn zёri lirik.

4.
Imagjinata krijuese qё bredh largesive, thellesive tё hershme tё mbamendjes, tё fillimeve tё ecjes nё jetё, rrjedhimisht gjalleron, nё vizionin e vet krijues, hapёsirёn e kohёn personale, me tё thёna konkrete kohore dhe me kuota konkrete hapesinore. Nё kёtё rrjedhё tё imagjinates krijuese, lindin situata sfidante, dramatike, mendon Sabri Hamiti nё persiatjet e veta diskurzive. Nga ballafaqimet e lindura nё kёtё hapёsirё, nuk ka zmbrapsje: ose do tё komunikosh i plotё, i lakuriqesuar, ose do tё dёshtosh i fshehur, i shtirur.
Shpalimet e tilla prandaj vijne si hapje qiejsh tё papёrsёritshme edhe njё herё tjeter. Prandaj natyrat e tilla krijuese, cfare ёshtё Sabri Hamiti, e pёrjashtojnё, e kanё tё huaj prirjen e rishikimeve, tё retushimeve tё teksteve tё veta, sidomos ato tё natyres qё prodhojne variante tekstesh, meqё, beson ai: "pёrsёritja nuk do tё arrijё asnjёherё tё ribejё situaten e parё shpirterore autentike". Intimja, vetjakja ёshtё veshje tё cilen e ka tё lindur Uni dhe nёper atё pёrmasё e shije kalon cdo sfidё, stuhi e zёnё nё thua, e shperthyer nё ballafaqim me realitetin a e zgjuar nga shtresimet e brendshme. Vatrat e verteta poetike, tё themi tё dhembjeve konstante tё S. Hamitit, nuk i sjell nё plan tё parё, me tё dhёna, tipare, shenja portretimi, nuk jane tё pranishme as si tituj tekstesh apo rrugёsh e ndertimesh tё ngjashme, por si shkendijime dromcash tё paluara varg, te cilat, neper shtigje situatash e kontekstesh jetesore, shfaqen nё pambarim.Tё tilla, mё parё se tё shquajne kujtimin personal, ato derdhen natyrashёm nё njё vizion refleksiv, meditativ, si realitet i prerё botёjetё.

5.
Gjuha, nё tё parё shpesh e pashtruar nё sistemin poetik tё Sabri Hamitit, ёshtё nё funksion tё penetrimit tё gjallё brenda botёs sё kёtu-tanishme, depertimit ne thellesite e pёrditshmёrisё, nё ёndёrrёn dhe egёrsinё, nё vizionin po ashtu tё pasheshuar, kaotik tё rrethit, tё ambientit tё afert. Mbase prandaj edhe pershtypja e nganjёhershme pёr perplasje, pёr perjashtime estetike nё figuracion, mungesё harmonie diskursi, por qё, me kohё leximi fillon e shtrohet, shtrohet vete lexuesi ne kontakt me njё gjuhё, me njё poetikё ndryshe.
Ali ALIU

1.
Jo vetem nё kёtё vellim poetik, por nё mbarё opusin krijues tё Sabri Hamitit, ekziston njё thurje-sistem koheziv nё ecuri dhe nё artikulim, i pranishem si njё vizion pёr njё projekt tё menduar e tё synuar. Nё studimet e tij letrare, vizioni i projektit gjakon shikim tёrёsor tё harkut letrar tё shqipes, zhvillim historik tёrёsor, unik tё letёrsisё, projekt qё perplotesohet shkallё-shkallё me cdo liber tё ri. Njё ecuri e tillё, e pranishme edhe nё krijimtarine e tij poetike, e qё shpesh emertohet edhe sistem, ngjashem me krijimtarine shkencore, me kёtё rast ёshtё e njё tjeter prejardhjeje, edhe pse e sё njёjtёs natyrё dhe individualiteti krijues. Nё poezi sistemi nuk ёshtё kult, tё cilit i nenshtrohet projekti i paramenduar saktesisht, sic mund tё duket, bie fjala, kur poezia e fundit e librit pararendes del nё krye tё librit mё tё fundit, e tjera nishane tё tilla, shpesh edhe nё shkallё kapitujsh e ciklesh. Kёshtu, mё parё se sistem ёshtё poezi e mendimit dhe emocionit tё sistemuar. Kujtim-dhembja vihet nёn kontroll tё mendimit e si e tillё ngasja leviz drejt njё refleksi sublim dhe poentimit filozofik.
Shqetёsimi i botёs poetike tё Hamitit ёshtё konstant, i pёrhershёm, ashtu sic e ka edhe burim-matricёn tё qendrueshme. Ky burim shqetesimi ka ngjyrimin dhe intensitetin e vecantё, qё lidhet kryesisht me mbamendjen e vatres, gjirit tё saj e tё familjes, e qё ka shijen e brishtёsisё dhe pastёrtisё sё kesaj vatre, e cila e ka rritur e formuar, perkatёsisht ndarjen, daljen nё botё nga ajo e qё s?dilet dot, ka perplasjen me brutalitetin dhe egёrsinё e botёs sё madhe... Por, sic nuk ka dalje, nuk ka as kthim, me qё vetem ajo, dalja, ёshtё e vetmja rrugё pёr dije, pёr tё gjetur pёrgjegje pёr shumё pyetje qё jane ngjizur nё mendjen kureshtare tё tё riut, imagjinata e tё cilit rreh tё zberthejё enigma e paradokse...
Po u pajtuam pёr cfarёsinё kryesore tё shqetesimeve poetike tё S. Hamitit, po tё vendoset autori brenda ketij rrethi kohor e hapesinor, i ashtuquajturi sistem nё krijimtarine e tij poetike del mё i qartё. Projekti poetik, me kёtё rast, vjen si percaktim i brendshem i vetvetishem: secili liber i tij i ri poetik, vjen edhe si njё valё e re e zgjimit konstant tё zёrit lirik, ёshtё lindje e re, natyrisht gjithnje e njё ngacmimi tё ri. Kёshtu, porta qё permbyll njё hov, njё furi frymezimi poetik, hapet si hyrje e re, si hyrje rishtazi nga fillimi. Edhe atёhere kur nё vellimet poetike, kryesisht me unitet rrethesh tematike, perfshihen poezi qё nё dukje jane jashta boshtit qendror konstant, perplasje tё terthorta e anesore derdhen po brenda atij shtrati. Ёshtё shqetesim i zgjuar prore e qё prore nis nga e para, ёshtё po ashtu cfaresia e ndjeshmёrisё, e kujtim-dhembjes sё theksuar, e thekshme, cka nё instancen e fundit e percakton edhe poetikёn krijuese tё S. Hamitit... Nuk jane kerkime tekash prandaj, as poezite me varg tё shkurter, me ritem dinamik, tingellim rёshqitёs pёr dallim nga poezite me varg tё gjatё, tё shtruar, me prirje mimetike e refleksive. Natyrisht qё ekzistojne me bollek pervojat poetike, me qё Hamiti ka formim tё shquar letrar, por ato vijne tё asimiluara kreativisht, vijne si nevojё e natyrshme e individualitetit krijues tё poetit. Frymёzimet, cfaresia lёndore e tyre, shqetesimet, me kёtё rast pёrjashtojnё cdo projektim e sistem mekanik artikulimi. Prandaj, edhe poezite me frymё atdhetarie, bie fjala, kalojne nёper filtrin e shtigjeve tё ecjes personale, tё dhembjes e te kerkimit vetjka gjatё kesaj ecjeje.

2.
Ngasja krijuese, ngjyrimi motivues pёr tё vecuar, identifikuar e invokuar situata, bёma nga e kaluara personale, perkatesisht pleksja e tyre me ndjeshmeri tё caktuar, aktuale e me perspektivё tё perhershme kohore, sikur gjen shtrat mё tё natyrshёm nё ekspresionin me prirje rrefyese.
Shqetёsimi krijues drejt ndricimit tё ketij evokativiteti, tё vizioneve e pamjeve tё identifikuara shpesh si ishuj nё vete, tё konkretizuara e tё dala drejtpёrderejt nga ngjarja, nga objekti i emertuar, i gjetur i poezisё, perkatesisht lёnda e gjetur nga poezia, nё fakt ёshtё ecuri e brendshme e kesaj poetike. Dhe, nё vend qё mjetet shprehese tё saj tё shpalosin hapekrah qartё cdo gjё, nё vend qё gjuha tё jetё e thёnё troc, qё nxjerr nё shesh tёrё intimёn e zёrit, ndodh e kunderta: nё poezine e Hamitit vlon, derdhet njё dhembje e madhe, ka nё tё ngulcim e vaj tё brendshem, tё frenuar por tё furishem, ka derdhje lot tё padukshme ? sa rrallё nё poezine tonё mё tё re, por tёrё ai tensionim shpirteror qendron andej pragut, nё intimёn mё tё thellё... Ёshtё njё fshehtёsi artistike e kesaj poetike pёr ta shfaqur dhe njekohesisht pёr ta fshehur thellё dhembjen. Ajo ka shijen e njё qёndrese elegante burrerore qё loton nё brendi, qё shperthen diskretshёm me oh-et, qё ndeshkon dhe fal njёherёsh, qё dashuron dhe urren e qё nё instancё tё fundit kerkon, perkatesisht gjen ekuilibrim tё natyrshёm, real midis tyre... Ёshtё natyrё poetike qё kerkon edhe lexues tё pёrgatitur pёr komunikim. Sinteza e ngasjeve si presion i mё shumё perspektivave, i mё shumё stuhive tё brendshme, e bёn poezine e ketij libri tё rrёshqasё drejt frymes kontemplative, si persiatje qё gjakon tё kuptohet drejt nga lexuesi ? anipse nuk vuan nga ky merak, qё synon t?i lёrё tё hapura mundesitё, alternativat, porositё, testamentet qё janё shumeshtresore.

3.
Shpalimi, shfaqja e zёrit lirik nё te vertete ёshtё bёrthamё rrefyese, mbase edhe te rastet e lirikёs qё ikёn ethshёm nga cdo prirje rrefimi, qё ёshtё vetem njё situatё, njё tablo ngjyrash e asgje mё shumё. Poezia e Sabri Hamitit artikulohet mes hapёsirёs sё dy prirjeve: refleks shpalimi konstant (rrefimi), dhe fiksim situate qё rrezaton refleksivitet, rezonancё, urti. Brenda kesaj hapesire, pёrherё ёshtё i pranishem edhe refleksi i theksuar personal i zёrit lirik, qё tingellon si vizion universal metafizik. Kёshtu, mimetikja rёshqet natyrashёm pa iu nenshtruar funksionit tё parё tё natyres sё vet, pa u mbyllur brenda rrethit shpalues personal. Prirja mimetike synon e prek pragun permbajtёsor te kategorive tё rёndёsishme jetesore, fatin e njeriut nё botё... Ёshtё natyrё krijuese qё e percakton statusin e vetёrrёfimit poetik, prandaj vjen si veshje e natyrshme. Nuk gjakon qё me cdo kusht tё afishojё vertetёsinё, konkretёsinё e nxitesit, perkatёsisht tё perjetimit tё bёmave, por vetedije komplekse nё vizionin e artit poetik pёrgjithёsisht (tё artikuluara edhe nё tekstet teorike tё S. Hamitit). Frymёzimi i poetit natyrisht qё nxitet e ushqehet nga tё dhёna reale, pёrvojёs, por ajo gjakon sugjerimin qё rrezaton poezia, sugjestivitetin e besueshmёrinё sipas Aristotelit. Poezinё prandaj do ta kerkojё e gjejё nё vete dhe rreth vetes. Mimetikja keshtu vjen percaktim i natyrshёm nё poetikёn e Sabri Hamitit, si ngjyrim personal i zёrit lirik. Personalja artikulon situata, kontekste, bёma tё rёndёsishme jo vetem pёr botёn intime, por shenjime universale. Prandaj nuk ёshtё kryesore e verteta vetjake, ajo qё nxit, por e verteta e pergjithshme, te cilёn, forma, gjetja mimetike e bёn bindese estetikisht. Pikёrisht te vargjet e kesaj fryme, sic u tha mё siper, vizioni ёshtё me frymemarrje gjithёpёrfshirёse nё perkapje tё botёs. Te vargjet e tillё, tё gjatё, mendimi, hapesira zakonisht vjen e tёrё, por edhe si i tillё, si njё varg pra, tё mjafton tё formosh pamjen e brendshme e tё jashtme, imazhin, relievin neper tё cilin ecёn zёri lirik.

4.
Imagjinata krijuese qё bredh largesive, thellesive tё hershme tё mbamendjes, tё fillimeve tё ecjes nё jetё, rrjedhimisht gjalleron, nё vizionin e vet krijues, hapёsirёn e kohёn personale, me tё thёna konkrete kohore dhe me kuota konkrete hapesinore. Nё kёtё rrjedhё tё imagjinates krijuese, lindin situata sfidante, dramatike, mendon Sabri Hamiti nё persiatjet e veta diskurzive. Nga ballafaqimet e lindura nё kёtё hapёsirё, nuk ka zmbrapsje: ose do tё komunikosh i plotё, i lakuriqesuar, ose do tё dёshtosh i fshehur, i shtirur.
Shpalimet e tilla prandaj vijne si hapje qiejsh tё papёrsёritshme edhe njё herё tjeter. Prandaj natyrat e tilla krijuese, cfare ёshtё Sabri Hamiti, e pёrjashtojnё, e kanё tё huaj prirjen e rishikimeve, tё retushimeve tё teksteve tё veta, sidomos ato tё natyres qё prodhojne variante tekstesh, meqё, beson ai: "pёrsёritja nuk do tё arrijё asnjёherё tё ribejё situaten e parё shpirterore autentike". Intimja, vetjakja ёshtё veshje tё cilen e ka tё lindur Uni dhe nёper atё pёrmasё e shije kalon cdo sfidё, stuhi e zёnё nё thua, e shperthyer nё ballafaqim me realitetin a e zgjuar nga shtresimet e brendshme. Vatrat e verteta poetike, tё themi tё dhembjeve konstante tё S. Hamitit, nuk i sjell nё plan tё parё, me tё dhёna, tipare, shenja portretimi, nuk jane tё pranishme as si tituj tekstesh apo rrugёsh e ndertimesh tё ngjashme, por si shkendijime dromcash tё paluara varg, te cilat, neper shtigje situatash e kontekstesh jetesore, shfaqen nё pambarim.Tё tilla, mё parё se tё shquajne kujtimin personal, ato derdhen natyrashёm nё njё vizion refleksiv, meditativ, si realitet i prerё botёjetё.

5.
Gjuha, nё tё parё shpesh e pashtruar nё sistemin poetik tё Sabri Hamitit, ёshtё nё funksion tё penetrimit tё gjallё brenda botёs sё kёtu-tanishme, depertimit ne thellesite e pёrditshmёrisё, nё ёndёrrёn dhe egёrsinё, nё vizionin po ashtu tё pasheshuar, kaotik tё rrethit, tё ambientit tё afert. Mbase prandaj edhe pershtypja e nganjёhershme pёr perplasje, pёr perjashtime estetike nё figuracion, mungesё harmonie diskursi, por qё, me kohё leximi fillon e shtrohet, shtrohet vete lexuesi ne kontakt me njё gjuhё, me njё poetikё ndryshe.